Dyshime për hapjen e negociatave

Nga Adelheid Woelfl, Der Standard, 17 shkurt 2018

Tymi i bardhë i bombave tymuese përvijohet ashpër nën qiellin blu të shndritshëm të pranverës. Të shtunën u zhvilluan demonstrata në Tiranë nga opozita shqiptare, Partia Demokratike, kundër qeverisë socialiste të udhëhequr nga Edi Rama. Disa policë dhe protestues u plagosën nga përleshjet. Demonstruesit u përpoqën që të pushtonin ndërtesën e qeverisë dhe policia përdori gaz lotsjellës. Demonstrata e së shtunës ishte vetëm kulmi i muajve të tërë me protesta nga grupime të ndryshme shoqërore kundër veprimeve shpesh jotransparente dhe arbitrare të autoriteteve. Prandaj demonstratat nuk janë vetëm një prelud i zgjedhjeve lokale që do mbahen në qershor. Muajt e fundit, studentët në Tiranë dolën rregullisht në rrugë kundër tarifave të larta të shkollimit dhe kushteve të papranueshme në konviktet studentore.

Kompensimet e munguara

Një tjetër protestë u shfaq rreth një projekti për të ndërtuar një autostradë të re në kryeqytet. Për të ndërtuar unazën rreth qytetit, duhej të shkatërroheshin disa ndërtime. 300 familje të prekura u ankuan se nuk po merrnin kompensimin e mjaftueshëm financiar. Për disa javë, ata bllokuan rrugët në Tiranë. Artistët dhe aktivistët gjithashtu protestuan kundër prishjes së planifikuar të Teatrit Kombëtar në zemër të qytetit. Planet për Teatrin e ri Kombëtar provokuan kritika, protestuesit u ankuan se kriteret për një tender të hapur nuk u përmbushën. Opozita gjithashtu kritikoi projekte të tjera qeveritare për të njëjtën arsye: linja ajrore Air Albania dhe aeroporti i planifikuar në Vlorë do të realizohen me ndihmën e investitorëve turq. Ndërkohë, ministri i Jashtëm holandez është gjithashtu i përfshirë në këtë çështje. Ekziston supozimi se projektet Air Albania dhe aeroporti i Vlorës shkelin Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit të Shqipërisë me BE-në, sipas Blok. Komisioni Europian gjithashtu kërkon të dëshirojë me qeverinë për mënyrën se si bëhen tenderimet publike në Tiranë.

Fillimi i bisedimeve për pranimin në BE

Nuk është e qartë nëse vendet e BE do të votojnë për nisjen e bisedimeve për pranimin në BE gjatë mbledhjes së Këshillit të BE në qershorin e ardhshëm- Franca dhe Holanda janë rreptësisht kundër çdo zgjerimi. Shqipëria, megjithatë, është në një grup me Maqedoninë Veriore. Për shkak të marrëveshjes historike të emrit me Greqinë, shumë argumentojnë se duhet të fillojnë të paktën bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut. Edi Rama e ka zgjeruar vitet e fundit fuqinë e socialistëve- opozita, edhe për shkak të gabimeve të saj, është dobësuar. Por Rama ka nisur edhe një reformë të rëndësishme gjyqësore- shumë prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar kanë liruar postet e tyre. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese nuk është më funksionale për shkak të vetingut të gjyqtarëve. Reforma në drejtësi ka krijuar në mënyrë indirekte një vakum ligjor, që është shfrytëzuar politikisht nga disa.

Përparimet e Shqipërisë së Madhe

Rama, që ka shtuar gjithmonë e më shumë tonet e Shqipërisë së Madhe dhe që flet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë- edhe pse kjo shkel Kushtetutën e Kosovës dhe planin e Ahtisarit, është i njohur për pozitat e tij dominuese. Kohët e fundit, Rama shkarkoi ministrin e Jashtëm gjerësisht të njohur, Ditmir Bushati, për shkak se ai kishte kundërshtuar shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Një shkëmbim i tillë territoresh, që do të shkelte Kushtetutën dhe planin e Ahtisarit, nxitet nga një pjesë e administratës së Trump dhe nga lobistët europianë. Për shkak se demarkacioni i ri duhet të bazohet në kritere etnike- të cilat BE dhe Perëndimi i ka përjashtuar deri më tani- në rajon kanë nisur të kenë frikë të madhe.

/Der Standard

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi