Shqipëria, BQE: Rritja ekonomike u përgjysmua në 3 vjet. Duhen politika të qëndrueshme
22.11.2012
Shqipëria po njeh një ngadalësim të ndjeshëm të performacës pozitive të ekonomisë, me ritmin e rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto të përgjysmuar në 3 vjet. Buletini i muajit nëntor i Bankës Qendrore Evropiane, BQE mbi zhvillimet e fundit ekonomike dhe financiare në vendet kandidate dhe potencialisht të tilla të BE-së, tregoi përparimet e bëra si dhe perspektivat e pranimit.
Tabela 1 jep tregues përmbledhëse që ilustrojnë dallimet ndërmjet vendeve kandidate si edhe midis vendeve kandidate potenciale, për sa i përket strukturës ekonomike dhe institucionale të zhvillimit.
Treguesit strukturore për vendet kandidate dhe kandidate potenciale në BE Shqipëria me 3.2 milionë banorë pati një Prodhim të Brendshëm Bruto prej 7,741dollarë për frymë në vitin 2011, 20.0% të PBB-së e zinte bujqësia, 19.4% industria, 60.6% shërbimet dhe 33.6% eksportet. Treguesi i tranzicionit mat progresin e një vendi nga një ekonomi e centralizuar e ngurtë (rezultati i 1.0) në një të industrializuar (rezultati i 4.3), Shqipëria këtu sipas BQE-së kap vlerën 3.1 dhe -0.2 është treguesi që Banka Botërore i ka vendosur vendit tonë pasi mati gjashtë aspektet e qeverisjes, me pikavarazh prej -2,5 (keq) në 2,5 (mirë).
Por rritja e PBB-së së vendit tonë ishte gjatë vitit 2011 më e vogël se gjysma e 6%-shit që ishte në vitet 2003-2008. Sipas të dhënave të BQE-së në vitin 2003-2008 rritja e PBBsë ishte 6%, në vitin 2009 llogaritet 3.3% dhe në 2010-2011 shkon në 2.7%.
Ndryshe nga sa tha INSTAT-i në muajin Prill se gjatë kësaj periudhe, Produkti i Brendshem Bruto është rritur me 3.1 për qind nga 3.9 për qind që ka qenë rritja ekonomike në vitin 2010. Një rënie e PBB-së flet për një ekonomi që është në vështirësi, një komb që po humbet terren dhe një shëndet ekonomik që po dobësohet. Po ashtu borxhi i qeverisë llogaritet respektivisht për këto afate kohore në 56.8%, 59.8% dhe 58.6% duke iu afruar shumë pranë pikës kritike prej 60%.
Tabella 2: Treguesit ekonomike për vendet kandidate dhe kandidate potenciale në BE
Ndryshe flet Kroacia që më 1 korrik 2013 do të bëhet shteti i 28-të anëtar i BE-së. Kroacia me 4.4 milionë banorë pati plot 18,192 dollarë për frymë në vitin 2011, 5.5% e zinte bujqësia, 27.4% industria, 67.1% shërbimet, dhe 40.8% eksportet. Treguesi i tranzicionit të ekonomisë ishte 3.6 aspektet e qeverisjes vlerësohen 0.4. Por Islanda qëndron kryesuese me PBB-në më të lartë për frymë se të gjithë kandidatët (më shumë se 38.000 dollarë në vitin 2011), duke shfaqur nivele të qeverisjes të ngjashme me ato të ekonomive të tjera të industrializuara.
Performanca institucionale, të tilla si përparimi me tranzicionin dhe cilësia e qeverisjes, sipas BQE-së duket se janë më të përparuar në ato ekonomi që janë afër integrimit në BE.
Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë përjetoi një recesionin të butë, me kontraktimin e rritjes reale 0.9%, ndërsa më pak të ekspozuara financiarisht ishin vendet kandidate në Ballkanin Perëndimor, siç si Shqipëria dhe Kosova, që patën një rënie të butë ekonomike dhe vazhduan të shfaqnin norma pozitive të rritjes reale.
BQE-ja vlerëson se përvoja e vendeve gjatë krizës, së bashku me tensionet e vazhdueshme financiare në pjesë të zonës euro, duhet t’i kujtojnë autoriteteve në vendet kandidate që duhen politika të qëndrueshme. Mes tyre Bankat Qendrore duhte të ruajnë stabilitetin e çmimeve, ruajtjen dhe përmirësimin e konkurrencës dhe është gjithashtu e rëndësishme për vendet kandidate që si t’i kthehen rritjes ekonomike më dinamike.