Shqipëria dhe mbrojtja e shtresës së ozonit

Prof.GAZMEND GJYLI, Konsulent Kombëtar i Projektit të Ozonit,

Ing. ARBEN LIÇI, Koordinator i Projektit të Ozonit

16 shtator 1987, është  caktuar nga OKB Dita Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Shtresës së Ozonit. Treguesit e hollimit të shtresës së Ozonit në Evropë kanë ardhur duke u rritur me një mesatare nga 3% në 10 vjet (1968-1992) deri në 10% në 10 vjet (1995-deri më sot). Në këtë përvjetor të kësaj dite ndërkombëtare lind pyetja: A do ta ruajme jeten tone ne planetin Toke apo jo? Hollimi i shtresës së ozonit u bë çështje ndërkombëtare, pasi u zbulua vrima e ozonit në Antarktidë. Me 1973 Prof. James Lovelock raportoi se gjeti gjurmë të gazeve ftohës në atmosferë dhe më 1974, Sherëood Roëland dhe Mario Molina theksuan se, dëmtues të fuqishëm të shtresës së ozonit ishin komponimet e prodhuara nga njeriu, produktet që kanë kryesisht klor

fluor dhe brom, siç janë trupat ftohës  klorofluorokarbon-CFC, HCFC – e halonet e çliruara në atmosferë. Kur ato arrijnë në stratosferë, shkaktojnë hollimin e shtresës së ozonit si rezultat i ndikimit të përbërësve të tyre në zbërthimin e ozonit në këtë shtresë.

Këto gaze ftohës përdoren kryesisht në sistemet e ftohjes dhe ajrit të kondicionuar. Shtresa e ozonit në natyrë është një shtresë e hollë molekulash në stratospherë, që ndodhet midis troposferës dhe jonosferës, në lartësinë 11-48 km larg sipërfaqes së tokës. Kjo shtrese pengon rrezet ultraviolet B dhe bën që këto rreze të dëmshme të mos arrijnë sipërfaqen e tokës. Efekti dëmtues i këtyre rrezeve tek qëniet njerëzore shkakton kancere lëkure, çrregullime tek sytë, dobësim të sistemit imunitar të trupit, etj. Ajo shkakton uljen e sistemit imunitar mbrojtës e dëmtime të bimësisë e të organizmave të botës ujore si planktonet, që janë baza ushqimore e zinxhirit ushqimor, etj.

Takimi i parë ndërkombëtar për të dikutuar mbi këtë çështje u realizua më 22 mars 1985 me pjesëmarrjen e 28 vendeve në të cilin u hartua dhe Konventa e Vjenës e më tej, tre vjet më vonë, më 22 mars 1985 u zhvillua takim tjetër ndërkombëtar me pjesëmarrjen e 193 shteteve, në të cilin u hartua drafti i Protokollit të Montrealit i cili hyri në fuqi më 1 janar 1989.  Ndërkohë, përpjekjet për të kufizuar përdorimin e nxjerrjen jashtë përdorimit të shumë kimikateve ozonholluese kanë vazhduar më tej me takime të tjera ndërkombëtare, në të cilat vendet pjesëmarrëse kanë nxjerrë amendemaente shtesë si dhe rekomandime per prodhimin e perdorimin e kimikateve me me pak e mundesisht zero ozonholluese.

 Amendamente të tjera qenë :i Londrës (1992), Kopenhagenit(1994), i Montrealit(1999) dhe i Pekinit (2002). Shqipëria ka ratifikuar Konventën e Vienës dhe Protokollin e Montrealit  për mbrojtjen e shtresës së Ozonit me 8 Tetor 1999 dhe është pjesë e tij që prej 7 janarit 2000.

Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave, si organi përgjegjës, ka detyrimin ligjor  për të krijuar një politikë aktive në Republikën e Shqipërisë dhe të udhëheqë aktivitetet në fushën e mbrojtjes se mjedisit. Formulimi i politikave, strategjive dhe të planeve aktive, në krijimin e një platforme legale dhe të një rrjeti institucional për zbatimin e këtij plani, identifikimit të roleve  dhe të përgjegjësive të të gjithë palëve të përfshira, sigurimit të burimeve financiare, tashmë përbejnë një nga detyrat kryesore të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave.

 NOPIU–Njësia kombëtare e ozonit dhe zbatimit të projekteve,  e krijuar në vitin 2003, është organi kombëtar bazë, përgjegjës, për koordinimin e veprimeve kombëtare lidhur me mbrojtjen e shtreses së ozonit. Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë njësi bazohet në disa detyrime kryesore për tu zbatuar sic janë: Vendosja e sistemit të liçensimit, vendosja e kuotave të importit, forcimi institucional, ndërgjegjësimi i operatorëve të tregut të pajisjeve ftohëse, vendosja e sistemit të raportimit, etj. Në përpjekje për të arritur objektivat e NOPIU, Shqipëria ka krijuar kuadrin e saj ligjor (Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr 453 datë 23.06.2005 “Per Rregullat dhe Procedurat e Administrimit deri në heqjen nga përdorimi të lëndeve ozonholluese.” Ky vendim është rishikuar me  një VKM  Nr 290, datë 25.04.2010 “Për disa ndryshime dhe shtesa ne vendimin 453 datë 23.06.2005”) si dhe ka ratifikuar katër Amendamentet e Protokollit të Montrealit: ai i Londrës, Kopenhagenit, Montrealit, Beijing.

Projekti disa vjeçar, i ka përcaktuar Shqipërisë disa detyra konkrete. Detyra e parë e fazës fillestare të projektit: Zbatimin e kuotave të importit të caktuara nga Protokolli i Montrealit të substancave ozon holluese-klorfluorkarboneve (CFC) dhe pakësimi i importit të CFC  në zero, e cila duhej të realizohej me 2010, në Shqipëri u arrit në vitin 2008. Përpjekjet për të shpëtuar shtresën e Ozonit vazhdojnë e më tej në fazën e dytë të këtij projekti ambicioz, ku, në vitin 2010  Sekretariati Ekzekutiv i Ozonit  vendosi hartimin e nje plani kombetar per nxjerrjen nga perdorimi te HCFC- hidroklorfluorkarbonet, plan ky që u miratua nga  Mbledhja e Paleve dhe Komiteti Ekzekutiv i Sekretariatit te Ozonit  ne gusht 2011.

Ky plan  tashmë në Shqipëri ka filluar të zbatohet në këto drejtime kryesore siç është konsumin zero të CFCs-klorfluor karboneve përtej 2010; Përmirësimin dhe përditësimin e sistemit legal dhe rregullator të kontrollit të substancave ozonholluese në Shqipëri; Pakësimi i kuotave të importit të HCFC-s  në vite; Zbatimi i Planit të trajnimeve për teknikët e ftohjes, oficerët e doganave dhe inspektorët e mjedisit; Zbatimi i Planit të projekteve investuese te (HPMP)  për shkollat profesionale, doganat, industrinë dhe sektorin e shërbimeve të ftohjes dhe ajrit të kondicionuar etj; Zbatimi i aktiviteteve të ndërgjegjësimit të publikut me një fokus të veçantë pakësimin gradual të importit te HCFC, shoqëruar me përfitimet klimatike NOPIU, në vite, për të realizuar detyrimet që ka ndaj Protokollit të Montrealit ka patur këtë veprimtari ndërgjegjësuese si 50 ëorkshope trajnimi dhe ndërgjegjësimi, 8 hartime dhe botime librash, 2 revista, 20 lloje CD, 2 vidio e disa programe televizive etj.

Në të ardhmen do të vazhdojë zbatimi i Planit Kombëtar për Heqjen nga Përdorimi të HCFC dhe përmirësimi i VKM 290 date 28.04.2010, lidhur me përafrimin e tij me legjislacionin e BE. Protokolli Montrealit është nga traktatet më të ratifikuara gjerësisht në historinë e Kombeve të Bashkuara. Deri më sot, jane reduktuar më shumë se 97% të të gjithë konsumit global dhe prodhimin e substancave të kontrolluara holluese  të ozonit – ODS . Si rezultat i masave të marra nga Protokollit të Montrealit, përqendrimi i ODS  ka filluar të ulët dhe hollimi i shtresës së ozonit po vjen duke u pakësuar.

Me rastin e 25 vjetorit të Protokollit, zoti Marco Gonzalez, Sekretari Ekzekutiv i Sekretariatit të Ozoni tha “Ne ftojmë të rinjtë që rriten në një botë të ozonit-të sigurt, të na bashkohen duke festuar këtë arritje globale, e cila eshte përshkruar si marrëveshja e vetme më e suksesshme ndërkombëtare e mjedisit deri tani,”

Me rastin e 25 vjetorit të Protokollit të Montrealit, 16 shtator 2012,Sekretari i Ozonit i dha Shqipërisë një diplome me motivacionin “Mirënjohje dhe Vlerësim për rolin jetësor në mbrojtjen e shtresës së ozonit”.

Mesazhi kryesor i Protokolli i Montrealit është ”Mbroni atmosferën tonë për brezat që do të vijnë”.

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi