CDI: “Bërja e Institucioneve të Reja të Drejtësisë të Qëndrueshme”

Tryezë organizuar nga CDI, 25 nendor 2020

“Të rregullosh nje makinë teksa ajo është në lëvizje” ishte shprehja figurative e përdorur në tryezën e djeshme me temën   për të përshkruar sfidat e mirë-qeverisjes me të cilat po përballen institucionet e reformës në drejtësi në muajt e tyre të parë të funksionimit.

Nevoja për të prodhuar rezultate teksa janë akoma në fillimet e tyre; pritshmëri publike jashtëzakonisht të larta, sfida të përditshme me rekrutimet, infrastruktura apo financa në zyra; mbi-rregullimet; transparenca dhe komunikimi kanë shenjuar fazën fillestare të institucioneve të reja.

Sidoqoftë, prioritizimi i Reformës në Drejtësi ka kthyer Shqipërinë në pararendase të reformave në 6 vendet e Evropës Juglindore. Hapat e radhes janë:

·         Të forcojë arritjet e deritanishme në funksionimin e tyre të përditshëm,

·         Të rrisë qëndrueshmërinë,

·         Të përkthejë këto arritje në shërbime më të mira për qytetarët dhe në përshpejtimin e procesit të zgjerimit të BE-së.

Në vijim të publikimit të “Zgjerimi në SEE6 dhe Reformat Shtetërore: Reforma në Drejtësi në Shqipëri si një rast studimi”, dhe së bashku me organizatën Think Tank CEPS, Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI) po përdor qasjen e “Hetimit Vlerësues” për të vazhduar me identifikimin dhe vlerësimin e veçorive të strukturave të krijuara rishtazi apo atyre të ri-krijuara të cilat u përkasin anës pozitive të thelbit të reformës, siç janë vizioni, vlerat, rrënjosjen e njohurive, proceset e të mësuarit, arritjet organizative, disponueshmëria e burimeve teknike dhe financiare, efikasiteti, llogaridhënia dhe integriteti.

Kjo tryezë e rrumbullakët synoi të sillte një përmbledhje të situatës së tanishme në strukturat e reja të Drejtësisë, duke identifikuar praktikat më të mira dhe sfidat e mirë-qeverisjes të cilat kanë efekt mbi legjitimitetin e punës së vazhdueshme dhe qëndrueshmërisë. Ajo ishte organizuar në kuadër të projektit Matra “Përgatitja dhe Mbështetja e Shqipërisë për Procesin e Integrimit në BE” e mbështetur nga Ambasada e Holandës në Shqipëri dhe e zbatuar nga CDI-ja.

Diskutimi u bë në një format të ri bashkëpunues, ku krerët dhe përfaqësuesit e institucioneve të reja kyçe të Drejtësisë dhe ekspertë nga organizata kyçe të shoqërisë civile dhe Think Tank-e aktive në çështje të Shtetit të së Drejtës ndanë analizat e tyre për situatën dhe për rrugën që duhet ndjekur.

CDI-ja është shumë mirënjohëse për kontributin e Ambasadores Holandeze Guusje Korthals Altes, Krerëve dhe përfaqësuesve të Gjykatës së Lartë, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, CEPS, Institutit të Studimeve Politike, Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit për mendimet e tyre të rëndësishme mbi çështjet e Reformës në Drejtësi, si dhe të gjithë pjesëmarrësit të cilët ndoqën aktivitetin.

Gjetjet do të përfshihen në një publikim të ardhshëm.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi