“Nuk është vetëm faji i Europës”

Nga Patrick Weil është drejtor i kërkimeve në CNRS dhe profesor në Shkollën e Ekonomisë Parisit dhe në Universitetin e Yale, botuar në bota.al, 21 prill 2015

IMMIGRAZIONE: SBARCHI SENZA SOSTA A LAMPEDUSA, TRE IN ARRIVO

 

Pas tragjedive të fundit në Mesdhe, ka gjasa që të kemi një konsensus, se ky ishte faji i Europës… .

Unë nuk e di me çfarë të drejte. Ata që dënojnë Evropën gabojnë shënjestrën. Përgjegjësia primare është sëpari e kriminelëve që vënë emigrantët në anije të këqija, që nuk kanë mundësi për të mbajtur peshën e numrit të tyre, për të fituar para, me koston e jetës së tyre.

Instrumentet ligjore ndërkombëtare dhe mobilizimi nuk janë të mjaftueshme për të parandaluar këtë kriminilatitet të zhvillohet. Një tjetër përgjegjësi është ajo politike. Ajo vjen nga shtetet që kanë krijuar rrëmujë në rajonet e botës ku sot janë “prodhuar” me qindra-mijëra, apo madje miliona refugjatë. Unë flas për botën arabe dhe në radhë të parë për rajonin irako-sirian. Ka një përgjegjësi të koalicionit që ndërhyri në Irak dymbëdhjetë vjet më parë, duke shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Duke ndërhyrë në Libi përtej mandatit të OKB-së, Nicolas Sarkozy e bëri Francën si bashkë-përgjegjëse për krijimin e një zone që prodhon shumë refugjatë. Por duhet që këto ndërhyrje të shoqërohen me përgjegjësi humanitare, të paktën kur ato janë të paligjshme.

Çfarë zgjidhje rekomandoni ju?

Ajo që po ndodh në Siri është kriza më e rëndë që nga Lufta e Dytë Botërore. Përgjigja nuk duhet dhe nuk mund të jetë vetëm evropiane. Në fund të viteve 30, kur hebrejtë e Austrisë dhe Gjermanisë ishin në rrezik, u mbajt një konferencë ndërkombëtare në Evian, e cila për fat të keq nuk dha ndonjë gjë të madhe. Por bota nxorri mësim prej saj. Sot është e nevojshme, dhe ky është roli i Evropës dhe Francës, që të marrin iniciativën për të thirrur një konferencë ndërkombëtare, me qëllim që çdo rajon i botës të marrë përgjegjësitë e veta dhe që shtetet, që kanë ndërhyrë në rajon qysh prej pesëmbëdhjetë vjetësh, të angazhohen në menaxhimin e krizës humanitare.

Australia jep shembullin e një cinizmi më absolut. Ajo ushtarakisht mbështeti luftën në Irak në vitin 2003 dhe pret 4.400 refugjatë në 2014, ose 2% të kërkesave për azil në Gjermani. Kjo duhet rishqyrtuar. Unë nuk jam kundër çdo ndërhyrje ushtarake: në qoftë se Shtetet e Bashkuara dhe Franca ndërhyri në Siri gjatë verës së vitit 2013, ajo do të kishte penguar një pjesë të krizës humanitare, ashtu si ndërhyrja franceze në Mali ndoshta i ka lejuar të përmbajnë një tjetër krizë. Por duhet që këto ndërhyrje të jenë shoqëruar me përgjegjësi humanitare, të paktën kur ato janë të paligjshme. Është koha për të shtruar pyetje si kjo.

A duhet Evropa të mobilizohet më shumë për të shpëtuar jetën e njerëzve, të marrë me qera anije kontrolli?

Evropa nuk ka asnjë detyrim ligjor për të shpëtuar jetën. Por kjo nuk ka pse të jetë kështu: Vitin e kaluar, kërkesa për azil në BE arriti një rekord. 625,000 persona, ose 191,000 persona (+44%) më shumë në një vit, + 60% në Gjermani, por – 5% në Francë. Pra, po, duhen marrë me qera më shumë, por në këto anije gjithashtu duhen sigurar emigrantët. Kjo do të thotë që nuk duhen vënë vetëm doganierë dhe policinë. Duhen gjithashtu personel i Komisariatit të Lartë për Refugjatët, të Kryqit të Kuq, të OJQ-ve, siç është rasti në qendrat e grumbullimit, në të cilat qëllimi nuk është për t’i shtypur këta azilkërkues.

A duhen marrë masa të reja kundër kontrabandistëve?

Duhet që presioni të ushtrohet mbi vendet apo zonat nga vijnë kontrabandistët. Ne duhet t’i japim përparësi një bashkëpunimi të fortë. Të kushtëzojmë mbështetjen tonë me një veprim të përbashkët kundër kontrabandistëve. Por në Libi, ne nuk mund të ushtrojmë presion mbi askënd. Atje nuk ka më shtet.

Nëse do të rihapeshin kufijtë tanë ndaj më shumë studentëve dhe punëtorëve, a do të kishte më pak dramë në det?

Kufijtë tanë nuk janë të mbyllur! Nëse ne do t’i hapnim dyert tona për emigracionin e ligjshëm – unë e dëshiroj këtë – ajo kurrë nuk do të ishte e mjaftueshme në lidhje me krizën. Ka miliona njerëz që kanë nevojë për mbrojtje, e hapur pak më shumë nuk do të ndryshonte situatën. Është e nevojshme që Franca, në emër të Evropës, të kërkojë nëpërmjet OKB-së mbajtjen e një konference ndërkombëtare mbi azilin.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi