“I zoti e nxjerr gomarin nga balta”

Sipas mediave, 20 qershor 2019

Ambasadori i Austrisë Johan Sattler nga Shkodra, tha se Shqipëria është në një krizë më të madhe se zakonisht, ndërsa shtoi se ka ardhur koha për t’u ulur dhe për të parë se çfarë duhet rregulluar.

Sattler theksoi se djegia e shkollave eshte aspak e kendshme. Ata me mendesi demokratike nuk djegin shkolla dhe une bie dakord me zonjen Topalli.

I zoti e nxjerr gomarin nga balta. Nuk jemi ne 1912 dhe jemi ne 2019 dhe pergjegjesia eshte totalisht e juaja. Momentet qe po jetojme jane perseritur shpesh ne 25 vitet e fundit dhe them se eshte koha te ulemi dhe t’i shohim çfare duhet rregulluar, ta shohim sistemin per ta permiresuar. Diçka duhet te ndodh sepse Shqiperia eshte ne nje krize me te madhe se zakonisht. Kriza aktuale mund t’ju jape kohe per te reflektuar per sistemin. Çdo here kur ka zgjedhje ne Shqiperi ka kriza, ne vendet e tjera zgjedhjet i zgjidhin krizat ndersa ketu eshte e kunderta. Kryetaret e partive te ulen sebashku. Djegia e shkollave eshte aspak e kendshme. Ata me mendesi demokratike nuk djegin shkolla dhe une bie dakord me zonjen Topalli dhe ju duhet te merrni nje hap prapa dhe te ballafaqoheni me keto probleme.

Mendoj se duhet ta perballoni kohen e zgjedhjeve me gjakftohte dhe te ndertoni nje sistem ku parti qe nuk hyjne ne zgjedhje apo qe nuk njohin zgjedhjet te mos kete me, te gjeni nje kompromis per kete. Eshte shume e rendesishme qe sistemi te hapet dhe partite e vogla te kene edhe ato nje mundesi. Ka ardhur momenti te merreni edhe me administrimin e zgjedhjeve. Duhet te keni teknokrat 3-4 muaj perpara zgjedhjeve per te pergatitur situaten. Duhet te kete nje debat kombetar per kete dhe nuk mund t’ia lini vetem politikaneve por ju duhet te jeni aktoret kryesor dhe duhet te shihni çfare beni ju per vendin dhe jo vendi per ju. Ndryshimi ndodh vetem nese doni ju ndersa edhe nderkombetaret bashke me shqiptaret e duan kete ndryshim te situates dhe kjo pa ju eshte e veshtire te ndodh. Ka patur edhe shume anullime keto kohe per shkak te lajmeve ne media per kokteilet e molotovit, zjarret e tjera si keto. Nese ju vazhdoni me keto menyra do kete shume ndikim edhe tek europianet e tjere dhe pastaj eshte shume e veshtire te hiqet nje imazh i keq nga truri i tyre”, tha ia.

I pyetur për përgjimet, ambasadori austriak u shpreh se mund të jetë sakta por duhen pritur vendimet e gjykatës ndërsa shtoi se shpresa e madhe është tek reforma në drejtësi.

    Thënie për Shtetin

    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi
    • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
      - Harry S. Truman
    • Paul Valery
      - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
    • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
      - Harold MacMillan