Shtetet e Ballkanit në BE klasifikohen të fundit për Drejtësinë Sociale

Sipas Reporter.al, 19 nëntor 2016

Tre nga katër shtete anëtare në BE të Ballkanit janë në fund të listës së re të kualifikimit për nga drejtësia sociale, u zbulua në një studim të kryer nga fonacioni gjerman jo-fitimprurës Bertellsman Stiftung.

Raporti i Drejtësisë Sociale në BE rendit 28 vendet anëtare duke përdorur gjashtë kritere: masat për parandalimin e varfërisë, aksesin e barabartë në arsim, aksesin në tregun e lirë, anti-diskriminimin dhe kohezionin social, shëndetin dhe drejtësinë.

Bullgaria, Rumania dhe Greqia u renditën respektivisht në vendin e 26, 27 dhe 28 me pikë totale prej 3.6 deri në 4 nga 10 të mundshme.

Kroacia doli më mirë duke u renditur në vendin e 19 me 5 pikë. Një tjetër ish republikë jugosllave, Sllovenia renditet më lart në kategorizim, duke u pozicionuar në vendin e nëntë me 6.5 pikë, përpara Francës.

Një ngushëllim i vogël për tre vendet e Ballkanit mbetet fakti që të treja u përmirësuan në pikë krahasuar me vitin e mëparshëm.

Pesë vendet e para ishin Suedia, Finlanda, Danimarka dhe Hollanda, pasuar nga Austria dhe Gjermania me pikë që varionin nga 6.6 deri në 7.5.

Autorët e raportit mirëpritën faktin se trendi i rënies së drejtësisë sociale i cili u bë i dukshëm nga viti 2008 duket se ka ndaluar dhe kjo i atribuohet një fuqizimi të tregut të punës.

Më pak optimist është dështimi në mbylljen e hendekut mes veriut dhe jugut të Europës.

“Hendeku mes vendeve të renditura në krye të klasifikimit që i përkasin Europës veriore dhe vendet e goditura nga kriza në Europën jugore ka ndryshuar shumë pak nga viti i shkuar. Përçarja sociale mes veriut dhe jugut është ende e madhe,” thuhej në të.

Disa vende të Ballkanit në BE performuan mirë në disa kategori. Kroacia la pas shumicën e vendeve të BE-së në lidhje me normën e ulët të të rinjve që braktisin shkollën. Vetëm 2.8 për qind e nxënësve rumunë e lënë arsimin para kohe krahasuar me 20 për qind në Spanjë.

Megjithatë, Kroacia doli thuajse në fund të klasifikimit në lidhje me normën totale të punësimit – 55 për qind krahasuar me 75 për qind të renditjes së vendit të parë si Suedia. Kroacia gjithashtu kishte normë më të keqe punësimi se të gjitha vendet e tjera të Ballkanit në BE, përveç Greqisë me 16.5 për qind, shumë më keq se Bullgaria (11.5 për qind) dhe Rumania (7 për qind).

“Në Kroaci, një rritje e ndjeshme e papunësisë mes popullatës pa shumë aftësi vihet re veçanërsiht pas krizës, ndërsa nivelet totale të papunësisë mbeten të larta deri në 16.5 për qind”, thuhet në raport.

Rumania doli më keq se Kroacia në përgjithësi, duke u renditur shpesh e fundit. Ajo doli më keq se të gjitha 28 shtetet në kuptimin e normës së varfërisë mes të punësuarve.

Rumania, Bullgaria dhe Kroacia gjithashtu dolën të fundit në listën e kohezionit social dhe jo-diskriminimit.

Rumania doli gjithashtu e dyta nga fundi, mbi Letoninë, në kategorinë e rëndësishme të shëndetit.

“Rumania ka buxhetin më të ulët për shëndetin se çdo shtet tjetër i BE-së,” u raportua nga Indeksi “dhe gjithashtu një korrupsion të madh mes pacientëve për shërbimet bazë”.

Rumania doli gjithashtu e fundit në klasifikimin e pensioneve dhe u zbulua se shumë pensionistë marrin pagesa në limitin e varfërisë.

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi