Studim mbi perspektivën evropiane të Shqipërisë

Tiranë, 27 mars 2015

Teksti i plotë i Studimit

qendra-e-shtypit-te-BE-5Foto-Flor-Abazaj-600x336

Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Fondacioni për Shoqërinë e hapur në Shqipëri, publikuan sot studimin më të fundit të titulluar “ Studimi kombëtar mbi perspektivën evropiane të Shqiëprisë – Perceptime dhe Realitete”, studim ky që u krye gjatë periudhës Maj – Tetor 2014.

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha e pranishme në këtë prezantim u shpreh në fjalën e saj se, ky është një nga studimet më të mira dhe bën që ta shohim më me objektivitet të ardhmen në BE dhe informimin e qytetarëve.

“Në çdo takim më pyesin se sa përqind e shqiptarëve e duan BE dhe me krenari them se 87% e shqiptarëve e duan BE. Por nga ana tjetër shqetëesohem a është ky 87% në dijeni të asaj se çfarë është ky proces?

A janë të gatshëm për këtë proces? Kur flasim për procesin e integrimit, duhet të kuptojmë se është tejet i vështirë. Vetë institucinet duhet të kuptojnë se kjo është një punë e përditshme.

Akoma më e vështirë është t’u shpjegosh qtyetrëve se ky proces ka të bëjë me jetën tonë të përditshme, me arsimimin, shëndetësinë”, tha Gjosha.

Gjosha u shpreh se MIE ka organizuar takime me studentë për njohjen e BE si dhe ekspozita të ndryshme reth BE. “Kjo është pjesë e angazhimit që kemi marrë me BE për integrimin e vendit. Kjo punë kërkon angazhim të shoqërisë civile, zgjim të shoqërisë civile”, tha Gjosha e cila shtoi se edhe media duhet të jetë më e fokusuar tek çështjet e integrimit.

“Po punojmë së bashku me delegacionin e BE për një strategji komunikimi, sesi do ta shpërndajmë informacionin. Kjo do jetë pjesë edhe e takimeve me ministritë e linjës”, tha Gjosha.

Më tej ministrja e Integrimit u ndal tek shifra 69% e të anketuarve që mendojnë se Shqipëria mund të jetë që sot pjesë e BE.

“Kjo shifër është alarmi i këtij studimi, pasi e kemi thënë se integrimi është një proces i bazuar në meritë. Ne ende nuk jemi gati të jemi pjesë e BE. Ne duam të jemi pjesë e BE. Duam të hapim sa më shpejt negociatat, por edhe negocimi i kapitujve është një proces jo i thjeshtë. Këtë vjështë do të ndërtojmë një raport për 5 prioritetet kyçe”, tha Gjosha.

Ndërsa Romana Vlahutin, Ambasadore e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, u shpreh se një ng pyetjet më të rëndësishme që BE bën është se si t’u shpjegojme qytetarëve shqiptarë se për çfarë shërben BE?

“Vij nga një vend që është anëtarësuar së fundmi dhe këtë problem kemi pasur edhe aty. Procesi i integrimit është i gjatë, dramatik, por do ta ndryshojë vendin tuaj përgjithmonë. Çfarë po ndodh përmes këtij procesi? Shqipëria po merr reformat dhe bazat që i kanë të gjithë vendet e BE dhe pas këtij procesi Shqipëria do të jetë e gatshme të jetë anëtare e BE dhe atëherë të gjithë do ta kuptojnë se për çfarë shërben BE”, tha Vlahutin.

Sipas ambasadores së BE, “ndryshimi do të ndodhë në procesin përpara se Shqipëria të hyjë në BE, jo kur të jetë brenda BE. Pra kjo po ndodh tani në Shqipëri, procesi i ndryshimit. Por nësë ky proces bëhet vetëm për hyrjen në BE, atëher ky nuk është një ndryshim i mirë. Procesi duhet të vijë nga Shqipëria dhe shqiptarët”.

“Qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të kërkojnë shërbime nga qeveria e tyre, por kanë edhe detyrime si pagesa taksave, shmangia e korrupsionit etj. Qytetarët europianë japin para për shqiptarët, pikerisht që të ndodhë ky ndryshim. Shqiptarët besojnë tek BE më shumë se çdo institucion tjetër, kjo është një barrë e madhe për ne, por edhe një sinjal që tregon se procesi duhët të vijojë pavarësisht vështirësive”, tha Vlahutin.

Studimi: 91% e shqiptarëve do të votonin për anëtarësimin e vendit në BE

Studimi kombëtar mbi perspektivën evropiane të Shqiëprisë – Perceptime dhe Realitete”, që u krye gjatë periudhës Maj – Tetor 2014 u krye për të matur perceptimin që kanë qytetarët shqiptarë mbi BE-në, kaalet e infromimit mbi BE-në, njohuritë mbi BE-në, perceptimin dhe pritshmëritë nga anëtarësimi në BE dh pritshmëritë e qytetarëve në të ardhmen. Gjithashtu pjesëe studimit ishte edhe matja e perceptimit të korrupsionit nga qytetarët shqiptarë.

Një nga gjetjet kryesore të këtij studimi ishte se nëse nesër do të zhvillohej një referendum mbi aëtarësimin e Shqipërisë në BE, 91% e shqiptarëve do të votonin për të.

Gjithashtu studimi tregon se 77% e shqiptarëve mendojnë se integrimi i Shqipërisë në BE është i rëndësishëm. Ndërsa 87% e shqiptarëve mendojnë se anëtarësimi i Shqipërisë në BE do të jetë diçka e mirë. Gjithashtu 92% mendojnë se Shqipëria do të përfitojë nga të qënit anëtar në BE.

Ndrëkohë sektrët qëshqptarët mendojnë sedo të përmirëohen më tepër nga aderimi në BE janë arsimi, ekonomia, mjedisi, eksporti produkteve dhe mirëqeverisja.

53% e sqiptarëve mendojnë se veni është gati t’i bashkohet BE, ndërsa 69% shprehen se BE duhet të na pranojë si anëtar, megjithëse Shqipëria nuk është ende gati.

Ndërkohë sa i përket pritshmërive për të ardhmen, problemet kryesore me të cilat po përballen shqiptarët sot janë papunësia 45%, krimi 31%, gjendja ekonomike e vendit 30%. Por 71% e shqiptarëve presin që gjendja eknomike e vendit të jetë më e mirë në 12 muajt e ardhshëm. Kjo është shifra më e lartë në Europë duke lënë pas nivelet e optimizimit në Mal i Zi 47.2%, Islandë 43.2% dhe Suedi 40.7%.

Ndërsa sai takon perceptimit për korrupsionin, 87% e shqiptarëve mendojnë se korrupsioni në Shqipëri është më i përhapur se në vendet e tjera europiane. Ndërsa 92% mendojnë se korrupsioni është problemi kryesor i vendit.

Prezantimi i rezultateve të botimit të këtij studimi, u ndoq nga një mumër i madh përfaqësuesish të Ambasadave të vendeve anëtare të BE –së në Shqipëri dhe përfaqësues të Institucioneve Shqiptare. Gjithashtu të ftuarit në panel do të të zhvillojnë një sesion pyetje – përgjigje me të pranishmit.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi