Prezantimi i Propozimit të Shtetiweb për Reformën Administrative Territoriale ka patur një sensibilizim të mëdh të publikut, veçanërisht në emërtimet e propozuara për Rajonet. Duke i u referuar edhe përvojave të vëndeve të tjera, shohim se në përgjithësi emërtimi i rajoneve nuk përputhet me emrin e kryqëndrës së rajonit. Kryeqëndra e rajonit është më shumë një qëndër administrative dhe nuk shihet si përfaqësuese e të gjitha veçorive që kanë njësitë e qeverisjes vendore të përfshira në rajon. Zakonisht emërtimet e rajoneve synojnë të jenë përfaqësuese të gjithë territorit që ato përfshijnë. Këto emërtime në përgjithësi gjënden në tre mënyra:
- si emërtime gjeografike, që përfaqësojnë pjesën më të madhe të territorit përkatës: si emrat e baseneve të lumenjëve, të maleve, të liqeneve, etj,
- si emërtime historike, që lidhen me historinë e popullit të territorit përkatës,
- si emërtime si lidhje të emrave të qëndrave kryesore që ato përmbajnë,
- ka dhe raste kur përdoret emëri i kryeqëndrës së rajonit.
Nga reagimet e para duket se shqiptarët preferojnë emërtimet me përmbajtje historike, e cila ka dhe vështirësinë e gjetjes së një mëndje të përbashkët për to.
Në propozimin tonë ne kemi hedhur disa ide pikërisht me qëllimin për të hapur dhe testuar debatin që natyrshëm lind në raste të tilla. Hedhja e mendimeve të ndryshme në rrjetet sociale dhe forumet virtuale mendojmë se është me vlerë për të të njohur të gjitha sensibilitetet. Në fund të gjithë këtij procesi duhet të jetë një grup studjuesish, akademikë dhe profesorë të disiplinave të ndryshme që të bëjnë propozime më të studjuara dhe gjithpërfshirëse, para se të bëhen vendimarrjet nga Kuvendi.