Politika ra në kurthin që i përgatiti popullit

Nga Zamira Çavo, botuar në Java News, 2 maj 2019

Tashmë mund të them me bindje se politika pasi gatoi në mënyrën më të keqe të mundshme aksionin e saj për të përfituar maksimalisht në interesat individuale dhe klanore, sot ajo është zënë keqas në kurthin që ngriti. Le ta analizojmë :

1- Opozita politike zyrtare, duke patur frikë nga përparimet e procesit të Vetingut përdori si instrument presioni jo ndaj Ramës , por ndaj këtij procesi, nxitjen e një revolte popullore që do të kishte në thelb pakënaqësinë ndaj kryetarit të qeverisë. Nuk kam qenë asnjëherë e bindur se “lufta” ndaj Ramës është luftë për parime apo luftë për marrjen e pushtetit në tavolinë. JO! Opozita me sulmin e saj, sikundër duket qartazi tani, ka patur një objektiv të parë: largimin e vëmëndjes nga procesi i Vetingut dhe mundësisht justifikimin në rast humbje të zgjedhjeve lokale. Mesiguri interesi ka dashur që të merreshin vesh bashkë për të stërzgjatur procesin në refomën e Drejtësisë dhe ndarjen e pushtetit lokal në mënyrë të pëlqyeshme për të gjithë.

2- Nga ana tjetër dhe Qeverisja e Rilindjes, e bashkuar me interesin primar të opozitës, zgjatjen e reformës deri në nxjerrjen e saj jashtë funksionit, dhe e “babëzitur” në fitoren e saj sa më të plotë, nuk i la shteg hapur opozitës për tu ulur në tryeze bisedimesh e mardhveshjesh politike.

3- Partia Demokratike , me një lider pa ide dhe vizion politik, ra në grackën e inatit feëmrëror të drejtueses së LSI-së e cila e shtyrë nga cinizmi ekstrem i kryeministrit në ofezat e tij ndaj saj, zgjodhi rrugën më të ashpër të aksionit politik: largimin nga marrveshja dhe përdorimin e kushteve pa kthim! Mendoj se PD, iu bashkua këtij inati femëror duke parë pas këtij inati, mbështetjen institucionale të Presidentit.

4- Rama si mjeshtër i demagogjisë por edhe i cinizmit dhe autoritarizmit, jo vetëm nuk i la shteg opozitës për bashkpunim, por edhe nxit më tepër inatet që maten me “forcën” e pushtetit dhe jo forcën e arsyes për të ardhmen e vendit.

5- Sot si opozita politike ashtu dhe pozita kanë rënë në kurth të jashtëzakonshëm. Të dy palët mesiguri do kërkojnë dorën e popullit për të dalë nga gropa që deshën ti hapin atij. Kjo do të jetë edhe më e rrezikshme. Arsyeja ?

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi