Shqipëria, me pagën minimale më të ulët në Europë, për nga fuqia blerëse

Sipas Monitor, 5 dhjetor 2016

tregu-pazari0

Jo vetëm në vlerë absolute, por edhe e matur nga standardet e fuqisë blerëse, Shqipëria ka pagën minimale më të ulët mes vendeve të Bashkimit Europian dhe atyre kandidate, sipas grafikëve që janë publikuar nga Eurostat, me të dhëna që i përkasin korrikut të vitit 2015 (paga minimale për Shqipërinë nuk ka ndryshuar që nga ajo kohë).

Me rreth 300 euro në muaj, të matura sipas standardit të fuqisë blerëse, (paga bruto minimale duke marrë në konsideratë diferencat në nivelin e çmimeve, duke aplikuar metodën e fuqisë blerëse për shpenzimet finale të konsumatorëve), shqiptarët që paguhen me pagë minimale, kanë më pak mundësi për të blerë ushqime e mallra të ndryshme, në krahasim me vendet e Bashkimit Europian dhe fqinjët, që ashtu si dhe ne janë në pjesën më të madhe kandidate për në BE. Pas Shqipërisë, pagën më të ulët minimale sipas fuqisë blerëse, e kanë përkatësisht Bullgaria, Rumania, Maqedonia, Serbia (shih grafikun).

Edhe në vlerë absolute, paga minimale në Shqipëri, e shprehur në euro, është më e ulëta, në rreth 160 euro. Më pas renditen Bullgaria, Maqedonia, Rumania dhe serbia, që e kanë pagën minimale po nën 200 euro.

Në vendet e Bashkimit Europian, paga minimale varion dukshëm, nga 194 euro në Bullgari në 1 923 euro në Luksemburg.

graf-1-eurostat

graf-2-eurostat

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi