Duhet rimendim i politikave të jashtme të BE

Nga Branko Milanovic, botuar në Social Europe, 12 shkurt 2019

Një ndër arsyet kryesore pse admirohet Bashkimi Europian është se ka krijuar kushte të atilla që bëjnë të pamundur luftën midis anëtarëve të tij. Kjo nuk është një arritje e vogël për një kontinent që ka qenë në gjendje gjysmë të përhershme lufte për dymijëvjecarët e kaluar.

Kjo nuk vjen vetëm sepse tani nuk mund t’i imagjinojmë dot më kundërshtarët e zakonshëm të shekullit të 19 dhe 20 si Franca dhe Gjermania kundër njëri tjetrit në luftë. Por, e njëjta gjë vlen dhe për beteja të tjera më pak të njohura të cilat kanë cuar në derdhje gjaku: midis Polakëve dhe Gjermanëve, Hungarezëve dhe Rumunëve, Grekëve dhe Bullgarëve. E pakonceptueshme është nisja e një lufte midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Spanjës mbi Gjibraltarin, si përsëritje e luftës mes Falklandëve dhe Malvinasve.

Destabilizim

Të paktën këto dy dekadat e fundit, krijimi i një qëndrueshmërie të brendshme gjeopolitike nuk ka sjellë një qëndrueshmëri të jashtme gjeopolitike midis anëtarëve dhe jo anëtarëve të Bashkimit Europian. Shumica e shteteve më të mëdhaja të Bashkimit Europian (Mbretëria e Bashkuar, Polonia, Italia, Spanja) morën pjesë shumë zellshëm, disa herë, në Operacionin për Çlirimin e Irakut, i cili solli në vdekjen e gjysmë milioni njerëzish, destabilizoi Lindjen e Mesme akoma dhe më tepër prodhoi Shtetin Islamik.

Më pas, dukshëm duke mos mësuar nga ky dështim, Franca dhe Italia morën pjesë në një ndryshim tjetër regjimi, kësaj rradhe në Libi. Ky i fundit rezultoi në anarki, një tjetër luftë civile, dy qeveri konkurrente për pushtet, dhe një bllokim të Këshillit të Sigurisë në Bashkimin Europian për vite me rradhë – sepse është e qartë se Kina dhe Rusia nuk do të votojnë pro një ndërhyrjeje ushtarake perëndimore në të ardhmen e afërt.

Luftërat e krahut të gjatë nga Libia në Afghanistan, ku morën pjesë fuqitë e Bashkimit Europian, ishin shkaku i vorbullës së madhe të refugjatëve të para disa viteve, e cila vazhdon dhe sot. (Sic kam shkruar në një artikull tjetër, shkaqet e vërteta të migrimeve të shumta janë, nga njëra anë, hapësira e madhe e të ardhurave mes Europës, dhe nga ana tjetër Afrika dhe ‘Lindja e Mesme e Madhe’; por shpërthimet e papritura u shkaktuan nga luftërat).

Një shembull tjetër i gjenerimit të jostabilitetit është Ukraina, ku qeveria e atëhershme e Viktor Yanukovyç, pas vonimit të firmosjes së një marrëveshjeje nga BE, u hoq nga fuqia në 2014 në një goditje të befasishme organizuar nga një lëvizje vendase dhe e mbështetur nga BE. Është e qartë se rezultati i kundërt, që do të rezultonte me firmosjen e marrëveshjes mes Bashkimit Europian dhe Ukrainës dhe evitimin e një lufte në Ukrainën lindore, me Krimean akoma pjesë e Ukrainës, do të ishte shumë më i kënaqshëm sesa situata e tanishme, e cila kërcënon përshkallezimin e luftës në dimensione akoma dhe më të mëdha.

Së fundmi, është rasti i Turqisë, e cila është në një marrëveshje asocimi me Komunitetin Ekonomik Europian që nga viti 1963, dhe pret një marrëveshje në “paradhomë” për më shumë se gjysmë shekulli. Periudha fillestare e ngritjes në fuqi të Recep Tayyip Erdoğan u karakterizua nga politika pro Europiane, e ndezur nga një dëshirë për të krijuar një “demokraci Islamike”, teksa demokracitë e Krishterë të Italisë dhe Gjermanisë degradonin, dhe një kontroll civil mbi ushtrinë. Por mbas ndërgjegjësimit se, si pasojë e përmasave të mëdhaja dhe me siguri fesë dominante, Turqia nuk do të njihej kurrë si pjesë e Europës, e çoi Erdoganin, gradualisht, të lëvizë në një drejtim tjetër — pa asnjë shans që të kthehet sërish në një qëndrim pro Europian.

Periudha e pafundme e pritjes, me negociata të ngjashme të përzgjatura mbi 35 kapituj që duhen përqafuar nga vendet kandidate dhe të gjithë 28 (ose së shpejti 27) anëtarët e BE, është bërë zanafilla e zemërimit të BE në Ballkan. Kohët kur Greqia mund të bëhej anëtare e BE vetëm mbas dy muajsh negociatash dhe arritjes së një marrveshjeje me presidentin e Francës, Valéry Giscard d’Estaing, dhe kancelarit Gjerman, Helmut Scmidt. Bllofi Europian — i cili nuk ofron asnjë përfitim mbi vendet e Ballkanit — megjthëse i fshehur mbas një velloje negociatash, u ekspozua më së fundmi nga udhëheqësit e Kosovës, kur nisi një luftë tregtare me Serbinë. Bashkimi Europian shprehu pakënaqësi, por u injorua. Në të shkuarën, as Kosova, as ndonjë shtet tjetër Ballkan as nuk do të guxonte të dilte kundër Europës kaq haptazi.

Ngadalë dhe me hezitim

E gjithë kjo do të thotë së Europa ka nevojë për një politikë të jashtme shumë më të mirëmenduar, e cila respekton fqinjët e saj. Ka disa shenja që BE po lëviz në këtë drejtim por procesi po ecën ngadalë dhe me hezitim. Një marrëveshje kolaterale me Afrikën është e nevojshme për të rregulluar migrimin nga një kontinent me popullësinë me rritjen më të madhe dhe të ardhurat më të vogla. Është mëse i nevojshëm një investim Europian në politika të rëndësishme, jo në konferenca. Në vend të ankesave mbi iniciativën “Një rrip, një rrugë” të Kinës, Europa duhet ta imitojë, dhe nëse dëshiron të paraprijë ndikimit politik Kinez, duhet të investojë para nga xhepi i saj për të bërë më shumë miq Afrikan. Një sërë politikash proaktive duhet të implementohen dhe në kurrikulën e initicitavës Mesdhetare, teksa duhet të hiqet dorë nga opsionet ushtarake në rajon në të njëjtën mënyrë siç është bërë brenda BE.

Kur vjen puna tek anëtarët potencial, si nga Ballkani, nga republikat e ish Bashkimit Sovietik, bisedat e stërzgjatura duhet të zëvendësohen ose nga një delegacion i vecantë papritshmëri për anëtarësim nëBE, ose nga negociata më të qarta me limit kohor për anëtarësim. Të dy opsionet do të menaxhonin pritshmëritë më mirë dhe do të evitonin ndjesi negative dhe ankth nga këto vende.

Sfida më e rëndësishme është marrëdhënia me Turqinë. Bashkimi Europian nuk ka një plan projekti për Turqinë mbas Erdoganit; e as nuk mund t’i ofrojë asgjë opozitës Turke, duke qenë se as BE vetë nuk është e qartë nëse e do Turqinë si anëtare ose jo. Është e qartë se një Turqi Europiane, me potencialin ekonomik dhe influencën politike në Lindjen e Mesme, do të ishte një aset i madh ekonomik e strategjik. Një Turqi e atillë do të sillej ndryshe në Siri dhe në Anatoli, sepse do të kishte një nxitje për të ndjekur rregullat Europiane.

Ky rimendim i politikave të BE përkundrejt fqinjëve, shkurtimisht, ka nevojë për tre elementë: ndihmë më të madhe në Afrikë, heqje dorë nga mbështetja e luftërave ose ndryshimit të regjimeve, dhe rregulla shumë më të qarta me limit kohor për biseda anëtarësimi.

Marrë nga Social Europe në: https://www.socialeurope.eu/external-instability

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi