Financimi i shëndetit dhe arsimit për të gjithë

Nga Jeffrey D. Sachs, Project Syndicate | Nju Jork, 1 qershor 2016

Jeffrey_D_SachsNë vitin 2015, rreth 5.9 milionë fëmijë nën moshën pesë-vjeçare thuajse të gjithë në vendet në zhvillim vdiqën nga shkaqe që mund të parandaloheshin apo trajtoheshin lehtësisht. Dhe mbi 200 milionë fëmijë të vegjël dhe adoleshentë nuk shkojnë në shkollë fillore apo atë 9-vjeçare për shkak të varfërisë, përfshirë 110 milionë në vitet e para të klasës së pestë dhe të gjashtë, sipas një vlerësimi të fundit. Në të dyja rastet, vuajtja masive mund të marrë fund me një financim modest global.

Fëmijët në vendet e varfra vdesin nga shkaqet – si lindja e pasigurt, sëmundjet e parandalueshme nga vaksinat, infeksionet si malaria për të cilat ekzistojnë trajtime të kostos së ulët dhe mangësitë ushqimore – që thuajse janë eliminuar totalisht në vendet e pasura. Në një botë morale, ne do t’i përkushtonim përpjekjet tona më të zjarrta dhënies fund të këtyre vdekjeve.

Në fakt, bota ka bërë një përpjekje me gjysmë-zemre. Vdekjet e fëmijëve të vegjël kanë rënë ndjeshëm në gjysmë të 12.7 milionë që regjistroheshin në vitin 1990, falë financimit shtesë global për kontrollin e sëmundjeve, kanalizuar përmes institucioneve të reja si Fondi Global për Luftën ndaj AIDS, tuberkulozit dhe Malaries.

Kur rekomandova së pari një fond të tillë në vitin 2000, skeptikët thanë se më shumë para nuk do të kursenin jetët. Megjithatë Fondi Global provoi se ata gaboheshin: më shumë para parandaluan vdekjet e milionave nga AIDS, TB dhe malaria. U përdorën mirë.

Arsyeja përse vdekjet e fëmijëve ranë në 5.9 milionë, në vend të afërsisht me zero, është se bota dha vetëm gjysmën e financimit të nevojshëm. Ndërsa shumica e vendeve mund të mbulojnë nevojat e tyre shëndetësore me buxhetet e veta, vendet më të varfra nuk munden. Ato kanë nevojë për rreth 50 miliardë dollarë në vit ndihmë globale për të ngushtuar hendekun financiar. Ndihma aktuale globale për shëndetin është rreth 25 miliardë dollarë në vit. Ndërsa këto shifra janë vetëm të përafërta, na duhen edhe rreth 25 miliardë dollarë të tjerë në vit për të ndihmuar parandalimin e gjashtë milionë vdekjeve në vit. Është e vështirë të imagjinohet një ujdi më e mirë.

Përllogari të ngjashme ndihmojnë në vlerësimin e financimeve globale që duhen për t’i ofruar të gjithë fëmijëve përfundimin e të paktën arsimit të mesëm. UNESCO së fundmi llogariti se “hendeku i financimit” të arsimit global për mbulimin e kostove si klasat, mësuesit dhe mjetet në nivel të arsimit 9-vjeçar është 39 miliardë dollarë. Me financimit aktual global të arsimit në rreth 10-15 miliardë dollarë për vit, hendeku është ende 25 miliardë dollarë, i ngjashmë me shëndetin. Dhe, ashtu si me shëndetin mjekësor, rritja e finacjimit global mund të çojë efektivisht në një Fond të ri Global për Arsimin.

Kështu, 50 miliardë dollarë ekstra në vit mund të ndihmojnë që fëmijët kudo në botë të kenë akses ndaj shëndetit bazë dhe arsimit. Qeveritë e botës kanë miratuar tashmë këto dy objektiva – kujdesi shëndetësor universal dhe arsimimi cilësor universal – në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

50 miliardë dollarë ekstra në vit nuk janë të vështira për t’u gjendur. Një nga mundësitë shënjestron vendin tim, Shtetet e Bashkuara, që aktualisht jep vetëm 0.17 për qind të të ardhura kombëtare për ndihmë zhvilluese ose një të katërtën e objektivit ndërkombëtar prej 0.7 për qind të GNi për ndihmën e zhvillimit.

Suedia, Danimarka, Norvegjia, Holanda, Luksemburgu dhe Mbretëria e Bashkuar japin secila të paktën 0.7 për qind të GNI; SHBA-ja mund dhe duhet të bëjë të njëjtën gjë. Nëse do ta bënte, 0.53 për qind të GNI do të shtonte rreth 90 miliardë dollarë në vit për financimin global.

SHBA aktualisht shpenzon rreth 5 për qind të PBB ose rreth 900 miliardë dollarë në vit, në shpenzimet që lidhen me ushtrinë (për Pentagonin, CIA-n, veteranët dhe të tjerë). Ajo mund dhe duhet të transferojë të paktën 90 miliardë dollarë për ndihmën zhvillimore. Një ndryshim i tillë në fokus nga lufta në zhvillim do të shtonte shumë sigurinë globale dhe atë amerikane; luftëtarët e fundit të SHBA në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme kanë kushtuar triliona dollarë dhe kanë dobësuar, jo forcuar, sigurinë kombëtare.

Një mundësi e dytë do të ishte taksimi global i të pasurve, që shpesh i fshein paratë në parajsa fiskale në Karaine dhe gjetkë. Shumë prej këtyre parajsave fiskale janë territore të Mbretërisë së Bashkuar jashtë vendit. Shumica janë të lidhura ngushtë me Uoll Stritin dhe Qytetin e Londrës. Qeveritë e SHBA dhe Britanisë kanë mbrojtur parajsat fiskale kryesisht sepse të pasurit që i çojnë paratë e tyre atje dhe i shpenzojnë gjithashtu edhe për kontribute fushatash apo në punësimin e anëtarëve të familjeve të politikanëve.

Parajsat fiskale duhet të krijojnë taksa të vogla për depozitat, që shkojnë në total rreth 21 trilionë dollarë. Vendet e pasura mund t’i imponojnë taksa të tilla duke kërcënuar me pengim në aksesin global të parajsave fiskale në tregjet globale financiare. Sigurisht, parajsat gjithashtu sigurojnë transparencë dhe ulin evazionin fiskal dhe sekretat e koorportave. Edhe një taksë depozite e ulët si 0.25 për qind në vit në depozita 21 trilionë dollarë do të mblidhte rreth 50 miliardë dollarë në vit.

Të dyja zgjidhjet janë të mundshme dhe relativisht të thjeshta për t’u zbatuar. Ato do të theksonin zotimet e reja globale të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Në Forumin Ekonomik Astana, presidenti i Kazakistanit Nursultan Nazarbayev me mençuri bëri thirrje për disa mënyra për të taksuar depozitat jashtë shtetit për të financuar shëndetin dhe arsimin global. Liderë të tjerë botërorë duhet të mbështesin thirrjen e tij për veprim.

Bota jonë është shumë e pasur dhe mund të financojë lehtësisht një fillim të shëndetshëm në jetë për çdo fëmijë në planet përmes fondeve globale për shëndetin dhe edukimin. Një ndryshim i vogël i fondeve nga shpenzimet e kota ushtarake të SHBA, apo një taksim shumë i vogël i depozitave në parajsat fiskale – ose masa të ngjashme për të bërë shumë të pasurit të paguajnë – mund të përmirësojë shpejt dhe gramatikisht shanset e jetës së fëmijëve të varfër dhe ta bëjë botën një vend shumë më të drejtë, më të sigurt dhe më produktiv. Nuk ka justifikime për ta vonuar.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi