Qeveria e pranon: Korrupsioni dhe paaftësia e administratës po “minon” reformat

Sipas Mapo Online, 4 prill 2016

qeveria-1024x682

Në kuadër të rishikimit të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe integrim në pesë vitet e ardhshme deri më 2020, qeveria ka artikuluar se dobësitë në administratën publike dhe korrupsioni me format e veta të shumëfishta janë pengesat themelore për jetësimin e reformave.

Në draftin e SKZHI 2015-2010 që tashmë është në një proces konsultimi qeveria ka shpallur 6 prioritet e mëdha për pesë të vitet në vijim të cilat fokusohen në:

1- Shërbime publike inovatore, që kanë në qendër qytetarin (qeverisja e mirë);
2- Efikasitet në koston e furnizimit me energji elektrike (energjia);
3- Nxitja e novacionit dhe konkurrueshmërisë (investimet e huaja direkte dhe të brendshme); (4) menaxhimi i integruar i ujit;
5- Rritja e qëndrueshmërisë së tregjeve të tokës (sistemet e tokës dhe prona
6- Reforma strukturore.

Mirëpo në dokument thuhet se qeveria përballet me një numër risqesh gjatë zbatimit të SKZHI-II dhe vonesash në realizimin e vizionit të saj për zhvillim kombëtar dhe integrim në BE.

Në analizën e posaçme thuhet se pjesa dërmuese e këtyre risqeve konsiston në nivele të brendshme dhe mikro apo sektoriale (si p.sh. risqe sociale, të tregut, të mjedisit, shëndetit, kredisë etj).

Hartuesit e dokumentit që është publikuar nga Ministria e Ekonomisë pohojnë se paraqesin një rrezik të lartë për reformat kufizime të thella të kapaciteteve përthithëse në radhët e administratës publike dhe shërbimit civil, të cilat mund të sjellin si pasojë vonesa të mëdha, cilësi të dobët të zbatimit të SKZHI-II dhe përfitime të ulta për investimet për fonde zhvillimi.

“Kufizimet për koordinimin dhe zbatimin e politikave mund të çojnë në keq akordim të fondeve, të rrisin konkurrencën e brendshme për burime, mund të çojnë në duplikime, vonesa në vendim-marrje apo mungesë efikasiteti në vendim-marrje dhe humbje të fokusit strategjik në përgjithësi nga ana e qeverisë”, thuhet në dokumentin themeltar të politikave të zhvillimit.

Gjithashtu korrupsioni me format e veta të shumfishta, parqet elemente me rrezik të lartë dhe mund të pengojë zbatimin e të gjitha reformave, duke përfshirë edhe vetë ato që kanë të bëjnë me administratën publike dhe shërbimin civil.

Ekziston një risk që burimet e disponueshme qoftë si fonde, ashtu edhe si burime njerëzore të mos jenë të mjaftueshme, në veçanti në lidhje me përpilimin dhe zbatimin e reformave madhore.

Përformanca e dobët e shërbimit civil gjithashtu mund ta pengonte zbatimin, për shkak të hapësirës së kufizuar për shpërblim, vlerësim të performancës dhe mundësive për tu ngritur në detyrë, trajnimeve dhe zhvillimit etj.

“Politizimi i shërbimit civil mund të pengojë zbatimin e SKZHI-II përmes lëvizjeve të vazhdueshme të personelit (sidomos në nivelet e larta); dhe në rastin e medias dhe shoqërisë civile, politizimi mund të pengojë zhvillimin e demokracisë në përgjithësi”, thuhet në gjetjet e qeverisë për rreziqet që kanosin reformat për zhvillimin e vendit.

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi