Në Komisionin e Politikës Evropiane të Fqinjësisë së Mirë, Fyle: Evropa Juglindore përparim, por jo me shpejtësinë që shpresoja.
Bruksel, 4.11.2012
“Bashkimi Evropian nuk mund të imponojë asgjë. Drejtimi, ritmi i reformave dhe gjithpërfshirja është një çështje e vendimit tuaj sovran politik.” Kështu është shprehur Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle gjatë fjalimit të tij në takimin e Komisionit të Politikës Evropiane të Fqinjësisë së Mirë, që u mbajt dje në Bruksel. Në fjalën e tij, Fyle theksoi se megjithë përparimin që kanë bërë vendet e Evropës Juglindore në drejtim të demokracisë, shumë njërëz në Evropë dhe gjetkë, bëjnë pyetje rreth tranzicioneve aktuale. Nuk duhet të harrohet se procesi i kalimit të tranzicionit nuk është i thjeshtë. Të shkosh në një demokraci funksionale pas një regjimi autoritar nuk është një proces që merr muaj apo javë.
“Ne nuk duhet të kemi frikë prej lirive të reja të fituara nga partnerët tanë, ne duhet të kemi besim në kapacitetet e demokracive për të luftuar kundër ekstremizmit.”- tha Fule. Më tej ai shprehu edhe njëherë angazhimin e BE-së për vendet në zhvillim si dhe siguroi se Bashkimi Evropian do të vazhdojë t’i shoqërojë këto vende gjatë procesit të tranzicionit të gjatë.