Argumentet për të votuar qëndrimin në BE

Nga The Economist, 15 qershor 2016

Eu-GB

BE-ja është gjithashtu një forcë politike në botë, një klub i demokracive që i jep Britanisë statusin e zgjeruar në tryezën e bisedimeve globale. Asnjë nga aleatët tanë, brenda ose jashtë BE-së, nuk duan që Britania të largohet.

Sondazhet e deritanishme tregojnë se Britania e Madhe do të votojë për t’u larguar nga Bashkimi Europian në 23 qershor. Edhe “tregjet e kumarit” për të cilat investitorët i konsiderojnë si sinjale të vërteta të gjendjes, janë duke lëvizur në të njëjtën mënyrë. Pra, është koha e duhur tashmë për këtë bloger, që të argumentojë mbi çështjen e qëndrimit.

Le të nisim me një rast pozitiv. Bashkimi Europian u krijua (fillimisht si një treg i përbashkët dhe më vonë si EEC) në prag të dy luftërave botërore, të cilat shkatërruan ekonominë e Europës dhe e lanë kontinentin të ndarë midis Lindjes dhe Perëndimit. Ajo ka bërë shumë përpjekje që vendet ish-komuniste të bashkoheshin përsëri. E drejta për të jetuar dhe punuar është një nga të drejtat që 1.3 milionë britanikë e përfitojnë aktualisht (dhe është diçka që fëmijët tanë mund të përfitojnë ende).

Britania fillimisht u përmbajt nga projekti por pastaj kaloi një dekadë duke u përpjekur për t’u bashkuar, pasi performanca e saj e dobët ekonomike u bë e qartë, mes viteve 1946 dhe 1965 GDP për frymë u rrit me gjysmën e normës së vendeve të industrializuara. Që nga bashkimi me BE, performanca relative ekonomike e Britanisë është përmirësuar, PBB për frymë është rritur më shpejt se sa Franca, Gjermania dhe Italia, që nga viti 1973. A është e gjithë kjo rënie prej BE? Me siguri që jo. Kjo është e vështirë për t’u argumentuar sikurse bëjnë disa, të cilët pohojnë se BE-ja ka dëmtuar rritjen ekonomike të Britanisë.

BE-ja është gjithashtu një forcë politike në botë, një klub i demokracive që i jep Britanisë statusin e zgjeruar në tryezën e bisedimeve globale. Asnjë nga aleatët tanë, brenda ose jashtë BE-së, nuk duan që Britania të largohet. Për të gjithë nostalgjikët e bisedimeve ekonomike të aleancës ekonomike me Commonwealth, kryeministri indian Narendra Modi, e ka bërë të qartë se ai dëshiron që Britania të qëndrojë. Tregu i përbashkët, diçka që Margaret Theçër e loboi si një prej avantazheve ekonomike të Britanisë, i lejon të gjitha kompanitë të bëjnë tregti rreth Britanisë njësoj si të gjitha kompanitë e tjera. 44% e eksporteve tona të shkojnë në BE dhe 48% e investimeve të huaja direkte në Britani vijnë nga BE-ja. A do të zhduken të gjitha këto me Brexit? Sigurisht që jo. Por kjo do të ndikojë negativisht. Ky përfundim vjen nga një sondazh i Ernst & Young për investitorët e huaj (kompani që ndërtojnë zyrat dhe fabrikat e tyre këtu). Me 72% të investitorëve që tregojnë interes për t’u bashkuar në tregun e përbashkët Europian si një aktivitet të rëndësishëm për Britaninë e Madhe, referendumi ka potencial për të ndryshuar perceptimet e Britanisë së Madhe në mënyrë dramatike, duke paraqitur një rrezik të madh për investimet e huaja direkte. Studimi ynë tregon se 31% e investitorëve do të ngrijnë investimet e tyre ose do t’i reduktojnë ato deri sa të bëhen të njohura rezultatet. Po për sa iu përket argumenteve që parashtrohen për largimin? E para është se Britania është e “mbirregulluar” për shkak të anëtarësimit të saj në BE. Por kjo nuk është ajo se çfarë paraqesin krahasimet ndërkombëtare. Anketa e Bankës Botërore për lehtësinë e të bërit biznes, e rendit Britaninë në vendin e gjashtë, një vend më lart SHBA-së.

Asgjë nuk është e qartë për ato se çfarë aktivistët pro largimit duan të heqin. Një listë nga Daily Express, me tetë rregullat më të këqija të BE-së, përfshin parandalimin e mizorisë ndaj transportit të kafshëve, si dhe ndaj paketimit të tepërt, gjëra të cilat për britanikët duhet të kenë më shumë siguri ose të ishin më të kontrolluara. Kur aktivistët të cilët janë pro largimit flasin për rregulloret që duhet të hiqen, ata mund të përmendin po ashtu rregullat në lidhje me mbrojtjen e punëtorëve, diçka të cilën ata nuk e përmendin, për shkak të tjetërsimit të marrëdhënieve që mund të bëhen më klasën punëtore. Kohët e fundit, Partia Laburiste si dhe sindikatat për të drejtat e punëtorëve kanë filluar të zgjohen në këtë aspekt.

Të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare, duke përfshirë NATO-n dhe OBT-në përfshijnë bashkimin e saj. Do të ishte fantazi të mendoje se Britania mund t’i trajtojë shumë prej problemeve të mëdha që po hasin shumë vende (terrorizmi, ndryshimi i klimës, evazioni fiskal, krimi kibernetik) pa bashkëpunuar me vendet e tjera.

Bashkëpunimi do të thotë kompromis dhe kompromisi do të thotë se jo të gjithë mund të marrim atë që duam. Në një botë të globalizuar, Britania është e prekur nga politika amerikane e normës së interesit, politika ekonomike kineze, vendimet e botës arabe për prodhimin e naftës dhe shumë të tjera si kjo, do të ishte një fantazi të mendohet se mund të merret kontrolli i çdo gjëje. Askush nuk mund të ketë kontroll. Pastaj është çështja e kontributit të buxhetit të BE-së. “Leave” ka përdorur 19 miliardë £, ose 350 milion paund në javë, shifër të cilën kreu i Autoritetit të Statistikave ka konsideruar dy herë si “potencialisht mashtruese”. Një zbritje është aplikuar para se Britania të dërgojë paratë në BE, ku më pas rreth 5 miliardë paund do të kthehen në formën e granteve dhe subvencioneve rajonale të industrisë. Kontributi i mbetur është rreth 1% të shpenzimeve qeveritare. Dhe IFS, një organizëm që çdo politikan ka qenë i lumtur të japë një kuotë për ta mbështetur në të kaluarën, vlerëson se goditja e të ardhurave tatimore britanike në rast të Brexit do të jetë shumë më e madhe se 8 miliard £. Nuk do të ketë “para ekstra” për të shpenzuar, në NHS apo ndonjë gjë tjetër.

Si mund ta dijë çdokush këtu lind pyetja? Sigurisht që askush nuk mund të jetë i sigurt për të ardhmen. Por organizmat e kanë analizuar këtë -Banka e Anglisë, FMN dhe OECD, të gjithë përmendin një goditje të aktivitetit ekonomik, duke marrë parasysh se gjërat e tjera do të mbeten të barabarta. Disa do të thonë se këta ekspertë kanë qenë të gabuar më parë. Por cila është alternativa? Një besim i verbër në pohimet e organizatës për largim njësoj si në rastin e Boris Johnson, i cili tha se paundi po rritej në momentin kur sterlina po largohej prej mekanizmit të kursit të këmbimit, ndërsa ajo në të vërtetë po zhytej. Ai nuk mund të merrej dot me të kaluarën le më të supozoj për të ardhmen.

Goditja ekonomike do të vijë prej pasigurisë së investitorëve dhe rënia e potencialit tregtar (ndërkohë ne po përpiqemi të kuptojmë se çfarë do të bëhet me marrëveshjen tregtare të Europës). Një problem tjetër me fushatës e Largimit është se çfarë marrëdhënieje do të ketë Britania me BE pas Brexit. Anëtarësimi në Zonën Ekonomike Europiane sikurse Norvegjia do të përfshijë investimin në buxhetin e BE-së dhe lirinë e lëvizjes. Shumica e deputetëve mund ta favorizojnë atë, por jo votuesit dhe rezultati mund të jetë kaos kushtetues. Jashtë EEA, aksesi i Britanisë në BE nuk do të jetë aq i mirë, veçanërisht për shërbime, zonë ku tregtia britanike është më e fortë.

Kjo nuk ka kuptim thonë nga fushata për largim. BE-ja do të dojë të na shesë mallra dhe do ta bëjë. Por Mbretëria e Bashkuar është një treg më pak i rëndësishëm për BE-në sesa është BE-ja për ne (thotë Jonathan Portesi, i cili llogarit se Britania përbën 16% të eksporteve të mallrave të BE-së).

Çdo biznesmen, i cili ka një klient që blen gjysmën e prodhimit të tij, duhet ta dijë se ku qëndron fuqia e kësaj marrëdhënieje. BE-ja nuk do të ofrojë asnjë marrëdhënie të veçantë për Britaninë nga frika e inkurajimit të largimeve të tjera dhe dekurajimit të atyre që do të qëndrojnë. Ata e kanë thënë këtë gjë në mënyrë të përsëritur. Të pohojnë të kundërtën do të thotë të rrezikojnë me jetesën e punonjësve britanikë.

Së fundmi, kemi ardhur te çështja e emigracionit, e cila mund të kushtojë më shumë vota. Është e trishtueshme që emigrantët, të cilët luajnë një rol të tillë pozitiv në Britani, janë duke u përqeshur në këtë mënyrë; sidomos kur ata japin një kontribut neto pozitiv në financat publike. Ky është një akt i rëndësishëm, në një kohë kur Britania përballet me një deficit dhe shumë prej nesh më shumë marrin sesa kanë investuar. Megjithatë, ka shumë probleme lokale, të cilat janë shtrirë por kjo është një gjë që qeveria britanike duhet ta trajtojë me më shumë burime. Kombet që mirëpresin emigrantët kanë përparuar në flasim për epokën e hershme moderne, ekonomia britanike e mori jetë në periudhën Huguenots, gjatë kohës së persekutimeve të tjera për të ndihmuar krijimin e industrisë tekstile.

Kjo është ndoshta pjesa më e pandershme e të gjithë fushatës së largimit. Këtu janë një grup kryesisht me konservatorë të tregut të lirë, të cilët argumentojnë se është qeveria e cila duhet të vendosë se kë duhet të punësojë një kompani. Në vend të flakjes së rregullave, një sistem i ri do të kujdeset për vendosjen e disa të rejave. Në çdo rast, vitin e kaluar më shumë njerëz erdhën në Mbretërinë e Bashkuar nga jashtë BE-së se sa nga brenda saj. Eliminimi i emigracionit nga BE nuk do ta zhdukë përgjithmonë problemin. Një gjë është e sigurt, se Turqia do të bashkohet me BE në të ardhmen e afërt, është një gënjeshtër; anëtarësimi në BE do të thotë nënshkrim i normave mbi liritë demokratike. Turqia po shkon në drejtim të kundërt.

Askush nuk e ka zgjidhjen e problemit mbi kontrollin e kufijve, kjo gjë është në kundërshtim me rregullat në Irlandë, e cila nuk ka vendosur kontroll mbi kufijtë. Ose në të kundërt, do të duhet të vendosim kontrolle kufitare, ose do të na duhet të lëshojmë me qira pikat e kontrollit në Irlandë. Irlandezët kanë lëvizje të lirë brenda BE-së; kështu që çdo qytetar i BE-së mund të kalojë përtej kufirit aktualisht. Po çfarë do të ndodhë nëse edhe Skocia largohet?? Zgjedhja do të jetë vendosja e kontrolleve kufitare në Carlisle ose lënia e një kombi tjetër të jetë në krye.

Në përmbledhje, anëtarësimi në BE, ndonëse jo i përsosur, e ka parë prosperitetin tonë në rritje (dhe këtu flasim për lirinë për të udhëtuar). Ne do të vendosim çdo gjë në rrezik në qoftë se largohemi, duke u nisur nga disa argumente të paqarta të fushatës së largimit, të cilat janë çorientuese dhe kontradiktore. Lëvizja aktuale nëpër tregje, ku prodhimi dhe vlera e të ardhurave janë në rënie, tregojnë se kjo gjë nuk ka nevojë për ekspertë, pasi janë njerëzit, ata të cilët e shikojnë se çfarë do të ndodhë me Mbretërinë e Bashkuar nëse ajo largohet. Qëndrimi është sigurisht alternativa më e mirë.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi