Ç’farë është Reforma Strukturore

Reforma strukturore është një reformë e iniciuar nga qeveria e një vendi për të ndryshuar funksionimin e saj strukturor. Një pjesë e reformave strukturore të reformave ekonomike. Në kontekstin e ekonomive të hapura dhe të globalizmit ekonomik, ekonomitë kanë nevojë për të përmirësuar elasticitetin e tyre. Për më tepër, ndryshimet teknologjike dhe kalimi në një ekonomi të dijes kërkon një rregullim të strukturave ekonomike dhe rregullave. Realizimi i reformave strukturore afatgjatë çon në përmirësimin e bilancit të financave publike. Në dallim nga implementimi i politikave makroekonomike, realizimi i reformave strukturore kalon përmes miratimit të akteve ligjore të nevojshme.

Reformat strukturore shërbejnë për përshtatjen e vazhdueshme me kontekstin botëror. Për më tepër, reformat strukturore nuk janë domosdoshmërisht të lidhura me përshtatjen e ekonomisë ndaj globalizimit. Reformat strukturore mund të ndërrmerren edhe për të përshtatur ekonominë me modele të reja ekonomike (të tilla si privatizimet apo nacionalizimet).

Në Bashkimin Evropian fondet strukturale janë instrumenta të ndërhyrjes për të financuar projekte të ndryshme të zhvillimit në vendet anëtare të BE. Objektivat kryesore të fondeve strukturore janë tre: reduktimi i mosbarazimeve të rajoneve në terma të pasurisë dhe të mirëqënies, rritja e konkurrencës dhe punësimit si dhe mbështetja e bashkëpunimit ndërkufitar. Fondet strukturore zënë rreth 37,5% të buxhetit të Bashkimit Evropian.

Rregullimi strukturor është një term i përdorur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (Institucionet e Bretton Woods), për të përshkruar ndryshimet në politikat e zbatuara prej tyre në vendet në zhvillim. Këto ndryshime të politikave janë quajtur “kushtëzime” dhe përfaqësojnë një parakusht që duhet të plotësohet për të marrë kredi të reja nga FMN-ja apo nga Banka Botërore, ose për marrjen e kredive me norma të ulëta të interesit.

Një program i përshtatjes strukturore është një program i reformave ekonomike që Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ose Banka Botërore zbatojnë për të mundësuar vendet e prekura nga vështirësitë e mëdha ekonomike të dalin nga kriza ekonomike. Programet strukturore të rregullimit strukturor (Structural Adjustment Programs – SAPs) janë krijuar me objektiv reduktimin e pabarazive fiskale të vendit debitor. Banka nga e cila një debitor merr financimin e tij varet nga lloji i nevojës. Në përgjithësi, kreditë e dhëna nga Banka Botërore dhe FMN janë të parashikuar për të nxitur rritjen ekonomike, për të gjeneruar të ardhura dhe për të paguar borxhin që vendet kanë akumuluar.

Është një grup dispozitash, disa prej të cilave veprojnë mbi konjukturat dhe të tjera mbi strukturat, që rezultojnë prej negociatave në mes të një vendi të debitor dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për të ndryshuar funksionimin e ekonomisë së vendit. Këto kredi janë quajtur kredi të rregullimit strukturor ose kredi të rregullimit sektorial (Structural adjustment loans ou sectoral adjustment loans). Kreditë jepen me këste në mënyrë programi i përshtatjes strukturore të zbatohet.

FMN kondicionon ndihmën e saj me zbatimin e reformave që ajo i konsideron të vazhdueshme. Kushtëzimet zbatohen për të siguruar që paratë e huazuara do të shpenzohen në përputhje me objektivat e përgjithshme të financimit. Nëpërmjet kushtëzimeve, programet e rregullimit strukturor në përgjithësi zbatojnë programe dhe politika të “tregut të lirë”. Këto programe përfshijnë ndryshime, të quajtura të brendshme (sidomos privatizimet dhe derregullimet) dhe të jashtme, në veçanti reduktimi i barrierave tregtare. Vendet që dështojnë në zbatimin e programeve të tilla mund të jenë subjekt i një disiplinë të rreptë fiskale. Kritikët e këtyre politikave argumentojnë se kërcënimet financiare ndaj vendeve të varfra arrijnë deri në shantazhe, të cilat vendet e varfra nuk kanë zgjidhje të tjera, veçse përmbushjen e tyre.

Që nga fundi i viteve nëntëdhjetë, disa mbështetës të përshtatjes strukturore, si Banka Botërore, kanë vendosur si objektiv të programeve të tyre “uljen e varfërisë”. Programet e rregullimit strukturor janë kritikuar shpesh për zbatimin e politikave të përgjithshme të tregut të lirë, si dhe për mungesën e përfshirjes së vendit në to. Për këtë qëllim vendet e botës në zhvillim janë inkurajuar për të hartuar studimin e strategjisë për reduktimin e varfërisë (Dokumentet e Strategjisë së Reduktimit të Varfërisë – PRSP). Këto studime në thelb kanë zënë vendin e SAP-s. Disa besojnë se rritja e pjesëmarrjes së qeverive lokale në këto politika do të çojë në bashkëfinancime më të mëdha të programit dhe kështu në një politikë fiskale më të mirë.Përmbajtja e këtyre PRSP rezulton të jetë mjaftë e ngjashme me përmbajtjen origjinale të Planeve të Rregullimit Strukturor hartuar nga bankat. Kritikët argumentojnë se ngjashmëritë tregojnë se bankat, si dhe vendet që financojnë ato, janë ende shumë të përfshira në procesin e zhvillimit të politikave.

Repository


Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
English

Thënie për Shtetin

  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi
  • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
    - Harry S. Truman
  • Paul Valery
    - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
  • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
    - Harold MacMillan