Sanksioni i shtetit dhe norma juridike

Nga Naim Tota, botuar në Mapo, 14 nëntor 2018

Është mjaft e vështirë madje e pamundur të imagjinohet nocioni i së drejtës pa normën juridike. Norma juridike më së shpeshti përcaktohet si rregull e sjelljes së njerëzve e cila është e mbrojtur me aparatin shtetëror. Kjo është normë e veçantë shoqërore, rregull i sjelljes së njerëzve në shoqëri me qëllim realizimin e synimit të caktuar dhe ky rregull është i orientuar në vetëdijen dhe vullnetin e njerëzve, gjë të cilin e krijon shteti dhe shoqëria, ndërsa e sanksionon gjithmonë shteti

Në teorinë e së drejtës koncepti mbi normën juridike është thelbësor. Të gjitha llojet e tjera kyçe të teorive, e konsiderojnë normën juridike në konceptin e së drejtës ose e identifikojnë këtë të drejtë plotësisht me nocionin e normës juridike siç është rasti me variante të ndryshme të teorive normative, normative sociologjike dhe të atyre integrale juridike ose me normativimin juridik. Megjithatë është mjaft e vështirë madje e pamundur të imagjinohet nocioni i së drejtës pa normën juridike. Norma juridike më së shpeshti përcaktohet si rregull e sjelljes së njerëzve e cila është e mbrojtur me aparatin shtetëror. Me fjalë tjera, norma juridike është norma shoqërore. Kjo është normë e veçantë shoqërore, rregull i sjelljes së njerëzve në shoqëri me qëllim realizimin e synimit të caktuar dhe ky rregull është i orientuar në vetëdijen dhe vullnetin e njerëzve, gjë të cilin e krijon shteti dhe shoqëria, ndërsa e sanksionon gjithmonë shteti. Ky është kuptimi normativ apo imperativ me të cilën përcaktohet “jo se duhet të qëndroj”. Kuptimi i dytë kryesor i normës juridike është kuptimi i indikativ i saj me të cilën përcaktohet “ajo që është, që ndodh, që gjendet (realiteti objektiv)”. Sipas kritereve të ndryshme normat juridike ndahen dhe dallohen nga normat e tjera shoqërore (rregullat shoqërore). Midis tyre ajo që vërehet më së shumti është sanksioni i shtetit i cili shpesh përdorët për dallimin e normave juridike nga ato shoqërore. Prandaj, një normë shoqërore për t’u bërë normë juridike, nuk është aq me rëndësi nëse e krijon atë shteti apo jo, por e rëndësishme është se a kujdeset shteti për zbatimin e saj. Sanksioni i shtetit përndryshe është kriter i jashtëm për dallimin e përmendur. Që nga themelimi i shtetit dhe i së drejtës dhe gjer në fund të shekullit XIX, dënimi ka qenë i vetmi sanksion penal kundër kryesit të veprave penale. Mirëpo në bazë të përmbajtjes është shumë më e vështirë të dallohet norma juridike nga ajo shoqërore. Ai dallim më parë do të mund të ndjehej me intuitë se sa të shpjegohet racionalisht, pasi një raport i njëjtë shoqëror mund të rregullohet me normë juridike, njëkohësisht edhe me ndonjë normë tjetër shoqërore. Norma juridike është pjesë e rëndësishme, e pandarë e elementit normativ të sistemit juridik dhe njëkohësisht është element themelor i sistemit juridik.

Llojet e normave

Normat mund të ndahen në dy grupe kryesore; teknike dhe shoqërore. Të parat rregullojnë sjelljet e njerëzve në raportet e tyre me natyrën, ndërsa normat shoqërore rregullojnë marrëdhëniet e ndërsjella midis njerëzve. Normat shoqërore ndahen në ato materiale (ekonomike) dhe ideologjike (të vullnetshme ose volitive). Këto të fundit ndahen në norma juridike, politike, morale dhe fetare. Normat juridike ndahen në norma të përgjithshme dhe të veçanta. Normë e përgjithshme juridike – është rregulli që u adresohet të gjithë qytetarëve në territorin shtetëror. Këto norma juridike u përkasin numrit të pacaktuar të rasteve, pra, i përfshin të gjithë individët të cilët gjenden apo mund të gjenden në të njëjtën situatë të rregulluar paraprakisht me normë. P.sh normat “ndalohet vrasja”, “të gjithë qytetarët duhet të paguajnë tatim”, etj. Norma e veçantë juridike – është rregulli që u adresohet grupit të veçantë të qytetarëve, pra jo të gjithëve, ndërsa disa autorë mendojnë se me anë të normës së veçantë rregullohet vetëm një rast i caktuar. P.sh. “A-ja për veprën e kryer dënohet me 8 muaj burg”. Norma në fjalë, e studiuar imtësisht, është normë juridike individuale, pasi zgjidh apo rregullon vetëm rastin në fjalë i cili është i papërsëritshëm. Ndërsa, norma juridike e veçantë i dedikohet grupit të veçantë të qytetarëve.

Normat juridike konkretizohen në rregullimin e marrëdhënieve të caktuara shoqërore, sipas degëve të veçanta të së drejtës. Sipas mendimit të përgjithshëm që ekziston në literaturë juridike, norma juridike, pavarësisht nga forma në të cilën shprehet (ligj, akt nënligjor, zakon etj.) përbëhet nga tri elemente ose pjesë përbërëse: hipoteza, dispozita dhe sanksioni. Ka shume raste që një norme juridike, e shprehur në një nen të veçantë të një ligji, i përmban të tri elementet e saj. Mirëpo duhet patur parasysh se norma nuk përputhet gjithmonë me tekstin e një neni të një ligji dhe në shumicën e normave juridike hipoteza nuk tregohet shprehimisht, por nënkuptohet, rrjedh logjikisht nga vetë përmbajtja e normës. Gjithashtu një nen mund të përmbajë njëkohësisht disa norma juridike si dhe elementet përbërës të normës juridike ngandonjëherë shprehen në disa nene. Ndër tri elementet e normës juridike, dispozita është elementi i saj thelbësor dhe i domosdoshëm, përderisa norma juridike është një rregull sjellje që shprehet pikërisht në dispozitën.

Metodat e zbatimit të normës së përgjithshme për raste konkrete.

Norma juridike duke sanksionuar marrëdhënie të caktuara midis njerëzve, si dhe duke i rregulluar këto marrëdhënie kërkon edhe zbatimin e saj. Kur një subjekt gjendet në situate të caktuar për të cilën konsideron se parimisht është rregulluar sipas normës së përgjithshme, për të cilën nuk ekziston norma individuale, ai është i detyruar që normën e tille ta zbatojë për situatën e dhënë konkrete ose është i autorizuar që të veproje ashtu çfarë mendon se është në interesin e tij. Me fjalë të tjera, sjellja e tij mund të jetë e rregulluar me normën e dhënë qoftë në formë të detyrimit juridik ose në formë të autorizimit juridik (E drejta subjektive, respektivisht kompetenca). Këtu janë të mundshme dy situata; e para, edhe pse e rrallë, mundet që norma e përgjithshme të jetë e qartë dhe nuk nevojitet të individualizohet dhe konkretizohet me anë të normës individuale me qëllim që subjektet përkatëse të fillojnë të veprojnë sipas saj. Pra, janë të detyruar apo autorizuar që në mënyrë të drejtpërdrejtë të veprojnë sipas normës së përgjithshme edhe nëse paraqitet kontesti në lidhje me zbatimin e saj, duhet krijimi i normës së veçantë. Por, përpos kësaj, shumica e normave të përgjithshme nuk janë mjaft të saktësuara, ndaj nevojitet që nëpërmjet normës individuale të konkretizohet dhe individualizohet. Kjo është situata e dytë, ku norma e përgjithshme nuk mund të zbatohet në mënyrë të drejtpërdrejtë për rastin konkret, por, më parë konkretizohet dhe individualizohet me anë të normës individuale. Në këtë pjesë të dytë zbatohet drejtpërdrejtë norma individuale, ndërsa norma e përgjithshme zbatohet gjatë krijimit të saj. Pavarësisht se për cilën situatë është fjala, gjithnjë gjendet mundësia e zbatimit të dy metodave të ndryshme mbi zgjidhjen e saj, d.m.th. për zbatimin e normës së përgjithshme për rastin konkret.

Rasti i parë është i nocioneve nga jurisprudenca, respektivisht shkolla formalo-juridike e interpretimit. Interpretimi i ligjit ka si kriter bazë mbrojtjen e parimit të ligjshmërisë kundër çdo lloj subjektivizmi që çon në arbitraritet. Në pajtim me këtë metodë, mjafton një veprim i vogël logjik që të vërtetohet se një normë e përgjithshme i përket rastit konkret të ofruar dhe ky veprim është deduksioni (nga e veçanta në të përgjithshmen). Këtu pra, ai i cili e zbaton normën e përgjithshme në rastin konkret merret ekskluzivisht me domethënien e brendshme te normës, respektivisht me sistemin e te drejtës, si dukuri përkatëse intelektuale dhe nuk ekziston kurrfarë nevoje qe t’i referohet asaj qe është jashtë normës, respektivisht te drejtës. Kjo metode ne praktike është treguar si e papërshtatshme, sepse ne një numër te madh te rasteve arrijnë deri te interpretimi e zbatimi i gabuar i normës, d.m.th. deri te mos përmbushja e qëllimit te te drejtës.

Metoda e dyte është metoda e induksionit, te cilën e zbatojnë te gjitha shkollat sociologjike te interpretimit duke filluar prej jurisprudencës se interesit deri te shkolla e te drejtës se lire. Sipas kësaj metode fillohet nga realiteti shoqëror dhe qëllimi i te drejtës qe duhet te realizohet, respektivisht prej rolit te te drejtës ne shoqëri, dhe duke pasur parasysh situatën dhe qëllimin konkret, kërkohet ne sistemin juridik ajo normë e përgjithshme e cila këtë qellim e përmbush me se miri. Kur kjo do te zbulohet apo gjendet, atëherë është krejt e njëjte se a mund te zbatohet drejtpërdrejt apo ne bazë te saj duhet te krijohet norma e veçantë apo individuale. Siç duket, asnjëra prej metodave nuk do të ishin të mira nëse zbatohen veçmas si të ndara, pra duke përjashtuar njëra tjetrën. Metoda e drejtë qëndron në lidhshmërinë e njërës metode me tjetrën, pasi nëse deduksioni e varfëron të drejtën dhe me ketë edhe e ngushton rolin e saj, induksioni ekskluzivisht mund të na çoje në interpretimin e lirë te se drejtës, e cila siç dihet çon drejt pasigurisë dhe pasojave të tjera të dëmshme. Por, pavarësisht zbatimit te metodës se deduksionit dhe induksionit, ne te dy rastet është e nevojshme te vërtetohet, së pari që: me te vërtetë ekziston norma e përgjithshme e cila e rregullon rastin e tille dhe, së dyta: cila është kjo normë, respektivisht, si është e shprehur me saktësi, cila është domethënia e drejte e saj? Këto dy gjera janë të lidhura dhe nuk paraqesin asgjë tjetër përveçse dy aspekte të së njëjtës gjë. Pasi, nëse nuk dihet se si shprehet me saktësi norma e cila merret parasysh qe te zbatohet për rastin konkret, atëherë nuk dihet nëse edhe kjo është e rregulluar me anën e normës se përgjithshme.

Ne mënyre qe te vërtetohet nëse është rregulluar një rast me normën e përgjithshme, duhet te kryhen dy lloj veprimesh, respektivisht te zbatohen dy llojet e metodave. Lloji i parë paraqet metodat me të cilat vërtetohet ekzistimi i normave dhe i domethënieve te vërteta te tyre. Me ketë zgjidhen çështjet juridike (quaestio iuris). Këto veprime, respektivisht metoda janë thjeshte mendore – mblidhen normat te cilat merren parasysh ne baze te njohurive te mëparshme duke ju nënshtruar hulumtimit te imtesishëm te domethënies dhe interpretohen me ane të metodës dogmatike. Lloji i dytë i veprimeve i përket çështjeve faktike, d.m.th. ndodhive përkatëse, respektivisht gjendjes reale të dukurive (quaestio facti) të cilat zgjidhen me anë të metodave reale përkatëse.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi