Shërbimi i Kadastrës

Kadastra është regjistri publik i pasurive të paluajtshme.

Në ligjin Nr. 111/2018 “Për Kadastrën” përcaktohen rregulla për:
a) organizimin e regjimit kadastral të shtetit;
b) regjistrimin e pronave të paluajtshme private, shtetërore dhe publike, të të drejtave reale mbi to;

c) përmirësimin/përditësimin e regjistrit të pasurive të paluajtshme;

ç) krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës

“Regjistër kadastral” ose “regjistër i pasurive të paluajtshme” është regjistri publik, manual dhe digjital, i përbërë nga bashkësia e kartelave dhe hartave kadastrale, ku shënohen të dhëna mbi pronësinë, të drejtat reale, pozicionin gjeografik, përmasat dhe vlerën monetare për pasuritë e paluajtshme.

“Aktet kadastrale” janë dokumentet zyrtare unike që Agjencia Shtetërore e Kadastrës lëshon për çdo pronar të pasurive të paluajtshme ose titullar të të drejtave reale mbi to. Këto akte përfshijnë: certifikatat, vërtetimet, ekstrakte të kartelës kadastrale, hartës kadastrale dhe akte të tjera të parashikuara në këtë ligj.

Hartë kadastrale” është harta shkresore dhe digjitale, në të cilën pasqyrohen kufijtë, përmasat, pozicioni gjeografik, nëpërputhje me rregullat dhe standardet zyrtare për pasuritë e paluajtshme, si dhe tregues të tjerë.

Shërbimi publik i regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe procedurat e lidhura me të udhëhiqen nga këto parime themelore:

a) Parimi i ligjshmërisë, sipas të cilit, veprimtaria kadastrale ushtrohet në përputhje me Kushtetutën, Kodin Civil, këtëligj dhe me aktet e tjera ligjore.

b) Parimi i sigurisë juridike: respektimi i të drejtave të fituara më parë dhe i pritshmërive të ligjshme të subjekteve tësë drejtës.

c) Ekskluziviteti: Veprimtaria kadastrale është shërbim publik unik. Funksionet që i atribuohen ekskluzivisht ASHK-së, sipas këtij ligji, nuk mund të ushtrohen nga institucione të tjera.

ç) Transparenca: veprimtaria kadastrale ushtrohet në transparencë dhe në bashkëpunim të ngushtë me personat fizikëdhe juridikë, palë apo subjekte të interesuara, në çështjet që kanë të bëjnë me pasuritë e paluajtshme.

Për efekt të regjistrimit të pasurive, territori i Republikës së Shqipërisë ndahet në zona kadastrale. Zona kadastrale është njësia bazë e krijimit dhe mbajtjes të të dhënave kadastrale. Për miradministrimin e këtyre të dhënave, pasuritëbrenda zonës kadastrale grupohen në blloqe.

Bashkësia e një sërë zonash kadastrale me vijimësi territoriale përbën zonën e regjistrimit. Drejtoria vendore kadastrale përfshin një grup zonash regjistrimi.

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi