Samiti i Vendeve të Ballkanit Perëndimor, Vjenë, 2015
Mbledhja e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mbahet të enjten, dt. 27 Gusht 2015 në Vjenë. Mbledhja e këtij viti është pjesë e Procesit të Berlinit, një proces 5-vjeҫar i shënuar nga evente vjetore që theksojnë mbështetjen e BE ndaj procesit të zgjerimit drejt Ballkanit Perëndimor. Fokusi i iniciativës bie mbi ato vende që nuk janë ende vende anëtare të BE: Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia. Vende të BE-së pjesëmarrëse në këtë samit janë ato vende që janë angazhuar për të organizuar takimet e tjera të rradhës: përveҫ Gjermanisë dhe Austrisë, këtë vit vijnë Franca dhe Italia. Procesi mbështetet fuqishëm dhe nga Sllovenia dhe Kroacia. Takimi i fundit i mbajtur në Berlin në 28 Gusht 2014 dha impulse të rëndësishme për progresin në fushën e bashkëpunimit rajonal, ekonomik dhe në sundimin e ligjit.
Samiti i Vjenës i vendeve të Ballkanit Perëndimor ndahet në tre nivele: për Kryeministrat, Ministrat e Jashtëm dhe Ministrat e Ekonomisë, ndjekur nga një drekë pune e përbashkët e ofruar nga Presidenti Austriak.
Çështjet kryesore të Samitit do të jenë ‘infrastruktura dhe konektiviteti’, ‘bashkëpunimi rajonal’, ‘rinia’ dhe ‘sfida e refugjatëve’. Një Forum i shoqerisë civile do të mbahet në dt. 26 Gusht në Vjenë, rezultatet e të cilit do të percillen gjatë mbledhjeve të Samitit. Gjatë këtij forumi Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, kryeministrat e Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, Bosnje dhe Herzegovinës do të diskutojnë me 6 përfaqësues të shoqërisë civile të Ballkanit Perëndimor, një nga secili vend, ku Shqipëria përfaqësohet nga Drejtori i ShtetiWeb, z. Ardian Haçkaj.
RRJETI I TRANSPORTIT TRANS-EUROPIAN (TEN-T)
AXHENDA E FORUMIT TE SHOQERISE CIVILE (Samiti i Vjenës)