Malmstrom: Vendet e Ballkanit duhet të bëjnë një luftë më efikase kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimit transanacional

6.11.2012

Më 5 dhe 6 nëndor 2012 u zhvillua në Tiranë takimi dy ditor i ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë të vendeve të Ballkanit me BE-në, ku temë kryesore është çështja e liberalizimit të vizave dhe masave për parandalimin e kërkesave të azilit nga vendet ballkanike. Gjatë fjalës hapëse në sesionin e parë të këtij ministerali, komisionerja e BE Malmstrom bëri thirrje që të ndalet shkelja e rregullave të liberalizimit të vizave pasi numri i azilkërkuesve është i lartë si dhe kërkoi bashkëpunim ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian për luftën kundër trafikut të armëve dhe qënieve njerëzore si dhe korrupsionit.

“Agjencitë e zbatimit të ligjit duhen forcuar. Kapacitet e tyre duhen forcuar për një luftë më efikase kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimit transanacional, duke përfshirë këtu edhe hetimet financiare. Përpjekje duhen bërë për konfiskimin  e aseteve kriminale. Korrupsioni është mjaft i përhapur dhe mbetet shqetësues. Ai pengon hetimin dhe luftën ndaj krimit të organizuar dhe lejon infiltrimin e grupeve kriminale në sektorin publik dhe privat. Të ketë dënime më të ashpra kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, deklaroi Malmstrom.

Ndërkohë që kreu i qeverisë shqiptare, Sali Berisha ka premtuar në këtë ministerial se Shqipëria do të bëjë një luftë më të ashpër për të penalizuar azilkërkuesit, pavarësisht se Shqipëria ka një numër më të vogël të tyre se Maqedonia apo Serbia. “Shfrytëzoj rastin t’i përcjell Komisionit Evropian vendosmërinë tonë për të ndërmarrë çdo hap dhe për t’i dhënë përgjigjen më të vendosur këtij fenomeni. Ne jemi të gatshëm të firmosim çdo marrëveshje për rikthimin në vend të personave që abuzojnë me këtë vendim shumë të rëndësishëm dhe fisnik. Mbi bazën e këtij qëndrimi, ne kemi rikthyer nga Mbretëria e Belgjikës, dy herë, grupe shqiptarësh që kishin aplikuar në mënyrë të pamerituar për azil politik. Po përgatitemi ta bëjmë këtë gjë me Dukatin e Luksenburgut dhe jemi të gatshëm ta bëjmë këtë me secilin vend anëtar të zonës Shengen”, deklaroi Berisha.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi