Lista e Hapur PS, Herësi i votave personale

Botuar nga Open Data Albania, 23 mars 2021

Open Data Albania po propozon një Projeksion mbi Herësin, numrin e votave  që duhet të tejkalojnë kandidatët e vendosur në fund lista, për të marrë një mandat duke spostuar kolegët në pozicione të favorshme por që nuk kanë mbështetje me vota parapëlqyese. Ky progresion po realizohet vetëm për Partinë Socialiste dhe mbi bazën e rezultateve zgjedhore të proceseve në 2017 dhe 2013.

Me ndryshimet e reja të Kodit Zgjedhor konkretisht neni 163, pasi është përcaktuar numri i mandateve të subjektit në një qark të caktuar, fillon listimi i kandidatëve të subjektit në atë qark duke renditur në krye të listës kandidatët që kanë tejkaluar herësin. Nëse nuk ka kandidat me herës (numër votash) të tejkaluar lista dhe renditja mbetet po ajo që Kryetari i Partisë ka dorëzuar në fillim të fushatës pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.  Këta kandidat mund të jenë në pozicione inferiore në listën fillestare me firmë të Kryetarit të Partisë.

Herës është mesatarja numerike që del nga pjesëtimi i total vota të subjektit (partisë) në atë qark, me numrin e mandateve po të partisë (subjektit), gjithmonë rezultate të qarkut. Herësi nuk mund të jetë më shumë se 10 mijë vota.

Në krye të listës renditen kandatët që kanë tejkaluar herësin ose kanë tejkaluar tavanin prej dhjetë mijë vota para pëlqyese për kandidatin. Në këtë rast rikrijohet një listë ku kemi emra të kandidatëve që kanë kapërcyer herësin dhe emra të kandidatëve që kanë qenë në pjesën nga numri një deri tek numri që përkon me mandatin e fundit fitues të subjektit. Lista renditet nga vota më e lartë tek ajo më e ulët. Kandidatët me vota më të ulëta dalin nga lista. Në çdo rast një deputet që i përket grupit gjinor më pak të përfaqësuar (kufiri 30%) nuk përjashtohet nga një kandidat i grupit tjetër gjinor. Për shembull një kandidate grua, që ka kaluar herësin mund të spostojë nga lista një kandidate grua që ka pak vota, por ky përjashtim në asnjë rast nuk mund të bëhet në favor të kandidatit burrë.

Në vitin 2017, sistemi nuk aplikonte lista të hapura. Por për efekt projektimi do të vlerësojmë një herës, numër vota para pëlqyese për individin, që do të aplikohej në PS në 2017 sipas qarqeve. Dhe konkretisht na rezulton që herësi më i ulët me shance më të mira për kandidat me mbështetje në elektorat, por të listuar në fund lista të partive është herësi në qarkun e Vlorës me 8 211. Nëse do të ecnim me rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2017 në Vlorë një deputet që pozicionohet në renditje jo fituese mund ta kapërcejë pragun e partisë së tij në atë qark nëse ja del të marrë më shumë se 8 211 vota. Pas Vlorës në renditje vlera por të ulëta për PS ka Gjirokastra me 9 074 vota dhe Durrësi me 9 133 vota. Shkodra është gjithashtu një qark që në 2017 kishte një herës të ulët dhe mund të ofrojë shanse për kandidat që s’postojnë më pak të votuarit.

Të dhënat: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Të dhënat: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Ndërsa Projeksioni me rezultate të përftuara në Zgjedhje 2013 liston qarkun Shkodër si qarku me pragun apo herësin më të ulët nëse do të aplikohej lista e hapur sipas formulës që po aplikohet në Zgjedhjet e 25 Prill 2021. Për Shkodrëndhe PS-në herësi në 2013 rezulton të jetë vetëm 6608 vota, Për qarkun Vlorë 9 414 dhe për qarkun Gjirokastër 8 383. Durrësi nuk paraqet herës (prag për kapërcim) të ulët për kandidatët socialist në vitin 2013.

Të dhënat: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Të dhënat: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Me herës të lartë rezulton dhe parashikohen për PS qarqe si Tirana; Kukësi; Dibra; Berati apo Elbasani.

Herësi  ndryshon në bazë të votave dhe mandateve që merr një parti në një qark të caktuar. Ky herës ulet në rast se në këtë qark ka subjekte që megjithëse kanë marrë sasi votash, nuk janë subjekte që fitojnë një mandat. Kjo mund të ndodhë pasi në rang vendi subjekti nuk ka marrë 1% të votave kombëtare ose për shkak se nuk plotëson herës, mandate të suksesshëm. Sa më shumë parti të tilla humbëse dhe neutralizuese të votës të ketë, aq më shumë ulet herësi dhe mundësia për kandidat të fund listës që kapërcejnë pragun për mandate fituese.

Të dhënat më sipër parashtruan një progresion hipotetik nëse formula ligjore aktuale (Zgjedhje 2021) do të përdorej me rezultatet zgjedhore të dy proceseve të më hershme 2013 dhe 2017.

Listat e hapura synojnë demokrazitimin e partive dhe meritokracinë në garën politike për përfaqësim. Ato mund të japin rezultate të kënaqshme për elektoratin dhe mund të joshin votuesit e pakënaqur të një partie të marrin pjesë në votim dhe të mos bojkotojnë proceset. Listat e hapura në rast të mosaplikimit të kriterit të dekriminalizimit, pastërtisë dhe integritetit të figurës, rrezikojnë të përkeqësojë cilësinë e Kuvendit dhe demokracitë përfaqësuese brenda partive.

Shkarko excel: Lista e Hapur PS, Herësi i votave personale që bën deputet kandidate në pjesën inferiore të Listës, Projeksion Rezultate të 2017

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi