Funksioni gjyqësor

Funksioni gjyqësor është njëri prej funksioneve të shtetit, që garanton mbikëqyrjen dhe mbrojtjen e normave ktyesore të vendosura në saj të funksionit ligjvënës, me qëllim që të realizojë zhvillimin e një jetë të rregullt sociale. Sanksionimi në Kushtetutë i procesit të rregullt ligjor “Liria, prona dhe të drejtat e njohura me Kushtetutë e me ligj nuk mund të cënohen pa një proces të rregull ligjor” (neni 42) i jep mundësinë kujtdo që t’i drejtohet gjykatës nëse mendon se organet publike, individët ose subjekte të tjera kanë cënuar një interes të tyre të ligjshëm.

Gjykatat janë organet kompetente që nëpërmjet një procesi të drejtë e publik, gjykojnë faktet e veprimet që konsiderohen se kanë shkelur interesa të ligjshme të qytetarit ose të subjekteve të tjera dhe mbi bazën e tij japin drejtësi. Për zgjidhjen e konflikteve gjyqtari bazohet në përmbajtjen e ligjit.

Sipas objektit të gjykimit njihen tre juridiksione: juridiksioni civil, penal dhe administrativ. Në mjaft shtete shtohet edhe juridiksioni kushtetues, gjë që mbetet jashtë funksionit gjyqësor në disa shtete të tjerë si në rastin e Shqipërisë.

Juridiksioni civil rregullon konfliktet që lindin midis subjekteve private ose midis tyre dhe administratës publike, të cilat kanë objekt një të drejtë subjektive. Si të tilla mund të përmënden konfliktet e pronësisë, kofliktet midis anëtarëve të familjes, konfliktet e punës, etj.

Juridiksioni penal synon realizimin e interesit të gjithë kolektivitetit të organizuar në shtet, me qëllim që disa vlera dhe institute të caktuara të shoqërisë njërzore të mbrohen e të ruhen të paprekura. Këto vlera mund të jenë të ndryshme si : jeta dhe paprekshmëria e individit, liria personale e morale, prona, familja, të mirat publike, et,. Juridiksioni penal konsiston në dënimin që u jep të gjithëë personave që kanë kryer krime dhe dhunime të vlerave dhe instituteve shoqërore.

Juridiksioni administrativ mbikqyr dhe gjykon të gjitha interesat legjitime, sidomos të drejtat subjektive, që janë cënuar nga një akt i administrimit publik. Kështu, ky juridiksion siguron drejtësi administrative.

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi