Politika e të riut dhe të vjetrit

Nga Jean Pisani-Ferry, Project Syndicate, 3 shkurt 2016

pisani-ferry_interimNëse peshon sfidat kryesore të botës sot – përfshirë ndryshimin klimaterik, pensionet, borxhin publik dhe tregun e punës – atëherë del në një konkluzion të zymtë: të jesh i ri sot është shumë më keq nga sa qe të ishe i ri një çerek shekulli më parë. Dhe padukshmëria e këtij ndryshimi është e keqe për të rinjtë, për demokracinë dhe për drejtësinë shoqërore.

Nëse peshon sfidat kryesore të botës sot – përfshirë ndryshimin klimaterik, pensionet, borxhin publik dhe tregun e punës – atëherë del në një konkluzion të zymtë: të jesh i ri sot është shumë më keq nga sa qe të ishe i ri një çerek shekulli më parë. Megjithatë në shumë vende, dimensioni i gjeneratës është në mënyrë mbresëlënëse i munguar në debatin politik. Pesëdhjetë vjet më parë, njerëzit flisnin shpesh dhe me zë të lartë për një “ndarje brezash.” Sot, kjo ndarje brezash është bërë e paduksh,e. Dhe kjo është e keqe për të rinjtë, për demokracinë dhe për drejtësinë shoqërore.

Ta fillojmë me ndryshimet klimaterike. Kufizimi i ndryshimeve kërkon ndryshim të veseve dhe investim në reduktim të ndotjes në mënyrë që gjeneratat e ardhshme të kenë një planet të jetueshëm. Alarmi u dha fillimisht në Samitin e Tokës të vitit 1992 në Rio de Zhaneiro; por përgjatë gjeneratës së fundit, shumë pak është bërë për të kufizuar emetimet. Dhe progresi që pasoi marrëveshjen kuç të arritur në Paris dhjetorin e kaluar ka pak gjasa të jetë i shpejtë, për shkak se marrëveshja është bazuar në shtyrjen për më vonë të masave më të mëdha të kërkuara. Nevoja për ta miratuar atë nga e gjithë bota e ka bërë të mundur që marrëveshja të shtyhet për më tej.

Duke parë amullinë masive në lidhje me efektin e gazrave serë, hendeku mes sjelljes së përgjegjshme dhe asaj të papërgjegjshme do të fillojë të sjellë temperatura të ndryshme brenda vetëm çerek-shekullit të ardhshëm dhe pasojat e mëdha do të vijnë pas vetëm 50 vjetësh. Çdokush më i moshuar se 60 vjeç sot vështirë se do të dallojë diferencën mes dy skenarëve. Por fati i shumicës së popullsisë së sotme më të re se 30 vjeç do të preket në mënyrë themelore. Në një kohë të mëvonshme, pushimi i fituar nga gjeneratat e vjetra do të duhet të paguhet nga gjeneratat e reja.

Tani mendoni për borxhin. Që nga viti 1990, borxhi publik është rritur me rreth 40 pikë përqindjeje të PBB-së në Bashkimin Europian dhe në Shtetet e Bashkuara (dhe shumë më tepër në Japoni). Duke parë normat e interesit pothuajse zero, pengesa që aktualisht ky borxh i shkakton rritjes së të ardhurave është aktualisht e ulët; por, për shkak se inflacioni është praktikisht inekzistent dhe rritja është negative, raporti i borxhit me PBB-në thjeshtë sa janë stabilizuar. Kështu reduktimi i borxhit do të kërkojë më shumë kohë nga sa pritet pasi kriza botërore të jetë kapërcyer, gjë që do të bëjë që gjeneratat e ardhëshme të mos kenë hapësirën fiskale që mund t’i duhet për të investuar në masat për ndalimin e ndryshimeve klimaterike apo për parandalimin e krizave të sigurisë.

Pensionet e së ardhmes përbëjnë një formë tjetër të borxhit. Sistemet aktuale paguaj-ndërsa-del-në-pension (PAYG) që gjenden në shumë vende janë skema transferimi të stërmëdha nga një gjeneratë në tjetër. E vëtetë, të gjithë pritet të kontribuojnë ndërsa ata punojnë, para se të dalin në pension dhe të marrin atë që kontribuon brezi pasardhës. Në një gjendje ideale, regjimet e pensioneve nuk do të rishpërndajnë të ardhurat mes gjeneratave të lindura në kohë të ndryshme. Siç thonë specialistët, skemat duhet të jenë neutrale sa i përket gjeneratave të ndryshme.

Por ata që lindën në bumin e fëmijëve (gjenerata nga mesi i viteve 1940 deri në mesin e viteve 1960), kanë paguar pak në skemat e pensioneve PAYG për shkak të rritjes së ekonomisë, për shkak të rritjes së popullsisë dhe për shkak se prindërit e tyre kishin jetëgjatësi shumë më të vogël, gjë që e bënte financimin e pensioneve të lehtë. Të gjithë këto faktorë tashmë janë në krah të kundërt: rritja është ngadalësuar, popullsia e madhe e brezit të bumit të foshnjave tashmë janë një gjeneratë të moshuarish të numërt që rëndojnë mbi fëmijët e tyre më të paktë dhe pritet të jetojnë edhe më gjatë.

Vendet ku reformat e pensioneve u bënë më herët kanë qenë në gjendje të kufizojnë barrën e shtuar mbi të rinjtë dhe kanë arritur të ruajnë një balancë mes gjeneratave. Por vendet ku reformat janë shtyrë më vonë kanë bërë që të rinjtë të jenë në disavantazh të madh.

Në fund, mendoni për tregun e punës. Përgjatë dekadave të fundit, kushtet për të rinjtë që hyjnë në tregun e punës për herë të parë janë përkeqësuar ndjeshëm në shumë vende. Numri i të rinjve të klasifikuar si NEET (as të punësuar as në shkollë) aktualisht qëndron në 10.2 milionë në SHBA dhe 14 milionë në BE.

Për më tepër, shumë nga ata që së fundmi kanë hyrë në tregun e punës kanë vuajtur nga pasiguria në punë dhe periudha të përsëritura papunësie. Në Europën kontinentale në veçanti, të rinjtë punëtorë janë të parët që vuajnë krizën ekonomike.

Të gjitha këto çështje – klima, borxhet, pensionet dhe vendet e punës – i kanë vënë gjeneratat e reja në gjendje shumë pë të vështirë se sa qenë brezat paraardhës një çerek shekulli më parë. Një simbol shumë domethënës është që aktualisht shpesh ka më shumë varfëri mes të rinjve se sa mes të moshuarve.

Kjo duhet të jetë një problem i madh politik, me pasoja të rëndësishme për financat publike, mbrojtjen shoqërore, politikën e taksave dhe rregullimin e tregut të punës. Dhe kjo përforcon nevojën për rigjallërimin e rritjes ekonomike përmes politikave që fuqizojnë produktivitetin.

Megjithatë ky hendek i ri mes brezave pa shumë pak efekt politik të drejtpërdrejtë. Ai rrallë shfaqet në debatin elektoral dhe në përgjithësi nuk ka sjellë shfaqjen e partive apo lëvizjeve të reja. Në vend të kësaj, hendeku mes brezave shfaqet te shkalla e pjesëmarrjes në zgjedhje.

Në zgjedhjet e fundit të mesit të mandatit në SHBA, shkalla e pjesëmarrjes mes të rinjve qe më pak se 20 për qind, në krahasim me 50 për qind për votuesit e moshuar. Tendenca të tilla dallohen edhe në vendet e tjera. Pavarësisht rritjes së pasigurisë me të cilën ata përballen, të rinjtë janë shumë më pak të angazhuar me politikën elektorale nga sa qenë prindërit dhe gjyshërit e tyre kur qenë të rinj.

Ky hendek në pjesëmarrjen në zgjedhje shpjegon se pse politikanët kanë shumë më tepër shqetësime për të moshuarit se sa për të rinjtë. Por në shoqëritë në plakje, sa më shumë të abstenojnë të rinjtë nga votimet, aq më shumë vendime do të ndërmerren nga parlamentet dhe qeveritë në favor të të moshuarve dhe në disfavor të të rinjve.

E vëtetë, prindërit në përgjithësi nuk janë egoistë. Ata ndihmojnë fëmijët e tyre përmes transfertave private dhe parave dhuratë. Por këtë e bëjnë vetëm ata prindër që kanë të ardhura dhe pasuri të mjaftueshme për të dhënë mbështetje domethënëse. Rezultati është që po neglizhohen të rinjtë që duhet të mbështeten në mënyrë kolektive nga shoqëria ndërsa mbështeten privatisht disa prej tyre, gjë që përbën pabarazi në një shkallë masive.

Se si do të adresohen pabarazitë mes brezave në sistemin politik, kjo është një pyetje kyçe për të gjitha demokracitë. Zgjidhjet ekzistojnë: pjesëmarrje e detyruar në votim, kufizim mandatesh për zyrtarët e zgjedhur dhe parlamente rinore apo organizma që duhet të ekzaminojnë problemet mes brezave. Por masa të tilla janë ose të vështira për t’u zbatuar ose jo tërësisht efektive përballë shkallës së sfidave me të cilat po përballemi. Tendencat aktuale janë dukshëm të paqëndrueshme nga pikëpamja politike dhe shoqërore. Ajo që është e paqartë është se kur dhe si të rinjtë do të ndërgjegjësohen për këto probleme dhe do të ngrenë zërin.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi