Shteti nuk respekton aktet dhe detyrimet kontraktore
Sipas Open Data Albania, 13 mars 2019
Shteti nuk respekton aktet, kontratat dhe detyrimet kontraktore. Rendohet Lista e Pagesave dhe institucioneve ku pushtetari merr vendime arbitrare pa përllogaritur dëmin ndaj privatit
Detyrime të prapambetura, ndërprerje të njëanshme të kontratave, pezullim i vendimeve administrative apo vonesa në pagesën e detyrimeve janë akte që shtetarët tanë i ndërmarrin shpesh por që në gjykatë përkthehen në dëmshpërblime për Bizneset apo Individët. Nuk janë vetëm kontratat e parregullta të ndërprerjes së marrëdhënieve të punës ato që po rëndojnë Buxhetin. Institucionet po paguajnë dëme për sjelljet e njëanshme dhe mos respektimin e detyrimeve ligjore apo kontraktore.
Tek Pagesa thesari ka 2 kategori shpenzimi për këtë sjellje të dëmshme të shtetit që nuk respekton dhe rregullon si duhet marrdhëniet me të tretët:
- Shpenzime Gjyqësore me vlerë 2.22 miliard lekë të reja http://spending.data.al/sq/treasury/list/year/2015/pay_cat/6029003
- Shpenzime për Ekzekutimin e Vendimeve Gjyqësore të Tjera http://spending.data.al/sq/treasury/list/year/2015/pay_cat/6027401
Për secilën pagesë citohet edhe numri i Vendimit Gjyqësor që detyron për pagesë. Vlera totale prej 3.1 miliard lekë të reja përllogariten vetëm vendimet e ekzekutuara. Një përllogaritje për vendimet gjyqësore që presin të ekzekutohen nuk ekziston. Ky dëm i lartë ekonomik tregon keqqeverisje, jo në respektim të akteve, kontratave dhe detyrimeve institucionale ndaj privatit.
Rubrika Transaksione Thesari është një databazë e mirë strukturuar me të dhëna të pagesave nga Institucionet Buxhetore. Sistemi ka çdo pagesë të bërë në vitet 2012 e vijim. Kërkimi dhe listimi i transaksioneve mund të bëhet sipas Institucionit që paguan, subjektit përfitues; vlerës; datave të ekzekutimit të pagesës; kategorive të shpenzimit; etj. Databaza është kontributi i punës së organizatës AIS organizatë promotore e të dhënave transparente (open data) për sektorin publik.