Kapja e shtetit në Ballkan, BE: Duhet reforma në drejtësi

Në një studim prej 12 pikash, Ambasada Gjermane dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi, kanë arritur që të përcaktojnë prioritetet kryesore të Komisionit dhe Këshillit të Bashkimit Evropian në lidhje me integrimin e Ballkanit Perëndimor

Erjon Dervishi, botuar në Shekulli, 29 tetor 2018

Nevoja për ta afruar Ballkanin Perëndimor me Bashkimin Evropian, është bërë pjesë e shumë debateve dhe konferencave nëpër kancelaritë e shteteve të BE-së. Ajo që është e rëndësishme të theksohet është fakti se Bashkimi Evropian është në pritje të rezultateve dhe kritereve, të cilat duhet të plotësohen nga shtetet e Ballkanit Perëndimor. Këtë problematik ka përcaktuar edhe studimi i përgatitur nga ana e Ambasadës Gjermane si dhe strukturave dhe organizatave të ndryshme në Serbi. Ky është një program këshillues dhe rekomandues për vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe një manual për Komisionin Evropian, në mënyrë që të mos dështojë në procesin e zgjerimit të mëtejshëm me anëtarë të rinj. Pika që është më shumë e rëndësishme ka të bëjë me drejtësinë e Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë.

Pikat kryesore të studimit:

Zhvillimi i sundimit të ligjit dhe arritja e standardeve të BE-së në pavarësinë e gjyqësorit, si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe mbrojtjen e të drejtave themelore nga vendet e Ballkanit Perëndimor, duhet të jetë provë e gatishmërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Asnjë lehtësim nuk duhet të akordohet në këtë fushë. Me qëllim të ndryshimit të situatës së “kapjes së shtetit” në Ballkanin Perëndimor, Bashkimi Evropian duhet të identifikojë se ku ekziston një kapje e tillë shtetërore dhe të emërojë aktorët kryesorë në reformimin e strukturave të secilit vend. Reforma dhe funksionimi i drejtësisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor është kyç për përparimin drejt Bashkimit Evropian. Komisioni Evropian duhet që me guxim të reformojë strategjinë e saj të zgjerimit. Strategjia e Zgjerimit të BE-së, ka sjellë Zgjerimin në rrjedhën e politikës së BE-së si pjesë të agjendës së saj për një Evropë të re, cila mund të finalizohet në vitin 2025. Ajo duhet të japë një nxitje për forcat pro-evropiane dhe reformat në Kosovë, në përgjithësi, dhe në Serbi, Mal të Zi dhe Shqipëri në veçanti. Përfshirja e një date të mundshme për zgjerimin e mëtejshëm është një mundësi për politikën e BE-së drejt zgjerimit në Ballkanit Perëndimor. Megjithatë, ka arsye për të supozuar se nuk ka ndodhur ndryshimi strategjik i politikave në qasjen e BE-së ndaj zgjerimit, pasi nuk ka pasur ndryshime thelbësore në mënyrën se si procesi i pranimit u konceptua dhe u zhvillua në dekadën e fundit. Madje edhe pse vetë KE-ja deklaroi se një dritare historike e mundësisë për zgjerim tani ekziston, ajo ka humbur mundësinë për një afrim më të sigurt ndaj Ballkanit Perëndimor, të bëjë të mundur rritjen e  kredibilitetit të politikës së zgjerimit të BE në Ballkanin Perëndimor.  Bashkimi Evropian duhet të demonstrojë gatishmërinë politike për ta bërë zgjerimin funksional, vendosjen në qendër të politikës së saj duke i kushtuar burime dhe fonde, siç ishte rasti i viteve 1990. Bashkimi Evropian duhet të jetë gati për të vënë në dispozicion paratë e tij, ku programi i saj është si iniciativë për Strategjinë e Re të Zgjerimit të BE-së. Ato mbështeten më shumë në të ashtuquajturat masa të buta në adoptimin e politikave, institucioneve të reja, etj, ndërkohë që nuk janë aq të qarta për çështjet shtesë të financimit.

Komisioni Evropian duhet të ripohoi qasjen e bazuar në meritën për zgjerim, për shkak të boshllëqeve të pranimit pasi proceset midis vendeve të Ballkanit Perëndimor janë bërë shumë të gjera. KE ka të drejtë të këmbëngulë tre kushte thelbësore që janë të lidhura me progresin drejt BE-së për aderimin: respektimi i sundimi i ligjit, zhvillimi i mëtejshëm ekonomik dhe social dhe avancimi i bashkëpunimit rajonal. Insistimi në respektimin e sundimit të ligjit dhe të të drejtave themelore, është një nga arsyet pse ende ka mbështetje të madhe për integrimin në BE për rajonin. Megjithatë, KE-ja duhet të jetë e drejtpërdrejtë në emërtimin e praktikave konkrete dhe atyre që praktikojnë shtetin e kapur duke minuar sundimin e ligjit.

Metodologjia e fillimit të negociatave për anëtarësim duhet të ndryshohet, për të lëvizur shpejt drejt hapjes së kapitujve dhe zhvendosjes së shumicës së reformave të nevojshme, për të periudha pas hapjes së kapitullit. Rrugët, si një instrument i ri në procesin e anëtarësimit, duhet të futen në çdo fazë të pranimit, në mënyrë që të modernizohen reformat e nevojshme për arritjen e hapit tjetër. Mekanizmat ekzistues duhet të rriten për t’i dhënë rezultate më të mira këtij procesi. Propozimet e paraqitura në këtë dokument do të lehtësonin arritjen e standardeve të kërkuara politike dhe teknike pa krijuar shkurtesa ose dobësuar kriteret.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi