Ringjallja e liderëve të mëdhenj

Nga Chris Patten, Project Syndicate, 23 tetor 2015

Chris-Patten-006Problemet e parashtruara përgjatë historisë na kanë treguar se cilët janë liderët madhështorë që kanë arritur të bëjnë ndryshimin e botës në çastin e duhur, por a ka aktualisht një lider/e që meriton këtë status? Chris Patten argumenton se vetëm një grua meriton të quhet madhështore sot.

Dyqind vjet kanë kaluar që nga beteja e Vaterlosë, ku humbja fatkeqe e Napoleonit la një gjurmë të madhe në imazhin e vendit të tij saqë gjenerali Sharl de Gol, në historinë e tij të ushtrisë franceze, thjesht e harroi. Napoleoni, ashtu si De Goli, mund të hynte në çdo listë të liderëve më të mëdhenj të historisë, duke supozuar sigurisht se “madhështia” ishte një tipar individual i tij.

Marksi dhe Tolstoi do të thoshin se nuk ka një gjë të tillë si “një lider madhështor”. Për Marksin, lufta e kasave në Francë krijoi rrethanat e një “mediokriteti grotesk”, që e shndërroi Napoleonin në një hero. Sa për Tolstoin, Napoleoni nuk ishte në gjeneral i mirë në veçanti dhe u çua në fitore nga kurajo dhe zotimi i të gjithë ushtarëve francezë që fituan betejën Borodino.

Nëse ishte apo jo Napoleoni madhështor, pyetja mbetet nëse ndonjë lider tjetër do ta meritonte këtë përshkrim. Nëse po, kush?

Duket se ka dy kritere të rëndësishme për lidershipin madhështor, të theksuara nga filozofi politik Isaiah Berlin. Së pari, a e njeh një lider se në cilën rrugë po fyejnë erërat e historisë? Oto fon Bismark e dinte, ashtu si kolegu i tij gjerman Konrad Adenauer; siç thotë dhe shprehja e njohur e Bismark “fëshfëritja e mantelit të Perëndisë”.

Së dyti, a bën një lider zgjedhje të rëndësishme? Sigurisht, nëse vendimet janë të imponuara mbi një lider, ai ose ajo nuk mund të marrë meritën (apo të fajësohet) për to. Pra, sekreti është që lideri ka mundësinë të marrë në konsideratë alternativat dhe të zgjedhë të duhurën për vendin e tij apo saj.

Kjo është arsyeja përse De Goli është me siguri në listën e liderëve të mëdhenj. Pothuajse i vetëm, ai shpëtoi Francën nga zona e dëbimit pas Luftës së Dytë Botërore. Pas rikthimit në pushtet në 1958, ai e shpëtoi vendin e tij për të dytën herë, duke shtypur dy grushte shteti në alternativë, duke i dhënë fund luftës në Algjeri dhe duke frymëzuar kushtetutën e Republikë së Pestë.

Ashtu si kryeministri britanik Uinston Çërçill, De Goli i dha francezëve një pikëpamje të re për botën që caktoi vendin e tyre në rendin botëror post-botëror. Në fakt, pikëpamjet botërore që De Goli dhe Çërçilli krijuan për vendet e tyre rezultuan të ishin paksa më shumë influenciale se sa duhej. Pasardhësit e tyre vazhduan ta kuptojnë botën – dhe rolin e vendeve të tyre në të – në mënyra që sforcuan diskutimin racional dhe shpërfytyruan vendimmarrjen për vite. Si rezultat, asnjë lider pasues në vendet e tyre nuk është përshtatur me ta.

Por ka një tjetër kryeministre britanike që mund t’i jetë afruar, Margaret Theçër, një figurë shumë polemike, që pëlqehej nga disa dhe urrehej nga të tjerë. Edhe dorëheqja e saj, 25 vjet më parë, u nxit nga një kryengritje në kabinetin dhe partinë e saj. Por dikush nuk ka nevojë për pranim universal – apo pëlqyeshmëri – për të qenë një lider madhështor. Dhe në fakt, as kritikët e saj nuk mund ta mohojnë ndikimin e saj.

Përtej të qenët gruaja e parë kryeministre në Britani, dhe mes të parave kudo, Theçër ndihmoi në përmbysjen e rënies ekonomike të Britanisë. Sulmi i saj mbi sindikatat e fuqishme të tregtisë, për më tepër, e bëri Britaninë të qeverisshme, në një kohë kur vendi dukej se po rrëshqiste në kaos. Prej kësaj, ajo është sigurisht një kandidate për statusin e “liderëve të mëdhenj”.

Ngjashmërisht, Deng Xiaoping i Kinës, ishte një lider i madh, pavarësisht se ka një rekord që është larg nga të qenët shumë i pastër. Përpara se të ndërmerrte vepra të errëta si një prej togerëve të Maos, Deng luajti një rol vendimtar në urdhërimin e masakrës në Sheshin TIananmen në 1989. Por Deng gjithashtu hapi tregun duke e vënë vendin në rrugën drejt rritjes së paprecedent dhe begatisë që nxorri qindra milionë kinezë nga varfëria.

Shumë do t’i drejtoheshin Lee Kuan Yeë, themeluesit të Singaporit dhe kryeministrit afatgjatë, si madhështor, megjithëse ai ndoshta do të kishte preferuar që t’ia testonin temperamentin në një zonë më të madhe. Dhe në fakt, duket se përmasa ndikon në aftësinë e një personi për të siguruar statusin e liderit madhështor. Nuk dua të ofendoj Shtëpinë e Luksemburgut kur them se ka pak gjasa që një lider i madh të dalë nga një vend i vogël, veçanërisht prej politikave të tij jo kundërshtuese.

Shtetet e Bashkuara janë mjaftueshëm të mëdha për të prodhuar liderë madhështorë. Dhe disa presidentë kanë bërë në fakt gjëra të mëdha. Heri Truman dhe Ajzenhauer – jo gjigantë intelektualë sigurisht – kanë treguar gjykim të shkëlqyer teksa kanë krijuar rendin ndërkombëtar pas lufte që mbështeti paqen në shumicën e botës për dekada. Të tjerë, përfshirë Reganin dhe Klintonin, kanë pasur dhunti të mëdha, le të themi, aftësinë për të frymëzuar ose një talent për të bindur.

Xhon F. Kenedi ishte pak nga të dy. Ai bëri diçka të madhe: zgjidhi Krizën Kubane të Raketës. Dhe dhuntia e tij për të motivuar njerëzit ishte e pakrahasueshme; në fakt, ajo rrojti edhe më gjatë se ai, ku vrasja e tij e çimentoi trashëgiminë e fuqishme që la pas.

Në Afrikë, nuk ka pasur një figurë të madhe që nga vdekja e presidentit Afrikano-Jugor, Nelson Mandela, që kombinoi kurajon, autoritetin dhe zemërgjerësinë. Në fakt, ai është mes liderëve më karizmatikë dhe më sharmant që kam takuar; dy të tjerët – ish-sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan dhe ish-sekretari amerikan i shtetit Kolin Pauell – janë gjithashtu ose afrikan ose afrikan-amerikan.

Por po sot? E vetmja bashkëkohore europiane që mund të pretendojnë mantelin e madhështisë është Kancelarja Gjermane Angela Merkel, liderja de fakto e Bashkimit Europian. Ashtu si sh-kancelari Helmut Kohl, ajo së pari nënvlerësohet, por i merr mirë vendimet e mëdha. Kohl dha shumë për ribashkimin gjerman; Merkel i ka bërë ballë presidentit rus Vladimir Putin në ndërhyrjet e tij në Ukrainë dhe ajo ka marrë një qasje bujare ndaj krizës së migrantëve.

Marksi dhe Tolstoi e kishin, sipas meje, gabim. Lidershipi politik – burrat dhe gratë që e ushtrojnë atë – mund të bëjnë një ndryshim real, për mirë ose për keq. Merkel është shembulli i sotëm kryesor për këtë, teksa ajo paraqet drejtimin që Europa ka nevojë të ndjekë për të sfiduar krizën ekzistenciale me të cilën përballet.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi