Interesat kombëtare nuk mbrohen as me të fortë e as me rapsodë…
Nga Kristaq Xharo, botuar Java News, 29 dhjetor 2019
Në qoftë se nuk e di ku do të shkosh, nuk ka rëndësi cilën rrugë zgjedh. (Liza në botën e çudirave). Ka dy rrugë si hakmerret strategjia: së pari duke rënë në kurthin e strategjisë së dikujt tjetër, dhe së dyti duke u zhytur në ‘ferrin taktik’ – në lëvizje të pa orientuar, ose kaotike. Secili rast sjell dëme të pallogaritshme. Për të parën vlen ajo që thotë Alvin Tofler se ‘…në mungesë të strategjisë një vend, shumë shpejt, direkt apo në mënyrë spontane, qëllimshëm apo pa e kuptuar bëhet pjesë e strategjisë së dikujt tjetër…’ Tofler pranohet si një nga autorët më të njohur bashkëkohorë nëpërmjet librit të tij të famshëm ‘Future Shock’, që paraqet strategjinë në botën dixhitale dhe të informacionit, për sot dhe të ardhmen. Por, ajo që mbetet e siguritë është që çdo vend ka nevojë për strategji. Është fjala për strategji kombëtare. Në rastin e dytë në mungesë të strategjisë, të gjitha lëvizjet janë dhe mbeten taktike dhe asgjë më shumë se zhurma përpara dështimit. Kështu thotë Robert Green, një nga autorët më të përmendur bashkëkohorë në çështjet e strategjisë. Duket se në këtë vlerësim për strategjinë Green ka rilindur pas 2000 vjetësh të madhin Sun Tzu. Pra, pa strategji koherente shtetet vuajnë në orientime, bien pre e ndryshimeve të papritura dhe madje edhe atyre kaotike.
Në një moment intrigues të para disa ditëve erdhi deklarimi i presidentit serb Vucic, para gazetarëve të vet, se ai “… i kishte përllogaritur mirë gjërat dhe po mbronte interesat e Serbisë..”. Më qartë, ‘gjerat’, në një kontekst specifik, quhen taktika, dhe interesat kombëtare jo më pak se thelbi i strategjisë. Ose me fjalë të tjera Presidenti Vucic u shpreh se ka një strategji madhore dhe të gjitha gjerat (taktikat) i realizon në funksion të kësaj strategjie. Në respekt të kësaj, është meritë e shtetit serb që qysh nga periudha e krijimit (1878) gjithmonë ka pasur strategji. Edhe shtetet e tjera të Ballkanit e kanë strategjinë kombëtare. Të paktën shqiptarët ua kanë njohur shenjat dhe qëllimet strategjisë së tyre. Në kontekstin e këtyre shteteve, realisht nuk ndryshojnë interesat kombëtarë, por përshtaten strategjitë dhe taktikat. Ata janë brenda të drejtës dhe logjikes së tyre për të përshtatur strategjitë për të ruajtur apo realizuar interesat strategjikë.
Përndryshe u shfaqën shqiptarët brenda dhe në të dy anët e kufirit. Liderët u akuzuan për tradhti, për shkelje të interesave kombëtare, dhe për gjithçka që do të donin të dukej keq e më keq. Aq shumë mllef e pasion patën në ligjërimet e tyre liderët tanë ‘patriotikë’ dhe historikë ku ju bashkëlidhën edhe të dërguarit e tyre, sa mund të përdoret shprehja e Robert Glass, studiuesi më i madh i krizave kur thotë ‘ të gjithë në ferr, mjafton të jetë edhe kundërshtari.’ Më tej, kësaj, nga palët nuk u dëgjua që edhe për shqiptarët ‘gjerat tona ishin llogaritur mirë në interes kombëtarë..’ Por, elitat politike shpërthyen gjithë artilerinë jo duke shënjestruar në strategji (interesat) kombëtarë, por duke u merakosur në interesat e veta me objektiva të përkohshëm duke përdorur terminologji ‘patriotike’.
Distanca midis deklarimit të Vucic dhe shqiptarëve ishte mjaft e thellë konceptuale e kontekstuale. Në rastin e vet, Vucic pretendoi, se të gjitha taktikat i kish vënë në funksion të strategjisë ndërsa në rastin e dytë, shqiptarët brenda dhe në të dy anët ju mjaftoi taktikat pa pasur dhe pa dashur të gjenin asnjë strategji, me idenë që të bashkoheshin edhe me ..vetëm të mposhtnin njëri-tjetrin. Dhe e arritën gjithë debati u zhvillua për mjetin jo për qëllimin. Në këtë rast nuk mund ti jepet merita Vucic që shqiptarët shqyejnë njëri-tjetrin…
Përtej debatit mediatik, përse strategjia kombëtare? – Strategjia kombëtare që disa e thërrasin “grand strategy” apo strategji madhore, në idenë e përgjithshme shpreh atë që thotë britaniku Lidël Hart se ‘…është arti i menaxhimit të burimeve të fuqisë së një kombi për plotësimin e interesave të tij kombëtarë…’ Prej këndej, që të konceptosh strategjinë detyrimisht duhet të vlerësosh e të analizosh dy anët e tjera përbërëse: interesat dhe burimet e fuqisë, e pastaj mënyrën si të lëvizësh nga njëra anë e urës në anën tjetër. Dhe kjo urë që mundëson menaxhimin e kapaciteteve të fuqisë për te interesat kombëtarë është vetëm strategjia. Strategjia madhore (kombëtare) nuk duhet të ngatërrohet strategjinë e sigurisë, as të mbrojtjes, apo ndonjë lloj tjetër strategjie specifike. Si koncept, Strategjia Madhore është vendosur në hapësirën dinamike të interesave kombëtare dhe kapaciteteve të fuqisë.
- Interesi Kombëtar dhe strategjia. Strategjia mundëson kategorizimin e interesave kombëtarë. Interesat kombëtar përkufizohen si koncepti kryesor në jetën e një kombi dhe marrëdhëniet me shtetet e tjerë. Të gjitha (shtetet) kombet angazhohen në procesin e përmbushjes ose sigurimit të interesave të tyre kombëtare. Një shtet përpiqet gjithmonë të orientoj veprimet e tij në bazë të interesit të tij kombëtar. Termi është tepër i përdorshëm, e në mjaft raste edhe manipulohet në emër të tij. Prandaj, është e domosdoshme të njohim kuptimin dhe përmbajtjen e konceptit të interesave kombëtare. Për këtë ndihmon strategjia e cila njeh dhe trajton kryesisht dy kategori interesash:
- Kategoria e Interesave vitale: Sipas Morgenthau, në këtë kategori përfshihet mbijetesa ose identiteti. Më tej. Morgenthau e ndan identitetin në tre pjesë: identiteti fizik, identiteti politik dhe identiteti kulturor. Identiteti fizik përfshin identitetin territorial. Identiteti politik kupton sistemin politiko-ekonomik dhe identiteti kulturor qëndron te vlerat unike në të cilat formësohet një komb, midis të cilave, gjuha, kultura, përkatësia etnike, besimi, traditat e të tjera të gjitha si pjesë e trashëgimisë së tij kulturore. Kjo kategori interesash quhet vitale/jetike, sepse janë thelbësore për mbijetesën e kombit dhe si të tilla mund të identifikohen dhe ekzaminohen lehtësisht. Kjo kategori interesash konsiderohet sublime dhe një komb nuk dialogun, nuk bën kompromis, nuk lëshon, madje vendos të shkojë në luftë për të siguruar ose mbrojtur interesat e tij jetike.
- Kategoria jo-vitale e interesave kombëtare: Përbërësit jo-vital të interesave kombëtare janë ato kategori, që përcaktohen ose nga rrethanat ose nga domosdoshmëria e plotësimit të kategorisë jetike. Në këtë kategori gjenden interesa që përcaktohen nga një numër faktorësh, që mund të jenë faktorë – vendimmarrës, të opinionit publik, parti politikë, interesa komunitare apo të grupeve deri në interesa folklorike, morale e politike. “Këto interesa të ndryshueshme janë ato dëshira të shteteve individuale, të cilat ata, pa dyshim, do të donin t’i shihnin të përmbushura, por për të cilat ata nuk do të shkonin në luftë. Ndërsa interesat jetike mund të merren si objektiva të patjetërsueshëm, interesat dytësore mund të quhen si objektiva të politikës së jashtme. ” Këto objektiva janë renditur nga V.V. Dyke i Universitetit të Stanfordit dhe lista e tij përfshin: prosperitetin, paqen, ideologjinë, drejtësinë, prestigjin, dhe fuqinë.
- Burimet e fuqisë. Realisht Shqipëria është shtet i vogël, Kosova edhe më e vogël. Renditur për nga kapacitete e fuqisë jemi dy vendet me më pak burime fuqi në rajon. Prej fuqisë burojnë instrumentet. Në terma konvencionale, këto instrumente zakonisht vendosen në një klasifikim të trefishtë ekonomikë, ushtarak, diplomatikë, megjithëse mjaft analistë shtojnë kategori të tjera, siç është informacioni, inteligjenca, teknologjia etj. Në idenë për ta zhvilluar në një shkrim të radhës për rolin e fuqisë kombëtare dhe lidhjen e tyre me interesat kombëtarë dhe strategjinë le të përmbyllim shkrimin duke ju rikthyer debatit të fillimit, nëpërmjet tre pyetjeve:
Së pari, mbi cilën strategji orientohen kur mbrohen apo anatemohen interesat kombëtarë, taktikat (gjerat) apo strategjitë (interesat). Së dyti a ishin çështje të dialogut kategoria e interesave vitalë, të cilat nuk pranojnë kompromis, dialog, lëshim apo u dialogu për kategorinë (jo-vitale) në të cilën shtetet gjejnë rrugë e mundësi për ti promovuar dhe zhvilluar më tej. Dhe së treti cila mbetet rruga më e mirë, më efektive, më e pranueshme që një vend të gjej apo të jetë prezent në tavolinat ndërkombëtare (ekonomia, fuqia ushtarake, diplomacia…)
Mënyrën se si interesat kombëtare janë të lidhura me fuqinë e tregon strategjia kombëtare. Lidhja është integrale me variable të ndryshueshëm. Ndryshimi i secilit prej tyre prek direkt vlerat e dy ndryshoreve të tjera. Është dhe mbetet marrëdhënie tre-palëshe ajo midis fuqisë, interesave dhe strategjisë kombëtare. Cilësia dhe niveli i plotësimit të interesave kombëtare varet nga cilësia dhe niveli e fuqisë kombëtare
Interesat kombëtare nuk mbrohen as me të fortë e as me rapsodë…
nga Kristaq Xharo

Mënyrën se si interesat kombëtare janë të lidhura me fuqinë e tregon strategjia kombëtare. Lidhja është integrale me variable të ndryshueshëm. Ndryshimi i secilit prej tyre prek direkt vlerat e dy ndryshoreve të tjera. Është dhe mbetet marrëdhënie tre-palëshe ajo midis fuqisë, interesave dhe strategjisë kombëtare. Cilësia dhe niveli i plotësimit të interesave kombëtare varet nga cilësia dhe niveli e fuqisë kombëtare. Për të krijuar një marrëdhënie funksionale midis këtyre dy variabëlve, hyn në lojë “strategjia”, e cila jo vetëm mundëson, por edhe bën të matshëm këtë marrëdhënie.
. Për të krijuar një marrëdhënie funksionale midis këtyre dy variabëlve, hyn në lojë “strategjia”, e cila jo vetëm mundëson, por edhe bën të matshëm këtë marrëdhënie.
ti promovuar dhe zhvilluar më tej. Dhe së treti cila mbetet rruga më e mirë, më efektive, më e pranueshme që një vend të gjej apo të jetë prezent në tavolinat ndërkombëtare (ekonomia, fuqia ushtarake, diplomacia…)