Mogerini: Reforma në drejtësi hap rrugën e negociatave për integrim

Sipas mediave, 3 mars 2016

image

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federika Mogerini, e nisi vizitën në Tiranë me një fjalim përshëndetës të mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë.

Në hapje të fjalës së saj ajo iu drejtua krerëve më të lartë të politikës shqiptare në emër. “I nderuar President, i nderuar Ilir, i nderuar kryeministër Edi dhe ministër i Jashtëm Ditmir”.

Mogerini theksoi rëndësinë që ka Ballkani Perëndimor për BE-në, dhe parashtroi sfidat e përbashkëta me të cilat përballet rajoni dhe BE-ja.

“Ne mund të punojmë për shumë gjëra në vendin tonë dhe shumë larg, por kemi një gjë shumë të qartë që në Ballkanin Perëndimor BE-ja mund të bëjë ndryshimin. Është një përgjegjësi të cilën ne ndajmë. Siç kryeministri ka thënë kohët e fundit, rrugëtimi evropian nuk ka të bëjmë me formula të gatshme qe të imponohen nga lart. Ne duhet që së bashku të punojmë për probleme të përbashkëta për të gjithë ne, si: siguria, radikalizmi, shpëtimi i jetës së refugjatëve, punësimi, rritja ekonomike, e tashmja dhe e ardhmja e fëmijëve tanë. Të gjithë gjendemi në të njëjtën varkë. Ne e kemi diskutuar këtë në Amsterdam, se si ne së bashku mund të gjejmë zgjidhje që asnjëri s’mund t’i trajtojë më vete”, u shpreh Mogerini.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së nënvizoi rëndësinë që ka reforma në gjyqësor për të ardhmen dhe integrimin e Shqipërisë.

“Ne po punojmë së bashku mirë për shumë gjëra të ndryshme. Por ka ardhur koha të kalojmë në një nivel tjetër. Duhet një reformë e thellë e gjyqësorit dhe kjo është çështja numër një në axhendë. Kjo ka të bëjë më barazinë e të gjithë shqiptarëve, por ka të bëjë edhe me ekonominë, ka të bëjë me kompanitë që duhet t’u binden të njëjtave rregullave, ka të bëjë me investitorët por edhe me demokracinë. Për këtë arsye ne i japim një rëndësi kaq të madhe kësaj reforme. Kjo reformë do t’u hap rrugën hapjes së negociatave. Kjo është një nga reformat më të plota që është propozuar ndonjëherë në vendet e zgjerimit”, tha ajo.

Në fund të fjalës së saj Mogerini dha një mesazh për klasën politike, ta trajtojë palën kundërshtare si aktor legjitim dhe jo si një armik.

“Politika juaj vuan nga një mungesë e thellë e dialogut mes partive. Të pranosh kundërshtarin tënd si aktor legjitim por jo si armik, kjo është thelbësore për çdo demokraci. Për shumë kohë ne në Itali kemi vuajtur nga e njëjta sëmundje. Sugjerimi im për ju është çlirohuni nga ajo pjesë e së shkuarës dhe çojeni këtë vend përpara, silleni Shqipërinë në BE, këtë detyrim ia keni Shqipërisë, më lejoni t’iu them se i detyroheni të gjithë Europës”, tha Mogerini.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi