Grupi i punës
Kryeministër në vitin 1991, zëvëndëskryetar i Kuvendit, disa herë ministër dhe kryetar komisionesh parlamentare, deputet në periudhën 1991-2009, bashkëkryetar i komisionit parlamentar të reformës së qeverisjes vendore 2003, Doktor i shkencave.
GJERGJI DURO
Kryetar i Bashkisë Korçë në vitet 2000 – 2003, Këshilltar i Kryeministrit dhe Ministrit për problemet e pushtetit vendor, Kryetar i Këshillit mbikqyrës të kompanisë Albpetrol, Drejtues projekti dhe administrator në disa kompani me aktivitet agro – ushqimor, konsulent projektesh.
ARDIAN HAÇKAJ
Asistent akademik dhe anëtar i Këshillit Akademik në Kolegjin e Evropës në Bryzh. Drejtues projekti në Kosovë me I.O.M. Nga 2004 Drejtor i Departamentit të Monitorimit dhe Kontrollit në Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit. Në 2007/2010 përgjegjës për Bashkëpunimin Ndërkufitar (IPA) në Delegacionin e BE-së, Tiranë. Nga 2011 drejtor i Shtetiweb.org
ORMIR RUSI
Deputet në Kuvendin e Shqipërisë në vitet 1996 – 1997, Kryetar i Bashkisë Shkodër në vitet 2000 – 2003, përgjegjës i zyrës juridike Prefektura Shkodër, bashkëpunëtor në Instituti Demokratik Amerikan, Tiranë ( NDI), GTZ Gjermane Tiranë, Kryetar i Degës Doganore Shkodër.
AGIM KADIU
Kryetar i Këshillit të Rrethit Vlorë për periudhën 1991 – 1996, disa kualifikime ndërkombëtare për problemet e pushtetit vendor, inxhinjer projektues dhe supervizor në shumë objekte për instalime elektrike, kryenxhinjer në disa ndërmarje dhe objekte elektrike.