Mbi nevojën për ndryshim të nenit 12/3 të Kushtetutës

A është momenti për një reformë kushtetuese? Nëse po, cili do të ishte objekti i kësaj reforme?

Moderatorët: Dr. Arta Vorpsi, Prof. Asoc. Dr. Sokol Sadushi

Mbi nevojën për ndryshim të nenit 12/3 të Kushtetutës

PostimNga Prof. Dr. Aurela Anastasi » e Mërkurë Shtator 25, 2013 8:04 pm

Më tepër vëmendje meriton interpretimi i dispozitës sonë kushtetuese që ka parashikuar lëvizjen e trupave ushtarake, duke theksuar se, “asnjë forcë e huaj ushtarake nuk mund të vendoset dhe as të kalojë në territorin shqiptar, si dhe asnjë forcë ushtarake shqiptare nuk mund të dërgohet jashtë, përveçse me një ligj të miratuar me shumicën e të gjithë anëtarëve të Kuvendit” (neni 12/3). Kjo dispozitë, e hartuar dhjetë vjet më parë, për situatën e sotme të anëtarësimit duket mjaft e ngurtë. Duket qartë diferenca e saj në formulimin e të njëjtit nen me Kushtetutën polake, e cila e hartuar pothuaj në të njëjtën kohë, këtë çështje e ka referuar drejtpërdrejt në marrëveshjet ndërkombëtare dhe në ligje.

Por, e vendosur në parimet e përgjithshme kushtetuese ajo nuk lejon lëvizjen e trupave ushtarake pa një ligj të miratuar me shumicën e të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Por, është e qartë se pas hyrjes si anëtar në Nato, Shteti shqiptar duhet të ofrojë jo vetëm gadishmëri, por edhe shpejtësi në përmbushjen e të gjitha detyrimeve që burojnë nga marrëveshjet e traktatet, përkatëse. P.sh., Shqipëria duhet të ketë operativitet në dërgimin e forcave ushtarake shqiptare që atashohen pranë kësaj organizate. Në këto kushte, është më e arsyeshme që kjo përgjegjësi të ushtrohet nga qeveria. Kjo nevojë, del e qartë jo vetëm nga përvoja e shteteve të tjera në të njëjtin proces, por edhe nga vetë përvoja shqiptare e deritanishme. Në këtë të fundit, ky nen i Kushtetutës, është zbatuar përmes akteve normative të Qeverisë dhe i është nënshtruar për miratim Kuvendit brenda 45 ditëve. Janë më shumë se dy raste që, Kuvendi e ka dhënë miratimin e tij, pasi forcat ushtarake shqiptare kishin mbërritur në destinacion.

Ligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Atlantikut të Veriut” , parashikoi se do të jetë Këshilli i Ministrave ai që vendos për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe për vendosjen apo kalimin në territorin shqiptar të forcave ushtarake të Aleancës, në operacionet e vetëmbrojtjes kolektive në kuadrin e këtij Traktati. Në këtë situatë, nuk mund të rezistojë neni 12/3 i Kushtetutës, sikurse është formuluar, ai duhet të ndryhojë. Le të mos harrojmë se për nga formulimi i tij, ai i referohet çdo force ushtarake të huaj që hyjnë në territorin shqiptar rast pas rasti, dhe çdo force shqiptare që del jashtë vendit. Gjithashtu, ekzistenca e tij në këtë formë, bën që dispozita e ligjit për aderimin e Shqipërisë në Traktatin e Atlantikut të Veriut, mund të ngatërrohet edhe me një legjislacion të deleguar, institut i cili nuk është i lejuar nga Kushtetuta e Shqipërisë.

Për sa më sipër, është paksa i pakuptueshëm fakti, që Kuvendi shqiptar nuk bëri ndryshimin e nevojshëm në Kushtetutë, përpara anëtarësimit në Aleancën Veriore të Antlantikut. Kjo nuk mund të justifikohet me ndonjë mungesë të vullnetit politik, pasi kishte një mbështetje të plotë nga të gjitha forcat politike, përfaqësuese në Kuvend. Sidoqoftë, është e nevojshme që neni 12/3 i Kushtetutës të ndryshojë në një të ardhme, të afërt. Ndryshimi i këtij neni, është plotësisht i mirëpritur si në respekt të Kushtetutës, edhe në respekt të pjesëmarrjes sonë në Nato. Në të njëjtën mënyrë, kanë vepruar mjaft vende të tjera, anëtare të reja të Natos. Mendoj se nevoja për ndryshime kushtetuese si në kuadrin e anëtarësimit në NATO edhe në kuadrin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, është e panevojshme që të shmangen, sa kohë ekziston vullneti politik i të gjitha palëve. Në këtë rast, çështjet teknike janë plotësisht të zgjidhshme.
Imazhi i Përdoruesit
Prof. Dr. Aurela Anastasi
 
Postime: 1
U regjistruat në këtë grup: e Enjte Shtator 12, 2013 12:00 am
Emri Mbiemri: Aurela Anastasi
Titulli: Prof. Dr.

Re: Mbi nevojën për ndryshim të nenit 12/3 të Kushtetutës

PostimNga Dr. Arta Vorpsi » e Premte Tetor 11, 2013 4:58 pm

E gjej me vend qendrimin e Prof.Aureles lidhur me humbjen e efektit te nenit 12/3 te Kushtetutes. Faktikisht, hapja e territorit shqiptar per kalimin ose qendrimin e trupave te huaja ushtarake rrjedh nga nje marreveshje nderkombetare per krijimin e NATO-s te cilen paralamenti yne e ka ratifikuar. Kam patur rastin te kem qene ne diskutimet qe jane bere ne nje grup pune nderinstitucional, lidhur me gjetjen e nje rruge me te pershtatshme per te mos patur pengese nenin 12/3 me qellim kalimin e trupave te NATO-s ne territorin shqiptar. Pervec, ndryshimit te Kushtetutes, i cili, sipas perfaqesuesve te NATO-s ishte i ngadalte dhe i komplikuar, propozimi tjeter ishte qe te miratohej nje ligj nga parlamenti, mbi baze te te cilit sa here te ishte e nevojshme qeveria me vendim te lejonte kalimin e tyre. Faktikisht, kjo zgjidhje “nga halli” nuk gjeti perkrahje te juristet, te cilet sugjeruan kalimin ne cdo rast me akt normativ me fuqine e ligjit derisa te ndryshohet Kushtetuta. Edhe kjo zgjidhje, ashtu sic shpehet edhe Prof.Aurela, nuk eshte e pershtatshme, pasi derisa te miratoje parlamenti kalimin ose jo te trupave, keto te fundit kane kaluar territorin ose kane kryer misionin e tyre. Po sikur parlamenti te mos jape miratimin, c’ndodh? Pra, zgjidhja duhet te jete e perhershme dhe e qendrueshme. Personalisht, mendoj se nuk duhet shfuqizuar i tere neni 12/3 por vetem te ndryshohet ose shtohet tek togjaleshi “force e huaj ushtarake” shprehja “me perjashtim te forcave qe jane te anagzhuara ne kuader te aksioneve te NATO-s” . Kjo per shkak se ne territorin shqiptar mund te kalojne edhe forca jo anetare te aleances ose jo ne kuader te ndonje aksioni te aleances, per te cilat mendoj se parlamenti duhet te jape pelqimin e tij, pasi ne te kunder perben cenim te sovranitetit te shtetit shqiptar.
Imazhi i Përdoruesit
Dr. Arta Vorpsi
 
Postime: 5
U regjistruat në këtë grup: e Mërkurë Korrik 31, 2013 4:44 pm
Emri Mbiemri: Dr. Arta Vorpsi
Titulli: Dr.


Rikthehu tek Reforma Kushtetuese - një domosdoshmëri e kohës?

Kush është në linjë?

Përdoruesit që shohin aktualisht këtë forum: Nuk ka përdorues të regjistruar dhe 1 vizitorë

cron