Një këndvështrim shkencor për një botë post-faktike

Nga Helga Nowotny, Project Syndicate, 2 dhjetor 2016

9195a861736f21a5dacbb9a8224a6b6c-squareNe kemi hyrë në një epokë të re shqetësuese. Sasia e dukshme e shprehjeve fallco dhe gënjeshtrat absolute që dolën në pah gjatë zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshmon për një përbuzje në rritje për njohuritë faktike, njësoj si përhapja e shpejtë e lajmeve të rreme në platformat e mediave sociale si Facebook apo Twitter.

Që prej referendumit të korrikut mbi Brexit në Mbretërinë e Bashkuar, ekspertët tanimë konsiderohen si të parëndësishëm. Elitat kudo nëpër botë po akuzohen qe neglizhojne njerezit “reale”, ndërsa frustrimi dhe zemërimi janë duke fituar të bazuara në fakte. Në këtë klimë shqetësuese mbizotërojnë pështjellimet, nostalgjia për një të shkuar të shkëlqyer dhe emocionet e forta. Rregullat e debatit publik bëhen obsolete dhe horizonti i hapur i të ardhmeve të mundshme ngushtohet drejt një rruge të vetme daljeje që tregtarët e frikës e portretizojnë si të vetmen rrugë përpara.

Kjo është një rrugë e shkretë e mbushur me pasiguri dhe bie në kontrast të plotë me metodat e shkencës dhe kërkimit të lirë. Në shkencë, pasiguria është një stimul i fuqishëm për t’u pajisur me dije; në të vërtetë, ky është motivimi kryesor për kërkimin, i cili në thelb karakterizohet nga pasiguria.

Zbulimet e reja shpesh ndodhin gjatë eksplorimeve të së panjohurës. Shkencëtarët që zhvillojnë kërkime themelore nuk mund të parashikojnë se me çfarë do të ndeshen dhe çfarë do të gjejnë. Shumë zbulime të rëndësishme janë rezultat i rastësisë: kërkuesit zbulojnë diçka të papritur që nuk po e kërkonin aspak, por të cilën mund ta njohin shpejt si të rëndësishme.

Komuniteti shkencor në mënyrë rigoroze kërkon konsensus mbi njohuritë e përftuara deri tani, por dihet që ka ende shumë për t’u zbuluar. E gjithë dija shkencore është paraprake  dhe duhet zgjeruar, plotësuar dhe zëvendësuar nga njohuri të reja. Në të njëjtën kohë, shkenca dhe teknologjia na kanë mundësuar te parashikojme rreziqe dhe te identifikojme të panjohura te tjera. Prandaj, sa më shumë të dimë, aq më shumë do të kuptojmë të panjohurën.

Ndërkohë që komuniteti shkencor përqafon pasigurinë, mbetet kurioz fakti që fuqia e shkencës dhe teknologjisë është në gjendje të krijojë mundësi të reja për të ardhmen e përbashkët të njerëzimit, por të tjera segmente të shoqërisë nuk e ndajnë domosdoshmërisht këtë këndvështrim. Dhe është detyrë e shkencëtarëve për të zbuluar përsenë.

Eksizton një vijë e hollë ndarëse ndërmjet privilegjit të ekspertëve për të zhvilluar gjykime teknike dhe atij të jo-ekspertëve për të vlerësuar pasojat e këtyre gjykimeve. Mes këtyre pozicioneve qëndron një hapësirë e gjërë e pasojave të padëshiruara. Kur njerëzit transformojnë njohurinë në aksion, ata fillojnë një ndërveprim brenda sistemeve të ndërlikuara, pa pasur nevojën të dijnë se çfarë pasojash përfundimtare do të kenë këto veprime.

Njerëzit kanë përpunuar të kuptuarin e shkak-pasojave të marrëdhënieve. Në këto momente na nevojiten mekanizmat e sofistikuar matematikorë dhe nxitja e modeleve për të kuptuar pasiguritë e fshehura që mund të lindin nga ndërveprimet në sistemet komplekse shoqërore dhe natyrore.

Gjithashtu, njerëzit kanë kultivuar dëshirën për sigurinë. Civilizimet e mëparëshme përshtatën praktikat hyjnore në përpjekje për të njohur të ardhmen. Por, që atëherë, njerëzimi ka bërë hapa gjigandë përpara dhe larg nga besimi tek fati i paracaktuar drejt formesimit aktiv të gjendjes njerëzore.

Shkenca dhe teknologjia ishin shumë të rëndësishme për të arritur këtë progres, por nuk ishin të mjaftueshme. Ne kishim nevojë për ide të reja përsa i përket qëllimit të faktorit njerërzor. Të nxitur nga arritjet e shkencës moderne, ne arritëm të perceptonim një të ardhme tërësisht premtuese. Edhe pse rruga e varësive, informacionit të paplotë dhe paragjykimeve mendore akoma mund të frustrojnë veprimet njerëzore, nuk duhet të supozojmë se eksperiencat e së shkuarës mund të na përcaktojnë rezultatet e së ardhmes.

E ardhmja natyrisht që është e pasigurt, çka do të thotë se e tashmja gjithmonë mund të kishte qënë ndryshe. Pasiguria është një forcë dinake në karakterin dhe eksperiencat e përjetuara. Logjika e saj gjithmonë punon papushim dhe ne ndeshemi vazhdimisht me situata të ndryshme. Ajo përpunon dhe shfaq vetveten në shumë mënyra: ndonjëherë sfidon supozimet tona dhe na shkatërron pritshmëritë; shpesh arrin të na befasojë. Për shkak të pasigurisë, arritjet tona nuk janë gjithmonë ato që do të kishim dashur dhe jetët tona nuk janë kurrë një rutinë e thjeshtë. Pasiguria na zbulon mundësitë që ndryshe do t’i kishim shpërdoruar.

Jetët tona janë probalilitet, nuk janë të paracaktuara dhe sa më shumë të kuptojmë këtë fakt, aq më pak do të ndihemi të rrezikuar nga pasiguria. Por akoma, edhe sot e kësaj dite, vazhdon të jetë shumë e përhapur pakënaqësia dhe politikanët e shkathët janë të etur për të shfrytëzuar zemërimin e qytetarëve. Në qoftë se njerëzit ndihen të gllabëruar nga kriza dhe e shikojnë të ardhmen e tyre si të brishtë dhe të dyshimtë, ata do të jenë të predispozuar për të përqafuar pasigurinë.

Pikërisht këtu shkenca mund të ofrojë diçka. Shkenca i bën të dukshme ato gjëra që normalisht do të qëndronin të fshehura. Na lajmëron për rastësitë dhe shanset në botën fizike dhe shoqërore, dhe rolin që luan pasiguria në komunitetet dhe jetët tona personale. Duke zbuluar pështjellimin global, të cilin me ose pa qëllim e kemi krijuar vetë, na lejon të imagjinojmë sesi mund ta rikrijojmë botën, edhe nëse pranojmë se e ardhmja do të mbetet njëkohësisht premtuese dhe e pasigurt.

*Helga Nowotny është ish-Presidente e Këshillit Kërkimor Evropian dhe autore e “The Cunning of Uncertainty”

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi