Kriza greke me pak fjalë?

Nga Huffington Post, 19 qershor 2015

The European and the Greek flags fly abo

Prej shumë javësh flitet për “ditë vendimtare” për krizën greke. Por “vendimtare” për çfarë? Greqia është duke dështuar? Për ç’farë janë duke diskutuar Athina dhe Europa? Përse çështja gjithashtu u intereson vendeve të tjera? Ja spjegimet thelbësore për të kuptuar se çfarë po ndodh.

Kriza greke në 50 fjalë

Greqia nuk ka më para dhe është shumë e futur në borxh me Evropën dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar. Qeveria e Tsipras tha se nuk duan të pranojnë masa të reja shtrënguese në këmbim të financimeve. Por pa këto burime vendi rrezikon falimentimin. Negociatat në lidhje me mundësinë e marrjes së fondeve, pa pasur detyrimin për të zbatuar disa prej këtyre masave, si rritja e taksave dhe shkurtime në pensionet. Kjo marrëveshje duhet të gjendet deri më 30 qershor.

Për të kuptuar thelbësoren, megjithatë, ka nevojë për një hapësirë shtesë

Alexis Tsipras nell'ultimo discorso prima del voto

Kriza greke në 150 fjalë

Greqia ishte e detyruar të kërkonte dy herë kredi Europës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar për të shmangur falimentimin në vitin 2010 dhe 2012. Në këmbim, qeverive të ndryshme të Athinës u është dashur të nënshkruajnë angazhime për zbatimin e masave të rënda shtrënguese.

Aleksis Tsipras ka premtuar gjatë fushatës zgjedhore që ata nuk duan të pranojnë më këto masa për të marrë financime. Pa to, megjithatë, vendi nuk është në gjendje të shlyejë kreditorët e tij dhe të paguaj pagat dhe pensionet. Tani Greqia ka nevojë për të para, por ka njoftuar se nuk ka ndërmend më të pranojë kërkesa për rritjen e taksave dhe reformën e pensioneve.

Huadhënësit mendojnë se angazhimet që Athina ka për të tërhequr burime të reja nuk janë të mjaftueshme. 30 qershori është dita e fundit për të arritur një marrëveshje.

Kush është problemi: para në shkëmbim të reformave!

Marrëveshja ka të bëjë me mundësinë për të futur në arkë 7,2 miliard euro. Kush paguan? Ka shumë, janë pak, kush janë ata që paguajnë, përse shërbejnë këto para?

Christine Lagarde in conferenza a Dublino

Kush paguan? Trojka e famshme: BQE, FMN dhe Komisioni Evropian. Sot ky grup është ripagëzuar Grupi i Brukselit.

Janë shumë, janë të pakta Janë të pakta. Përveç shpenzimeve të zakonshme që vendi përballet çdo muaj, dhe të cilat mezi mund t’i përballojë me të ardhurat që vijnë nga tëardhurat tatimore dhe të ardhurate tjera, Athina duhet të paguajë 1.6 miliard në FMN në qershor dhe 6,7 miliard në korrik dhe në gusht BQE. Burimet, pa një marrëveshje të re, nuk mund të shërbejnë as për të shlyer këto borxhe. Kjo është edhe arsyeja pse shumë njerëz kanë sugjeruar tashmë nevojën për të zhvilluar një plan të ri shpëtimi.

Greqia ka nevojë për para nga Trojka për të shlyer Trojkën? Në disa mënyra, po. BE-ja, BQE dhe FMN nuk sillen ndryshe nga një huadhënës normal, që për të mos humbur kreditin e tij është i gatshëm të japë në këmbim një kredi të re për një kthim të menjëhershëm të shumës së duhur. Me shpresën se kushtet e ardhshme të vendit do e lejojnë Greqinë të paguajë borxhet e saj. Në fakt çdo shpenzim prej 7.2 miliardë lekë në fund të muajit, dhe masat për të zvogëluar shpenzimet, duhet të lejojnë Greqinë – të paktën si qëllim – të kenë pak frymëmarrje, për të ringjallur – kjo është shpresa e Athinës – ekonominë greke.

Cilat janë etapat?

30 qershori është dita e fundit për të paguar këstin e 1.5 miliardë euro të FMN-së që tashmë përfshin të gjitha pagesat e pakryera të muajit. Të mos paguaj do të thotë për Athinën do të thotë vërë veten në një situatë pothuajse të paparë ndaj komunitetit financiar ndërkombëtar, duke deklaruar në fakt se nuk është një huadhënës i besueshëm. Gjithashtu 30 qershori është edhe data e fundit në marrëveshjen e nënshkruar në shkurt të vitit për të arritur një marrëveshje mbi reformat që do të ndërmerren në këmbim të fondeve të nevojshme për Athinën.

Çfarë ndodh më 1 korrik?

Nuk ka një përgjigje prej manuali, sepse të gjithë në këtë kohë kanë një interes për të parandaluar dështimin për të arritur një marrëveshje. Duhet pra të ndahen çështjet e ndryshme. Nga njëra anë pasojat për Greqinë, nga ana tjetër për vendet e tjera.

Çfarë ndodh më 1 korrik për Greqinë?

Nëse nuk ka zhvillime të reja, me mospagimin e FMN-së Greqia do të ndërpresë marrëdhëniet e saj me kreditorët. Fondi Monetar Ndërkombëtar do të hapë rrugën për një proces që do të deklaronte vendin zyrtarisht në defaut, dmth të falimentuar. Në terma konkretë, nuk do të ketë ndryshime të menjëhershme në jetën e qytetarëve grekë. Por pritet para së gjithash që aksionet bankare greke të rregjistrojnë një ulje shumë të rëndë duke e fundosur Bursën e Athinës.

Po, por çfarë ndryshimesh do të ndodhin në praktikë?

Pasoja kryesore për Greqinë mund të vijë prej lëvizjeve të Bankës Qendrore Evropiane. Deri tani, Banka Qendrore Evropiane ka ofruar likuiditete emergjente për bankat greke, që janë gradualisht duke u zbrazur për shkak se qytetarët po u drejtohen sporteleve të bankës. Në kohën kur BQE do të ndërprerë këtë injeksion, bankat greke do të rrezikonin zbrazjen e shpejt të tyre. Duke mos paguar më 30 qershor dhe duke thyer marrëdhënien e saj me huadhënësit pritet që BQE të pushojë sigurimin emergjent të likuiditetit, duke vënë në rrezik mbajtjen në këmbë të sistemit bankar grek.

Në këtë rast, pasojat do të jetë shumë të rënda në jetën e grekëve. Qytetarët kështu do tu drejtohen sporteleve për të tërhequr depozitat e tyre në euro, nga frika e një falimentimi të mundshëm të huadhënësve. Ky është skenari më i keq, që do të detyrojë qeverinë për një kontroll të pjesshëm apo të plotë të kapitalit. Kjo do të thotë, në praktikë, se ata nuk do të kenë akses të plotë në depozitat e tyre të mbajtura në banka dhe do të jenë të detyruar, për shëmbull, të tërheqin nga llogaritë e tyre një pjesë të kufizuar të kursimeve të tyre. Nëse situata nuk zhbllokohet, disa analistë supozojnë se kontrollet e kapitalit mund të fillojnë edhe para 30 qershorit.

Atëherë Greqia do të dalë nga euro?

Kjo nuk është e qartë. Edhe në këtë rast, duke mos pasur precedentë, nuk është gjë automatike se ç’mund të ndodhë në Athinë. Ajo që është e sigurt është se qëndrimi i Greqisë në euro është e lidhur me ndihmën financiare të Bankës Qendrore Evropiane. Pa burimet e veta dhe me bankat e thata për Greqinë do të bëhet gjithnjë e më e pashmangshme kalimi në një tjetër monedhë, të paktën për të qënë në gjendje përballimin e shpenzimeve të saj të brendshme. Ajo do të jetë një braktisje de facto e monedhës së vetme, dhe pastaj dalja nga sistemi euro.

 Pra, nëse Greqia del nga Euro, çfarë do të ndryshojë për Evropën?

Përbërja aktuale e borxhit grek është plotësisht si ai i katër vjet më parë. Pra, shumica e tij ishte në duar private, me një pjesë të rëndësishme në bankat evropiane, kryesisht franceze dhe gjermane. Një falimentim në atë kohë do të kishte rezultuar në pasoja të rënda për ekonomitë e kontinentit. Borxhi grek është sot në duart e kryesisht investitorëve institucionalë: vendet europiane, direkt ose nëpërmjet fondit të shpëtimit ishin ESM, BQE dhe FMN.

o-ESPOSIZIONE-570Edhe në skenarët më të keq të mundshëm, si ai i daljes së Greqisë nga Euro, është e paimagjinueshme të mendohet se Athina do të mohojë plotësisht borxhin e saj. Presidenti i Eurogrupit Jeroen Dijsselbloem ka përsëritur në ditët e fundit: “Edhe duke lënë Eurozonën, borxhi mbetet”. Athina mundet të kërkojë, përkundrazi, për të marrë një ristrukturim të borxhit.

Pra, Athina kërkon “prerjen e famshme të borxhit”?

Jo domosdoshmërisht. Ristrukturimi i borxhit mund të thotë prerje e vlerave të shumave që Athina u detyrohet vendeve të Evropës, duke shtyrë afatet, ose rinegociuar kuotat dhe kohën e pagesave të interesit. Ky diskutim, megjithatë, ka të bëjë me një hap tjetër të negociatave të këtyre ditëve.

Në përmbledhje: nëse Greqia dështon, vendet europiane do të humbasin përgjithmonë paratë e huazuar në Greqi?

Jo. Unë mund të shoh kthim prapa vetëm një pjesë, ose shtyhet pagesa e tyre më vonë, ose të heqin dorë nga një pjesë e interesit. Por ky nuk është rreziku kryesor. Rreziku i vërtetë ka të bëjë me trazirat e mundshme që mund të shkaktojë në bursat evropiane një falimentim i mundshëm.

Pra, ka rreziqe për Evropën?

Me gjithë instrumentet që BQE ka miratuar, nuk ka gjasa që ajo të jetë në gjendje për të kontrolluar plotësisht përhapjen e mundshme në tregjet evropiane. Edhe pse situata është më e mirë se dy vjet më parë, skenari i falimentimit të një vendi dhe dalja e parë e një vendi prej Euros mund të ketë pasoja të padëshiruara. Mesazhi për herë të parë i dërgohet në komunitetin financiar ndërkombëtar do të jetë: Euro nuk është më një bllok i pashkatërrueshëm dhe mund të humbasë pjesë në rrugë. Vetë Mario Draghi, i cili më shumë se çdokush në muajt e fundit ka pasur një rol vendimtar në mbështetjen e Athinës, tha se me daljen e Greqisë nga euro “do të hyjmë në një terren të panjohur.”

Shih edhe: Marrëveshja, orët e fundit të Greqisë

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi