Raporti i BERZH: Pabarazia ekonomike në Shqipëri është thelluar

Sipas mediave, 27 janar 2017

Screen Shot 2017-01-27 at 13.08.15

Raporti i tranzicionit i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim u prezantua sot nga Përfaqësuesi i BERZH në Shqipëri, Matteo Colangeli, dhe Guvernatori, Genti Sejko, në ambientet e Bankës së Shqipërisë.

Guvernatori Sejko veçoi si elemente shqetësuese të këtij raporti thellimin e pabarazisë ekonomike në Shqipëri. Ai shtoi se rrugët e rritjes ekonomike mbeten një sfidë për të gjithë, ndaj Banka është duke i kushtuar rëndësi të veçantë të këtij procesi.

Francesca della Pozza, ekonomiste në BERZH, tha se Shqipëria është një nga vendet ku vrojtimi ka treguar se pabarazia ekonomike është rritur. Perceptimet janë më të rëndësishme se statistikat, shtoi ajo.

Sejko vuri në dukje se BERZH ka dhënë vlerësime pozitive për ekonominë e vendit. Ekonomia ka vazhduar me ritmet e rritjes, sistemi bankar është i qëndrueshëm e likuid. Kredia e keqe mbetet rreziku kryesor, por plani i masave për uljen e tyre e adreson problemin, tha më tej Guvernatori.

Duke shpjeguar raportin, Sejko tha se janë dhënë vlerësime për reformën në energji si dhe luftën kundër informalitetit.

Sa u përket faktorëve të jashtëm, vendi ka imunitet ndaj Brexit si dhe nga ndikimet që mund të vijnë nga tregjet amerikane.

Guvernatori tha se, duhet të hidhen në treg produkte financiare që përshtaten me kërkesën në treg, si për shembull kreditimi i bujqësisë.

“Prioritetet tona duhet të jenë stabiliteti makroekonomik, vazhdimi i reformave të tregut, krijimi i fuqisë punëtore të aftë”, – referoi Sejko.

Drejtori i për çështjet ekonomike në BERZH, Peter Sanfey, tha se i gjithë rajoni i marrë në shqyrtim (36 vende) ka pasur një rritje ekonomike nën mesataren e 20 viteve të fundit. Në vitin 2016, rritja 1.6% në 2017 2.5%. Ekonomia shqiptare ka vazhduar trendin rritës që nga viti 2015.

Ja treguesit kryesorë për Shqipërinë:

Screen Shot 2017-01-27 at 12.58.52

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi