Përgatituni për një Evropë ndryshe

Editorial i The Independent, 25 maj 2016

hofer-van-der-bellen

Ekstremi i djathte në Austri mund të ketë humbur, por vetëm për një fije

Kandidati i pavarur Alexander Van der Bellen u konfirmua dje si Presidenti i ri i Austrisë; duke parë sesi Kryetarët e Shteteve në vendet evropiane po largohen, ai duhet të jetë ndër më të shpërfillurit e kohëve moderne. Kjo për shkak se ai mundi me një diferencë jashtëzakonisht të ngushtë, Norbert Hofer, i cili në mënyrë qesharake e cilësonte veten sikur i përkiste partisë së qendrës, por në fakt do të kishte qenë udhëheqësi i parë i ekstremit të djathtë në Evropë që prej  një kohë të gjatë . Ndaj humbjes së tij, z Hofer tregoi elegancë dhe përulësi. Gjatë fushatës elektorale, atij i mungonin të dyja këto cilësi

Kandidati presidencial u mbrojt  nga disa persona më pak ekstremistë se sa i ndjeri dhe pompozi Jörg Haider. Megjithatë, gjatë karrierës së tij ai ka përvetësuar  pozicione ekstreme nacionaliste që herë pas here e kanë vendosur afër territorit fashist. Humbja e tij në Austri nuk do ta përulë atë, sepse shejtani ka dalë nga shishja nacionaliste, jo vetëm në Evropë, por në të gjithë botën.

Mund të kërkohet gjithashtu një lidership moral dhe politik që po mungon shumë dhe haptazi në këtë moment. Një nga shkaqet kryesore të famës së z.Hofer është kriza e refugjatëve që ka përfshirë të gjithë Evropën. Kjo krizë është, për ta thënë qartë , një problem pa zgjidhje . Lufta civile siriane, nga e cila po largohen me mijëra refugjatë, ka zgjatur shumë vite  dhe nuk po i duket fundi. Ndërsa lufta po shkreton këtë rajon , refugjatët do të vërshojnë në Evropë , dhe vendasit autoktonë do të kenë momentin e tyre të artë.

Por shkaku tjetër i pakënaqësisë në mesin e këtyre njerëzve të prirur të votojnë për sërën e Farage, Trump dhe Hofer nuk është një fenomen afat-shkurtër dhe gjithashtu ndihet mungesa për një zgjidhje të shpejtë dhe të menjëhershme. Globalizimi dhe risitë e shpejta teknologjike janë duke privuar punëtorët e varfër, në botën më të pasur, nga mjetet e tyre të jetesës. Industri të tëra, që nga tregtia me pakicë në rrugët kryesore deri tek botimi dhe puna manuale, janë duke u shndërruar nga pika të forta në hiç. Standartet e jetesës mund të jenë duke u rritur në një shkallë tronditëse në botën në zhvillim , por në mesin e kombeve të pasur, egërsia dhe frustrimi janë në rend të ditës.

Çfarë mund të bëhet ? Tani për tani, jo shumë. Për një periudhë afatmesme, zgjidhja e vetme do të ishte pajisja e një brezi të ri me aftësitë , produktivitetin dhe pagesën për të pasur një jetë të denjë. Kjo do të kërkojë një lidership vizionar, guximtar dhe të sinqertë, të një lloji që për momentin nuk është i disponueshëm.

Evropa ka shmangur për mrekulli zgjedhjen e një njeriu të ekstremit të djathtë si Kryetar Shteti.Por siç ka thënë dikur Bertolt Brecht për Hitlerin “bushtra që e ka lindur atë ende nuk është shterpëzuar”. Të rinjtë e Evropës dhe më gjerë , fajësojnë të huajt për hidhërimet e popullit të tyre. Një shpjegim i durueshëm nuk ka gjasa ta shuaj këtë zemërim.

Duke frenuar disi fluksin e refugjatëve në pragun e kontinentit dhe duke ofruar një shoqëri me vizion të hapur, tolerante dhe përfishrëse, mund t’iu japim punëtorëve të varfër një mundësi, që mbetet e vetmja mënyrë për të shtypur  Hoferat e sotëm .

Tani për tani, Austria e ka ndaluar atë. Por ai dhe analogët e tij nuk kanë përse të nxitojnë.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi