Buxhetimi shqiptar: Larg syve të qytetarit?

Sipas Monitor, 3 tetor 2015

Shih gjithashtu

Buxhetimi përfshin procesin e përgatitjes dhe zbatimit të një buxheti. Sot, mbarë shoqëria civile në botë, por edhe grupe të tjera interesi, janë të bindur se sa më transparent dhe me pjesëmarrje të qytetarëve të jetë një buxhet shteti, aq më pranë tyre ai ndodhet dhe aq më shumë përgjegjësindien qeveria në manovrat e saj me buxhetin.

“Etja” botërore për buxhet transparent

Buxheti vjetor i qeverisë – një shpallje publike nga shteti i shpenzimeve të tij të planifikuara dhe faktike, si dhe i të ardhurave që parashikon dhe sa realisht arrin të mbledhë – ofron dëshmi vitale kur një qeveri vendos prioritetet e saj në zhvillimin e vendit dhe në përkrahjen e shtresave më në nevojë. Në shumicën e vendeve, vrojtimet kanë treguar se përmes proceseve aktuale të buxhetimit, qytetarët nuk arrijnë të bëjnë lidhjen mes deklaratave dhe programeve politike të qeverisë me çfarë në fakt ajo bën çdo vit në alokimet buxhetore. Natyra tepër e komplikuar, teknike dhe ezoterike e buxhetimit dhe vetëdokumentet e buxhetit, ua bëjnë të vështirë qytetarëveta kuptojnë procesin dhe pastaj të marrin pjesë aktive në të, duke e monitoruar dhe pse jo, edhe duke dhënë ide për përmirësimine tij. Për gati një çerekshekulli që nga fillimi i viteve ’90 të shekullit të kaluar, veprimtarët kryesorë të shoqërisë civile kudo në botë kanë bërë përpjekje intensive për t’u angazhuar me ligjvënësit, median dhe akademikët në procesin e vështirë të buxhetimit.

“Një buxhet më transparent na përmirëson jetën” është përfundimi, por dhe përkushtimi në punë i Partneritetit Ndërkombëtar për Buxhetin (International Budget Partnership, shkurtimisht IBP). IBP është një organizatë jofitimprurëse me qendër në Uashington. Nga një strukturënë formim e sipër në fund të viteve ’90 të shekullit të kaluar, kjo organizatë përfaqëson sot një rrjet ndërkombëtar me filiale në 100 vende të botës dhe me qindra OJF partnere të saj, që mbikëqyrin dhe japin rekomandime për përmirësimin e pjesëmarrjes së qytetarëve dhe të transparencës në përgatitjen dhe realizimin e buxheteve të shteteve përkatës. Moto e organizatës është “Buxheti i hapur transformon jetët e njerëzve”. Treguesi kryesor i kësaj organizateështë Indeksi i Vrojtimit të Buxhetit të Hapur (Open Budget Survey Index) (adresa në internet: http://internationalbudget.org/opening-budgets/open-budget-initiative/open-budget-survey/), një vrojtim i bazuar mbi kritere të pranuara ndërkombëtarisht, të zhvilluara nga organizatat ndërkombëtare FMN, OECD dhe INTOSAI. Ai pasqyron një proces vrojtimi të mbështetur mbi fakte dhe praktikën e përditshme të realizimit të buxhetit faktik.

I tërë procesi i përgatitjes së Indeksit të Buxhetit të Hapur 2015 mori rreth18 muaj nga mesi i marsit 2014 deri në fillim të shtatorit 2015 dhe përfshiu 300 ekspertë nga 102 vende të botës. Me një shkallë pikësh nga 0 në 100, ku vlerësimi 100 pikë është maksimali (adresa në internet: http://internationalbudget.org/wp-content/uploads/OBS2015-OBI-Rankings-English.pdf), vrojtimi mat transparencën e Buxhetit të Shtetit, mundësinë e pjesëmarrjes publike në të dhe forcën, profesionalizmin dhe pavarësinë e institucioneve që e mbikëqyrin realizimin e buxhetit. Të gjitha shtetet ndahen në kategori, me shtetet që arrijnë pikët e mjaftueshme mbi 61 dhe ato të pamjaftueshme nën 60.

Vendi i Shqipërisë në transparencën me Buxhetin e Shtetit

Shqipëria renditet në Ballkan ndër vendet me transparencën më të dobët mbi buxhetin, e parafundit me 38 pikë nga 100 të mundshme. (adresa në internet:http://internationalbudget.org/wp-content/uploads/OBS2015-CS-Albania-English.pdf). Ajo ndodhet dhe më poshtë mesatares planetare prej 45 pikësh (shiko grafikun më poshtë).

Screen Shot 2015-10-03 at 17.39.47
Ky vlerësim i dobët është një kambanë e fortë alarmi për punën e qeverisë, sidomos të Ministrisësë Financave, që të tregohet e hapur, komunikuese dhe të përfshijë në diskutimet për buxhetin dhe gjatë fazave të zbatimit të tij, si mediat, shoqërinë civile ashtu dhe grupe të interesuar qytetarësh.

Vrojtimi i IBP-së për Buxhetin e Hapur përdor 109 tregues për të matur transparencën e buxhetit. Këta tregues janë përdorur për të vlerësuar nëse qeveria qendrore i vëdokumentet e rëndësishme buxhetore në dispozicion të publikut nëkohën e duhur dhe nëse të dhënat e përfshira në këto dokumente janëgjithëpërfshirëse dhe të dobishme për qytetarët.

Në tabelën e mëposhtme, shikojmë rastin e Shqipërisë dhe buxhetimit të saj, nëpërmjet dokumenteve kryesore të buxhetit, gjatë viteve 2006-2015.

Screen Shot 2015-10-03 at 17.41.05
Tabela tregon se raporti i fundvitit për Buxhetin e Shtetit te ne është përgatitur për qëllime të brendshme në vitet 2012 dhe 2015, por nuk është publikuar, ndryshe nga sa është vepruar, për shembull, në vitin 2010. Ndërsa raporti i rishikimit të buxhetit në mesin e vitit për vitet 2012 dhe 2015 as nuk është përgatitur, për të mos folur për publikimin e tij.

Angazhimi i qytetarit në buxhetim

Në lidhje me dhënien e mundësive qytetarit që të angazhohet në procesin e formulimit dhe realizimit të buxhetit, vendi ynë ka dalë edhe më dobët, ka marrë 15 pikë, ndërkohë që mesatarja planetare është 25 (shiko grafikun më poshtë).

Screen Shot 2015-10-03 at 17.42.34
Kjo renditje dëshmon punën krejtësisht të pamjaftueshme të qeverisë, por edhe të Parlamentit, për të angazhuar shoqërinë civile, mediat dhe qytetarët në përgatitjen dhe realizimin e buxhetit të të gjithëve, pra Buxhetit të Shtetit.

Nuk ka asnjë mekanizëm formal në Shqipëri që të ftojë qytetarët të marrin pjesë në procesin e buxhetimit. Procesi buxhetor i qeverisë vazhdon të mbetet një ushtrim sekret burokratik, duke e shmangur qytetarin nga të kuptuarit e përmbajtjes së vërtetë të dokumenteve të buxhetit dhe alokimit të fondeve, si dhe lidhjes së tyre me realizimin e shërbimeve jetësore për të.Edhe ligjvënësit, që mendohet se janë në Parlament për të ndikuar buxhetin, nuk zotërojnëinformacionin e duhur dhe, në shumicën e rasteve, aftësitë e duhura(me përjashtim të anëtarëve të Komisionit të Ekonomisë),që do t’u mundësonin atyre që të angazhoheshin në një diskutim kritik dhe të bazuar të buxhetimit. Ata të paktë anëtarë të Komisionit të Ekonomisë që kanë më shumë informacion janë nga partia kryesore në pozitë dhe ndruhen të jenë shumë kritikë, se mos humbin pikë përpara kryetarit të qeverisë qëështë dhe kryetari i partisë. Si rezultat, ekzekutivi vepron si krijues i vetëm i Buxhetit, duke i vendosur po vetë përparësitëpër shpenzimet. Roli i organizatave të shoqërisë civile është i kufizuar për shkak të mungesës së të dhënave dhe informacionit.Mungesa e çdo hapësire formale për të marrë pjesë në debat(dëgjesa publike të Komisionit të Ekonomisë, për shembull) për çështje buxhetore e shton problemin (shiko grafikun më poshtë).

Pse vlerësohet auditimi më i lartë?

Partneriteti Ndërkombëtar për Buxhetin(IBP) vlerëson dhe mbikëqyrjen e strukturave të auditimit suprem ndaj përgatitjes dhe zbatimit të buxhetit. Vlerësimi për mbikëqyrjen e Kontrollit të LartëtëShtetit ndaj Buxhetit te ne, i publikuar më 12 shtator 2015,është ndër më të lartit, me 92 pikë. IBP ka mbajtur parasysh në këtë pikavarazh pavarësinë e plotë të institucionit të KLSH nga ekzekutivi, si dhe raportimet e tij profesionale për zbatimin e buxhetit të shtetit gjatë viteve 2012, 2013 dhe 2014. Ky institucion ka rekomanduar që në vitin 2012(tetor) shlyerjen e detyrimeve qeveritare karshi biznesit privat, dhe më tej në mënyrë të përsëritur ka kërkuar vendosjen e një tavani për borxhin publik, duke parë rritjen e madhe të tij gjatë viteve të fundit, si rezultat edhe i pasojave të krizës botërore financiare dhe ekonomike, që rënduan mbi ekonominë tonë. Po ashtu, KLSH ka propozuar themelimin e një këshilli fiskal të pavarur nga qeveria dhe në vartësi të Kuvendit, si dhe ka bërë propozime të shumta të tjera në drejtim të përmirësimit të administrimit financiar dhe rritjes së rolit të auditimit të brendshëm. Institucioni është ofruar të ketë një rol në punën përgatitore të draftimit të Buxhetit të Shtetit për vitin e ardhshëm financiar, me qëllim minimizimin e risqeve fiskale e financiare për vendin, nën shembullin e praktikave më të mira të SAI-ve të Bashkimit Europian.

Sipas IBP, “KLSH jep njëmbikëqyrje të përshtatshme të Buxhetit të Shtetit”(faqe 3 e Vrojtimit për Buxhetin e Hapur 2015, Skeda për Shqipërinë, zëri i mbikëqyrjes nga strukturat publike) (adresa në internet:http://internationalbudget.org/wp-content/uploads/OBS2015-CS-Albania-English.pdf )

Screen Shot 2015-10-03 at 17.45.04

Ç’duhet bërë në të ardhmen?

Pjesa më e rëndësishme e Vrojtimit janë rekomandimet. Te rekomandimet për Shqipërinë, për të përmirësuar transparencën e Buxhetit të Shtetit, qeveria duhet të publikojë një raport të fundvitit për zbatimin e tij dhe t’ua shpërndajë mediave dhe qytetarëve, të nxisë publikimin nga shoqëria civile të një Rishikimi Qytetar të Buxhetit në mes të vitit. Ndërsa, për të përmirësuar pjesëmarrjen e qytetarëve në Buxhet, Vrojtimi i IBP rekomandon krijimin e mekanizmave të besueshme dhe efektivë, si p.sh. dëgjimet publike të hartuesve të Buxhetit apo zbatuesve kryesorë të tij, sondazhe për realizimin e buxhetit faktik, grupe përqendrimi(një aleance OJF-sh për shembull) për kapjen e një sërë perspektivash publike mbi çështjet e buxhetit. Ndër rekomandimet kryesore ishin dhe organizimi i seancave të dëgjimit të Kuvendit ose të Komisionit përkatës të tij, me pjesëmarrjen e qeverisë dhe të mediave, si dhe krijimi i një zyre të specializuar kërkimore për Buxhetin pranë Komisionit të Ekonomisë së Kuvendit. Ky si rekomandim përkon me rekomandimin e KLSH për themelimin e një këshilli fiskal të pavarur nga qeveria dhe në vartësi të Kuvendit.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi