Shteti nuk respekton aktet dhe detyrimet kontraktore

Sipas Open Data Albania, 13 mars 2019

Shteti nuk respekton aktet, kontratat dhe detyrimet kontraktore. Rendohet Lista e Pagesave dhe institucioneve ku pushtetari merr vendime arbitrare pa përllogaritur dëmin ndaj privatit

Detyrime të prapambetura, ndërprerje të njëanshme të kontratave, pezullim i vendimeve administrative apo vonesa në pagesën e detyrimeve janë akte që shtetarët tanë i ndërmarrin shpesh por që në gjykatë përkthehen në dëmshpërblime për Bizneset apo Individët. Nuk janë vetëm kontratat e parregullta të ndërprerjes së marrëdhënieve të punës ato që po rëndojnë Buxhetin. Institucionet po paguajnë dëme për sjelljet e njëanshme dhe mos respektimin e detyrimeve ligjore apo kontraktore.

Tek Pagesa thesari ka 2 kategori shpenzimi për këtë sjellje të dëmshme të shtetit që nuk respekton dhe rregullon si duhet marrdhëniet me të tretët:

  1. Shpenzime Gjyqësore me vlerë 2.22 miliard lekë të reja http://spending.data.al/sq/treasury/list/year/2015/pay_cat/6029003
  2. Shpenzime për Ekzekutimin e Vendimeve Gjyqësore të Tjera http://spending.data.al/sq/treasury/list/year/2015/pay_cat/6027401

Për secilën pagesë citohet edhe numri i Vendimit Gjyqësor  që detyron për pagesë. Vlera totale prej 3.1 miliard lekë të reja përllogariten vetëm vendimet e ekzekutuara. Një përllogaritje për vendimet gjyqësore që presin të ekzekutohen nuk ekziston. Ky dëm i lartë ekonomik tregon keqqeverisje, jo në respektim të akteve, kontratave dhe detyrimeve institucionale ndaj privatit.

Rubrika Transaksione Thesari është një databazë e mirë strukturuar me të dhëna të pagesave nga Institucionet Buxhetore. Sistemi ka çdo pagesë të bërë në vitet 2012 e vijim. Kërkimi dhe listimi i transaksioneve mund të bëhet sipas Institucionit që paguan, subjektit përfitues; vlerës; datave të ekzekutimit të pagesës; kategorive të shpenzimit; etj. Databaza është kontributi i punës së organizatës AIS organizatë promotore e të dhënave transparente (open data) për sektorin publik.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi