Ndryshimi është i pashmangshëm dhe jo vetëm i nevojshëm

Janis Varufakis, botuar në The Conversation, 14 Nëntor 2016

janisZgjedhja e Donald Trump simbolizon vdekjen e një epoke të jashtëzakonshme. Kjo ishte një kohë kur ne pamë spektaklin e ҫuditshëm të një superfuqie, SHBA-së, përsa i përket deficitit  të saj lulëzues. Gjithashtu, ka qënë e paharrueshme edhe për shkak të dyndjes së dy miliardë punëtorëve nga Kina dhe Evropa Lindore në zinxhirët e furnizimit të kapitalizmit ndërkombëtar.

Suksesi i Trump vjen si pasojë e dështimit të dinamikës. Mandati i tij presidencial përfaqëson një humbje për demokratët liberalë kudo në botë, por na jep një mësim të rëndësishëm ashtu si dhe shpresë drejtuar progresistëve.

Nga mesi i viteve ‘70 deri në vitin 2008, ekonomia e SHBA-së e ka mbajtur kapitalizmin botëror në një ekuilibër të paqendrueshëm dhe fare pak të balancuar. Ky vend thithte në territorin e tij eksportet neto të ekonomive si Gjermania, Japonia dhe më vonë Kina, duke i ofruar fabrikave më efikase  një kërkesë të domosdoshme. Si u pagua deficit i kësaj tregtie në rritje? Nga kthimi i 70 përqind të fitimeve të realizuara nga korporatat e huaja në Wall Street që do të investoheshin në tregjet financiare të Amerikës.

Për të ruajtur këtë mekanizëm riciklimi në punë, Wall Street-it iu desh të shprangosej nga të gjitha  detyrimet; ato çka mbeteshin nga “Marrëveshja e Re” e Presidentit Rusvelt dhe asaj të pas-luftës “Bretton Woods” që luanin rolin e rregullatorit të tregjeve financiare. Kjo është arsyeja përse zyrtarët e Uashingtonit janë shumë entuziastë për derregulimin e financës: Wall Street ka mundësuar shtegun përmes së cilit flukset e kapitaleve në rritje nëpër botë  ekuilibronin deficitet e SHBA-së, që ishin, nga ana tjetër, duke i siguruar botës një kërkesë absolute për stabilizim të procesit të globalizimit. E të tjera.

Çfarë po ndodh?

Në mënyrë tragjike dhe njëkohësisht shumë të parashikueshme, Wall Street-i vazhdoi të ndërtonte piramida të padepërtueshme të parave private (të njohura si derivativë të strukturuar) në majë të së cilave gjendej fluksi i kapitalit në rritje.

Ishte momenti i vitit 1929 të brezit tone. Bankat Qendrore, të udhëhequra nga guvernatori i US Fed, Ben Bernake, një student i viteve ‘30 të Depresionit të Madh, ngurruan të parandalonin përsëritjen e 1930 duke zëvendësuar paratë e zhdukura private me kredinë e butë publike. Lëvizja e tyre parandaloi Depresionin e Madh (përveç lidhjeve me vendet më të dobta si Greqia dhe Portugalia), por nuk pati kapacitetin për të zgjidhur krizën. Bankat u vunë në lëvizje dhe deficiti tregtar i SHBA-së u rikthye si në nivelet e përpara 2008. Por, kapaciteti i ekonomisë amerikane për të ekuilibruar botën kapitaliste u zhduk.

Përfundimi është Deflacioni i Madh Perëndimor që shënohet nga norma shumë të ulta interesi negativ, çmime në rënie dhe zhvlerësim të punës. Si përqindje e të ardhurave globale, kursimet totale të planetit gjenden në një nivel botëror rekord, ndërkohë që investimet globale janë në pikën e tyre më të ulët.

Kur  akumulohen shumë kursime të painvestuara, çmimi i parasë ( i normës së interesit)  ka tendencën të bjerë. Kjo shtyp investimin dhe bota përfundon në investime të ulta, kërkesë  dhe kthim të ulët në ekuilibër. Ashtu si në fillimet e viteve ‘30, ky mjedis rezulton i dhënë pas ksenofobisë, populizmit racist dhe forcave centrifugale që po copëtojnë institucionet që ishin krenaria dhe gëzimi  i strukturave drejtuese globale. Hidhini një sy Bashkimit Evropian ose Partneritetit Transatlantik për Tregti dhe Investime (PTTI).

Një marrëveshje e keqe

 Përpara vitit 2008, punëtorët në SHBA, në Britani dhe në periferi të Evropës u qetësuan me premtimin e “shtimit të kapitalit” dhe kredisë së butë. Vlera e shtëpivë të tyre, siç iu thoshin, vetëm do të rriteshe, duke zëvendësuar kështu rritjen e pagave.  Në të njëjtën kohë konsumerizmi i tyre mund të depozitohej nga hipoteka të dyta, karta krediti dhe cdogjë tjetër. Çmimi ishte miratimi i tyre për tërheqjen graduale të procesit demokratik dhe zëvendësimin e tij me një  synim “teknokracie”, duke i shërbyer besnikërisht dhe pa asnjë brejtje ndërgjegje interesit të 1 përqindëshit. Tani, kur kanë kaluar 8 vjet nga 2008, këta njerëz janë të zemëruar dhe po hakmerren.

Fitorja e Trump kompleton plagët vdekjeprurëse që kjo epokë ka vuajtur që prej vitit 2008. Por epoka e re që mandati presidencial i Trump po inaguron, e paralajmëruar nga Brexit, nuk është aspak e re. Në të vërtetë, ajo është një variant postmodern i dekadës së viteve ‘30, e karakterizuar nga deflacioni, ksenofobia dhe ndarja-udhëheqje e politikave. Fitorja e Trump nuk është një rast i izoluar. Padyshim që do të riforcojë politikat toksike të lëshuara nga Brexit; fanatizmi i hapur i Nikolas Sarkozi dhe Marine Le Pen në Francë; lindja e Alternativës për Gjermaninë (Alternative für Deutschland); “ demokracitë joliberale” që janë shfaqur në Evropën Lindore si dhe Agimi i Artë në Greqi.

Fatmirësisht Trump nuk është Hitleri dhe historia kurrë nuk përsëritet njësoj. Gjithashtu, biznesi i madh nuk po financon Trump dhe kolegët e tij evropianë ashtu siç investonte Hitlerin dhe Musolinin.

Ashtu si në vitet ‘30, edhe periudha e tanishme karakterizohet nga një rritje e finanzializimeve të tipit  Ponzi me borxhe të tepruara dhe projektime të gabuara monetare që çuan drejt një krize bankare dhe deflacioni, dhe ushyqen një kombinim të nacionalizmit racist dhe populizmit. Njësoj si në vitet ’30, edhe tani strukturat e dështuara drejtojnë armët e tyre nga progresistët, si Bern Sanders ose qeveria e parë e Sirizas në 2015, dhe janë duke u shndërruar në nacionalistë racistë ndërluftues.

Përgjigjia globale

A mundet fantazma e këtij nacionalzmi ndërkombëtar të eleminohet ose të mundet nga sistemi drejtues globale? Duhet shumë mirëbesim të mendosh se mundet, duke parë mohimin e thellë ndaj këtij sstemi dhe dështimet e vazhdueshme të kordinimit. A ka ndonjë alternativë? Besoj se po: një ndërkombëtar progresist që i reziston izolimit dhe promovon humanizmin ndërkombëtar përfshirës në vend të mbrojtjes së strukturave neoliberale për të drejtat e kapitalit që do globalizohen në të ardhmen.

Në Evropë kjo lëvizje ekziston tashmë dhe është themeluar në Berlin shkurtin e kaluar, Demokracia në Lëvizjen Evropiane 2025 (DiEM25) po përpiqet të realizojë atë që brezi i shkuar i evropianëve dështoi të bënte në 1930. Ne duhet të arrijmë demokratët përtej kufijve dhe linjave të partive politike duke i kërkuar atyre që të bashkohen, të mbajnë kufijtë dhe zemrat e hapura,ndërkohë që planifikimi i ndjeshëm i politikave ekonomike i lejon Perëndimit të përqafojë sërisht nocionin e ndarjes së mirëqënies, pa rrezikun shkatërrimtar të së kaluarës.

Por vetëm Evropa nuk mjafton. DiEM25 është duke nxitur progresistët në SHBA, të cilët mbështeten nga Bern Sanders dhe Xhil Shtejn në Kanada, dhe mbështetësit e tyre në Amerikën Latine për t’u bashkuar në një Lëvizj Demokratike të kontinentit amerikan.

Fitorja e Trump ka dhe anën e vetë pozitive. Ajo tregon se ne gjendemi në një udhëkryq ku ndryshimi është i pashmangshëm dhe jo vetëm i nevojshëm. Por që të sigurohemi se nuk është lloji i ndryshimit që kemi ka vuajtur që nga 1930, na nevojiten lëvizje që krijojnë progres ndërkombëtar dhe e shtyjnë pasionin dhe arsyen në shërbim të njerëzimit.

Janis Varufakis është ekonomist, akademik dhe politikan. Ai ka mbajtur postin e Ministrit të Financave nga Janari  deri në Korrik të viti 2015, kur dha dorëheqjen. 

Artikulli origjinal është publikuar në The Conversation

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi