Iluzioni i demokracisë së eksportueshme

Nga  Marietta Tidei, deputete Pd, anëtare e byrosë së asamblesë parlamentare OSCE, botuar në Huffington Post, 5 prill 2016 

imagesTre qeveri, tre realitete të ndryshme, tre mënyra të interpretimit të së ardhmes, tre ide thellësisht të ndryshme për atë që është me të vërtetë procesi demokratik i një vendi. Kjo është Libia sot dhe është e vështirë të imagjinohet një ndryshim thelbësor në afat shkurtër. Nga ngjarja e Libisë duhet të reflektojnë të gjithë. Jo vetëm i gjithë komuniteti ndërkombëtar, por edhe popujt e njëjtë arabë: demokracia nuk mund të eksportohet, dhe as nuk mund të mësohet, në qoftë se nuk respektohen kohrat e nevojshme për secilin vend. Por deri tani, përkundrazi, ka mbizotëruar “nxitimi”, si nga popullsia, absolutisht legjitime, ashtu dhe nga bashkësia ndërkombëtare, që ndoshta me një entuziazëm shumë të lehtë ka përshëndetur pozitivisht rilindjen demokratike të vendeve, por që më pas, në momentet pas protestës, nuk kanë pasur mbështetjen e nevojshme, kur përkundrazi duhej të kishin më shumë mbështetje dhe ndihmë.

Për vende si Libia, të vraposh vetëm nuk mund të jetë e mundur. E thonë faktet: sa zgjati energjia dhe gëzimi që shpërtheu në sheshet e pranverës arabe? Në pesë vjet pas asaj që dukej si rilindja e të drejtave të popujve, për shekuj me radhë të nënshtruar nga regjimet dhe dhuna, prej atyre pritshmërive të mëdha dhe atyre shpresave ka mbetur pak dhe asgjë. Ai shesh kishte dëshirën për të shkuar jashtë, për të jetuar, për të shprehur vehtveten, por ndoshta nuk kishte asnjë vizion për të ardhmen dhe ajo energji është shpërndarë pas protestës. Kjo sepse askush nuk e kishte menduar për atë që do të vinte më pas: rruga ku duhej vrapuar nuk ishte e përcaktuar ende dhe revolucioni i të drejtave demokratike ishte vënë seriozisht në rrezik, duke bërë lojën e ushtarakëve nga njëra anë dhe terrorizmit nga ana tjetër. Ideali i demokracisë nuk i kishte bërë mirë llogaritë me vendet që kanë një bagazh kulturor dhe social me shumëdimensione dhe të panjohura. Sigurisht Libia e Gaddafit nuk mund të ishte zgjidhja e vetme për ti mbijetuar presioneve të fiseve të ndryshme lokale. Por ajo që ne pamë më pas, ka provuar të gjithë paradoksin e një vendi të ndarë në mënyrë radikale dhe larg nga standardet demokratike moderne. Është momenti për të mbështetur këtë rrugë të vështirë drejt demokracisë që Libia po përpiqet të ndërmarrë, dhe ne duhet ta bëjmë këtë parasëgjithash duke mbështetur përpjekjet e kryeministrit Al Sarraj, të caktuar për Qeverinë e Unitetit Kombëtar.

Libia na mëson se në vend që të përqëndrohemi në aspektet formale të demokracisë dhe të preokupohemi se si ta eksportojmë atë, ne duhet të veprojmë në përkrahjen që mund tu japim këtyre vendeve, si p.sh. Tunizia, të cilët kanë bërë përpjekje të mëdha dhe tani duhet të mbështeten edhe nga pikpamja ekonomike dhe politike. Tunizia ka pasur guximin për tu çliruar nga diktatura, por në rrugën e saj drejt demokracisë ajo ka goditur terrorizmin, si e bëri të qartë në sulmin në Muzeun Bardo. Emergjente në Tunizi mbeten dhe janë siguria e brendshme dhe rimëkëmbja ekonomike. Janë dy fusha që përfaqësojnë dy pika vulnerabile për një vend që në këto kushte ka të ngjarë të bëhet pre e Daesh. Isis ka shkaktuar tashmë një efekt shkatërrues, duke goditur ekonominë e turizmit dhe shtyn papunësinë në 15%, ndërsa tek të rinjve në jug të vendit kjo shkon deri 50 përqind. Duhet të mbështesim Tunizinë. Një hipotezë është që të krijohet një Fond Besimi (Trust Fund) dedikuar për zhvillimin tunizian, ku të përqëndrohen së bashku kontributet e të gjitha vendeve të interesuara, Komisioni Evropian dhe institucionet ndërkombëtare: kjo do të jetë një hap i rëndësishëm konkret, nëse mund arrihet të bëhet shpejt.

Nëse do të mbetemi të ankoruar në iluzionin e eksportimit të demokracisë ne do të jemi gjithmonë të dështuar. Unë kam konstatuar me sytë e mi iluzionin e këtij arsyetimi duke marrë pjesë në disa misione vëzhguese zgjedhore të OSBE-së, si një anëtar i presidencës së Asamblesë Parlamentare: nga Ballkani në vendet e ish-bllokut sovjetik, duke kaluar për Turqi dhe në fund në Kazakistan. Ka një fije që bashkon historinë e këtyre vendeve përtej dallimeve të tyre. Në shumë nga këto kontekste ata kishin bërë sigurisht progres në drejtim të demokracisë formale, por në shumë fronte, duke filluar me atë të respektimit të të drejtave, është e pamundur sot për të bërë një krahasim me standardet e demokracive perëndimore. Një demokraci si ne imagjinojmë në Perëndim, është ende larg dhe është e gabuar, ndoshta, për të menduar se modeli ynë mund të shkojë mirë në një kuti të mbyllur.

Më shumë se të tregohemi eksportues të demokracisë, duhet të përpiqemi më parë të njohim më mirë përfituesit e këtij operacioni. Duke i kuptuar më mirë, ne do të kuptojmë, ndoshta, se proceset demokratike kushtëzohen nga karakteristikat specifike të një populli, nga veçantitë e tij kulturore, historike, ekonomike, dhe nga një kontekst gjeopolitik që po ashtu ndikon fort në zgjedhjet e qytetarëve. Nëse Evropa dëshiron të kthehet të luajë një rol qendror, duhet të përpiqet për të kuptuar më mirë kompleksitetin e kontekstit që e rrethon atë, duke shmangur thjeshtësimet dhe një ndërhyrje të lehtë, duke mbështetur përpjekjet e këtyre vendeve që, me vështirësi, janë duke provuar për të ndërtuar një të ardhme të ndryshme.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi