Në Prishtinë Konferenca ‘WestBalkan 6’, Hahn: Rajoni e ka vendin në BE

Prishtinë, 25 mars 2015

164052Ballkani Perëndimor e ka vendin në Bashkimin Evropian dhe në këtë kuadër, unioni evropian ka akorduar rreth 1 miliard euo për të finalizuar projektet e parashikuara për vendet e rajonit deri në vitin 2030. Deklarata është bërë nga Komisionieri për Zgjerim Johannes Hahn në konferencën e përbashkët me zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Kosovës Hashim Thaçi në përfundim të samitit “Western Balkan 6” që u mbajt në Prishtinë.

Në fjalën e tij Hahn theksoi se për BE-në janë të rëndësishme projektet ekonomike në rajonit që synojnë zhvillimin e tij si dhe rritjen e lidhjes dhe të bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor. Këto projekte nënvizoi Hahn synohet të kenë përfunduar brenda vitit 2030.

“Sigurisht duhet të ketë prioritete, por vendet duhet të kenë parasysh nevojat për të përmbyllur projektet brenda vitit 2030. Këto investime rajonale do të sjellë sa më afër njerëzit që të krijojmë zhvillim dhe vende të reja të punës. Të ju japim perspektivë njerëzve dhe mundësi. Në një të ardhme të afërt parashikohen 1 miliardë euro nga projekti IPA. Sigurisht që Ballkani Perëndimor e ka vendin në BE. Prandaj nga përfaqësia evropiane ka interes për përmbushjen e këtyre detyrave.” tha eurokomisioneri Hahn

Ndërsa nga ana e tij Thaçi e cilësoi vizitën e parë të Ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiç si shenjë të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Zëvendëskryeministri Thaçi ka hapur sot konferencën ministrore të 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor, ku theksoi se ky takim i rëndësishëm ndikon në investimet e infrastrukturës rajonale dhe komunikimin e qytetarëve në rajon.

Kjo konferencë vjen pas asaj të Berlinit, të organizuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel, me synim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik në mes të vendeve të rajonit.

Nga Serbia:
Ivica Dacic – Zëvendëskryeministër dhe Ministri i Punëve të Jashtme
Zorana Mihajlovic – Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Ndërtimit, Transportit dhe Telekomunikacionit

Nga Mali i Zi:
Igor Lukshiq – Zëvendëskryeministër dhe Ministri i Punëve të Jashtme
Ivan Brajovic – Ministër i Transportit

Nga Bosna dhe Hercegovina:
Osman Topçagiq – Kryesues i Departamentit për BE në Ministrinë e Punëve të Jashtme
Izret Bajrambashiq – Zëvendësministër i Ministrisë së Komunikacionit Dhe Transporit

Nga Maqedonia:
Nikola Poposki – Ministër i Punëve të Jashtme
Mile Janakieski – Ministër i Transportit dhe Telekomunikacionit

Nga Shqipëria:
Ditmir Bushati – Ministër i Punëve të Jashtme
Edomond Haxhinasto – Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës

Nga Kosova:
Hashim Thaqi – Zëvendëskryeministër dhe Ministri i Punëve të Jashtme
Lutfi Zharku – Ministri i Infrastrukturës

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi