“Përballimi i përmbytjeve, forcimi i rritjes”
Raporti i BB, janar 2015
Banka Botërore publikoi këto ditë raportin më të fundit për rreziqet që i kanosen botës nga ndryshimet ekstreme të klimës prej ngrohjes globale në 100 vitet në vijim.
Shqipëria shihet si një nga vendet që do të vuajë pasojat më të mëdha të këtyre ndryshimeve.
Dobësia e Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë ndaj ndryshimeve klimatike është kryesisht e lidhur me prodhimin bujqësor, i cili ushqen një pjesë të madhe të popullsisë që është e varur prej të ardhurave që sigurohen nga bujqësia.
Megjithatë, parashikimet tregojnë rritje të prodhimit për kulturat e ujitura në disa pjesë të rajonit. Rritja e temperaturave do të krijojë thatësira dhe rrjedha ekstreme të lumenjve, duke e bërë sfidë prodhimin e energjisë.
Përmbytjet e fundit dhe rrëshqitjet e tokës do të cenojnë rëndë shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve.