Përkufizime të Politikave Publike

Ekziston një numër i madh përkufizimesh për nocionin e politikës publike. Në një analizë për politikat publike në vitin 1980, Thoenig zbulonte të paktën dyzetë përkufizime. Këtu po paraqesim disa prej tyre:

– “Një politikë publike është ajo që qeveritë zgjedhin të bëjnë ose të mos bëjnë”.

– “Një politikë publike është produkt i aktivitetit të një autoriteti të paisur me fuqi publike  dhe legjitimitet qeveritar”.

– “Një politikë publike është një program veprimi i një ose shumë autoriteteve publike ose qeveritare në një sektor të shoqërisë ose në një hapësirë të dhënë”.

– “Një politikë publike është një aktivitet i orjentuar drejt zgjidhjes së problemeve publike në mjedis, dhe kjo bëhet nëpërmjet aktorëve publik raportet e të cilëve janë të strukturuar dhe ndryshojnë në kohë”.

–  “Një politikë publike paraqitet në formë të një programi të veprimeve qeveritare në një sektor të shoqërisë ose në një hapësirë gjeografike”

– “Ka një politikë publike kur një autoritet publik lokal ose kombëtar tenton me anën e një programi veprimesh të koordinuara, të ndryshoj mjedisin kulturor, social ose ekonomik të  aktorëve social në përgjithësi sipas një logjike sektoriale”.

Megjithëse këto përkufizime janë në dukje kaq të ndryshme, ato tentojnë të venë theksin ose mbi aktorët e paisur me pushtet publik, ose mbi problemet kolektive që duhen zgjidhur, ose mbi veprimet shtetërore që duhet të kryhen. Specialistët e politikave publike janë të mendimit që një përkufizim “operacional” është i nevojshëm për të kualifikuar objektin dhe fushën e studimit të politikave publike.

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi