Sondazhi: Shqiptarët të pakënaqur me qeverinë, shumë të pakënaqur me opozitën

Sipas reporter.al, 25 prill 2016

Basha-rama-600x353

Sipas sondazhit i cili u publikua të premten 59 % e shqiptarë janë të pakënaqur me punën aktuale të qeverisë dhe 69.3 % janë të pakënaqur me punën aktuale të opozitës.

Vetëm 25.4 % të pjesëmarrësve në sondazh shprehen të kënaqur me punën akutale të qeverisë dhe 13.8 % me atë të opozitës, ndorkohë që pjesa tjetër e të intervistuarve japin një përgjigje asnjanëse.

Sondazhi është ndërmarrë si pjesë e studimit Analiza e Angazhimit Politik, i cili është një studim bazë që realizohet për herë të parë në Shqipëri, i modeluar nga seritë e raporteve të Analizës Politike të Shoqërisë Hansard në Britaninë e Madhe

Ky studim u realizua nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) me mbështetjen e Institutit Demokratik Amerikan (NDI).

Sipas IDM, studimi ka për qëllim të masë “pulsin e angazhimit politik” të pjesëmarrësve në studim dhe ofron një bazë të dhënash unike në Shqipëri në lidhje me politikën dhe angazhimin e qytetarëve në proceset politike.

“Studimi synon të eksplorojë qëndrimet publike ndaj një sërë treguesish të angazhimit politik që evidentojnë njohuritë dhe interesin e pjesëmarrësve për sistemin politik; nivelin e veprimit publik dhe të pjesëmarrjes në procese politike; kuptimin e efikasitetit dhe kënaqësisë nga institucionet dhe proceset politike,” tha IDM nëpërmjet një njoftimi për shtyp mbi gjetjet etj.

“Përveç treguesve bazë të angazhimit politik të grupuar rreth kategorive të njohurive dhe interesit, pjesëmarrjes dhe efikasitetit si dhe të kënaqësisë, ky studim ka edhe një seksion shtesë që lidhet me perceptimet për Parlamentin dhe përfaqësuesit e zgjedhur, duke qenë se një organ ligjvënës efikas dhe i aftë përbën themelin e qeverisjes demokratike,” shtoi IDM.

Sondazhi-besimi-te-qeveriaPërveç pakënaqësisë së shprehur për punën aktuale të qeverisë dhe opozitës, sondazhi tregon gjithashtu që 57.5 % e të anketuarve janë të pakënaqur me punën aktuale të kuvendit.

Shumica e pjesëmarrësve raportojnë se nuk janë anëtarë të ndonjë partie politike (75.4%) dhe 2 nga 3 pjesëmarrësit raportojnë se nuk janë mbështetës të asnjë partie politike.

Megjithëse nuk janë të anëtarësuar në parti politike shumica e shqiptarëve besojnë akoma te institucioni i zgjedhjeve. Nëse zgjedhjet do të mbaheshin javën që u administrua pyetësori, 1 nga 2 pjesëmarrësit raporton se do të votonte ndërsa vetëm 22.6% ka deklaruar se nuk do të votonin.

Edhe pse nuk janë të kënaqur më punën aktuale të parlamentit shumica e pjesëmarrësve mendojnë se parlamenti shqiptar është thelbësor për demokracinë tonë (53.2%).

Ndërsa në lidhje me përbërjen e parlamentit shqiptar: thuajse 2 nga 3 pjesëmarrësit mendojnë se parlamenti nuk përbehet nga përfaqësues të respektuar të shoqërisë që punojnë në mënyrë etike (65.4%) ose që ka një përfaqësim të drejtë të të gjitha grupeve të shoqërisë (thuajse 60%). Gjysma e pjesëmarrësve në sondazh (53%) gjithashtu shprehet se parlamenti shqiptar nuk është transparent në mënyrën si funksionon.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi