KE vlerëson rritjen ekonomike të Shqipërisë

Sipas mediave, 16 nëntor 2016

1479305615vlcsnap-2016-11-16-15h10m06s193-300x180

Pas Fondit Monetar Ndërkombëtar, edhe Komisioni Europian ka dhënë vlerësime pozitive për ecurinë e ekonomisë shqiptare gjatë këtij viti.

“Megjithëse ambienti i jashtëm ishte sfidues, rritja reale e prodhimit kombëtar ishte 2.8 për qind vitin e kaluar dhe u përshpejtua më tej në tremujorin e parë të 2016-s”.

Por Komisioni i kërkon qeverisë të vazhdojë politikën e uljes së borxhit, për të reduktuar rreziqet e financave publike dhe ekonominë kombëtare.

Pas vitit 2011, borxhi publik ka ardhur në rritje duke kapërcyer mbi 70 për qind e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Kjo shifër mbetet më e lartë se vendet e tjera, megjithatë, këtë vit borxhi pritet të bjerë.

Sipas Komisionit, falë edhe bashkëpunimit me Fondin Monetar, dy vitet e fundit Shqipëria ka ndërmarrë një sërë masash për të përmirësuar qeverisjen fiskale dhe ulur rreziqet në ekonomi.

“Në qershor të vitit 2014 u miratua një rregull fiskal, i cili detyron qeverinë të ulë borxhin vit pas viti, deri në 45 për qind të prodhimit kombëtar”.

Por veç borxhit, një tjetër burim rreziku sipas raportit mbetet niveli i lartë i kredive të këqija, i cili frenon bankat të japin kredi. Për këtë, Komisioni iu kërkon autoriteteve të vazhdojnë zbatimin e planit kombëtar për uljen e kredive të këqija dhe të inkurajojnë përdorimin më të madh të lekut në sistemin financiar./TCh/

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi