Gjykata Europiane e Llogarive: PPP jo më një mundësi ekonomike e suksesshme për të mbështetur infrastrukturën publike
Raport i Gjykatës Evropiane të Llogarive, Nr. 90, 2018
Nga një raport i ri Gjykatës Evropiane të Llogarive, del se financimi i përbashkët i BE-së për Partneritetin Publik-Privat (PPP), nuk mund të shikohet më si një mundësi ekonomike e suksesshme për të mbështetur infrastrukturën publike. Nga auditimi i PPP-ve, del se ato vuajnë nga mangësitë e shumta dhe përfitimet e pakta, duke rezultuar kështu në 1.5 miliardë shpenzime të pa-efektshme dhe jo eficente. Për më tepër, vlera për paranë dhe transparenca ishin gjërësisht të dëmtuara sidomos nga mungesa e politikave dhe strategjisë së saktë, por edhe nga mungesa e analizave të përshtatshme, mbajtja e llogarive të PPP-ve jashtë bilancit dhe mungesa e ekuilibrit në marrëveshjet e ndarjes së riskut.
Nga 2000 deri në 2004, BE-ja ka dhënë 5.6 miliardë për 84 PPP, me një kosto totale projektesh prej 29.2 miliardë. Auditimet vlerësuan 12 PPP të bashkë-financuara nga BE-ja. Këto Partneritete ishin të vendosura në Francë, Greqi, Irlandë dhe Spanjë, në fushën e transportit rrugor dhe teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (ICT), me një kosto totale prej 9.6 miliardësh dhe financim nga BE-ja prej 2.2 miliardësh. Në përgjithësi, këto PPP lejonin autoritetet publike të prodhonin infrastruktura të mëdha me vetëm një procedurë, duke rritur kështu riskun e konkurrencës së pamjaftueshme që prodhon pozicion më të dobët negociues për autoritetet kontraktuese.
Për më tepër, shumica e PPP të audituara, ishin subjekt i një ineficence të lartë gjatë kohës së ndërtimit, me 7 prej 9 projekteve të papërfunduara – ku një shumë prej 7.8 miliardësh, ishte kosto projekti e ardhur si pasojë e vonesave prej më shumë se 52 ditësh dhe si pasojë e rritjes së konsiderueshme të kostove të tjera.
“U nevoitën pothuajse 1.5 miliard ekstra në financimet publike, për të përfunduar 5 prej autostradave të audituara në Greqi dhe Spanjë. Gati 30% (422 milionë) e kësaj kostoje u dha nga BE-ja.” – tha Oskar Herics, anëtar i Gjykatës Evropiane të Llogarive dhe përgjegjës për raportin. Ai shtoi se: “Ka është një shpenzim ineficent për të arritur një përfitim të mundshëm ekonomik.”