Përse Shqipëria ka çmimet më të larta të karburanteve në botë

Sipas lapsi.al, 18 janar 2016

largea_karburante1419442338_1

Nafta ka prekur nivelin më të ulët të viteve të fundit në bursat ndërkombëtare. Një fuçi tregtohet me 29.42 dollarë dhe me 31.01 dollarë një fuçi e naftës brent. Këto janë çmimet më të ulëta të dekadës së fundit.

Në të gjithë botën kjo rënie e çmimit në bursë ka sjellë ulje të çmimit të karburanteve me pakicë. Në Shqipëri ulja është më e ngadaltë, çka e rendit në radhët e vendeve me çmimet më të larta të naftës e benzinës në botë. Në përllogaritjen e fundit të bërë më 11 janar, Global Petrol Price e rendit në vendin e 14 Shqipërinë. Më 5 janar vendi ynë ishte në vendin e 19. Sipas Global Petrol Price Shqipëria ka çmime të ngjashme të karburantit me vendet më të zhvilluara në botë, si Zvicra, Danimarka e Suedia, vende që kanë të ardhura për frymë disa herë më të larta.

Aktualisht një litër naftë shitet nga 157 lekë për litër. Benzina rreth 158 lekë për litër. Në Maqedoni një litër naftë tregtohet me afërsisht 95 lekë, në Mal të Zi me më pak se 120 lekë për litër, në Kosovë më pak se 140 lekë për litër.10399724_1062124503838730_161530735885922941_n

Por cilët janë shkaqet që në Shqipëri nafta kushton më shtrenjtë se në rajon, për më tepër kur konsumatorët ankohen edhe për cilësinë. Sipas importuesve të mëdhenj të naftës, shkak është barra e lartë e taksave; akciza, taksa e qarkullimit, taksa e karbonit dhe TVSH. Këto taksa përbëjnë afro 70 % të çmimit të naftës. Thënë më thjesht, në një litër naftë që tregtohet me 157 lekë, afro 105 lekë janë taksa që i merr shteti. Pjesa tjetër prej 48 lekësh janë kostoja e blerjes, transporti, paga e shpenzime të tjera të tregtarëve.

Një tjetër kosto që u është shtuar tregtarëve këtë vit është ajo e licensimit. Licensat e reja apo rinovimi i atyre ekzistuese nga dhjetori i kaluar janë afro 170 herë më të shtrenjta.Qeveria vendosi që për bashkinë e Tiranës licensa të kushtonte 5 milionë lekë dhe për bashkitë e reja 2 milionë lekë, nga 30 mijë dhe 30 mijë lekë përktatësisht që ishin më parë.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi