Rusia në Ballkan: Perceptime dhe realitete

Nga Dimitar Bechev, BIRN, botuar në Reporter.al, 19 mars 2015

PutinNdërsa Rusia dhe Perëndimi përplasen për fatin e Ukrainës, a mund të jetë fushëbeteja e ardhëshme në Ballkan? Mikpritja pre heroi që Beogradi i dha presidentit të Rusisë Vladimit Putin në mes të tetorit krijoi habi nëpër kryeqytetet e Bashkimit Europian, po aq sa edhe ngurrimi i Serbisë dhe i Maqedonisë për t’u bashkuar me sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë.

Ankthi në rritje ka sjellë një stuhi deklaratash të ashpra, përfshirë deklaraat e shefes së marrëdhënieve me jashtë të Bashkimit Europian Federica Mogherini, të cilën shumë e shohin si njeri i vijës së butë ndaj Putinit, si dhe deklaratat e Kancelares së Gjermanisë Angela Merkel.

Mesazhi për Kremlinin: largoi nga ish-Jugosllavia, ky është terren i BE-së. Shqetësimet Eurpiane tingëllojnë fort edhe përtej Atlantikut. Sekretari amerikan John Kerry, i cili vizitoi Sofien në janar, së fundmi shprehu opinionin se për shkak të lidhjeve historike me Rusinë, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova qenë “në vijën e zjarrit,” njësoj si shtetet Balltike, Gjeorgji, Moldavi dhe Transnistria.

Në realitet, marrëdhëniet mes Beogradit dhe Moskës kanë statusin “e komplikuar”. Anulimi nga ana e Rusisë e projektit të gazsjellësit të Rrymës së Jugut në dhjetor qe një rikujtesë e prerë e pasojave që mund të ketë përkeqësimi i marrëdhënieve me Rusinë. Ky anulim shkaktoi tensione, pavarësisht se këto tensione nuk qenë publike.

Vëzhguesit e Ballkanit po mbajnë shënim mbulimin e gjerë mediatik në Serbi të vendimit të kryeministrit Aleksandar Vucic për të punësuar ish kryeministrin e Britanisë Tony Blair si këshilltar.

Pavarësisht retorikës për të shkuarën e përbashkët, vëllazërinë sllave, lidhjet orthodokse etj – të cilat përqafohen lehtë nga media ndërkombëtare – vendet e Ballkanit kanë ndjekur politika pragmatiste. Këto janë kompensuar tërësisht nga Kremlini, lëvizjet e të cilit udhëhiqen nga vetëinteresi dhe situata e brendshme politike dhe jo aq shumë nga afrimësitë historike.

Ky qe një nga mesazhet kyçe që u dëgjuan në një konferencë mbi Rusinë dhe Ballkanin të zhvilluar nga LSEE-Research mbi Europën Juglindore dhe Studimet mbi Europën Juglindore në Oksford, të premten e kaluar.

Duke mbledhur akademikë, zyrtarë të qeverive, gazetarë e biznesmenë, ngjara qe një shans për studentët e çështjeve të Europës Juglindore të krahasojnë komentet me disa nga analistët më të lartë të Rusisë.

Panelet diskutuan nga roli i Ballkanit në politikën tërësore të jashtme të Moskës te përzjerja e Rusisë në Bosnjë Hercegovinë dhe Kosovë dhe nga politika energjetike dhe investimet e Rusisë në ekonomitë vendore te miqësia kulturore me Bullgarinë, Serbinë dhe pjesën tjetër të Europës Juglindore.

Disa nga pikat kyçe që ia vlejnë të theksohen janë këto:

1 Rusia është kthyer në Ballkan në mënyrë që të fitojë pikë kundër Perëndimit duke shfrytëzuar të çarat dhe pikat e zeza në politikën e saj. Ndryshe nga objektivi gjithëpërfshirës për “fqinjët e Rusisë”, në rastin e Ballkanit objektivi nuk është për të përzënë NATO-n dhe për të ndaluar zgjerimin e BE-së por për të ndërtuar ndikim në vendet që ose janë pjesë e klubeve Perëndimore ose janë rrugës për t’u bashkuar dhe për rrjedhojë shërbejnë mirë si “dyer për t’u hapur”.

2 Rusia mund të mos ketë vizion afatgjatë por gjithsesi kemi të bëjmë me një lojtar taktik të aftë dhe, ndryshe nga konkurrentët, është në gjendje të marrë vendime shpejt dhe të veprojë me fleksibilitet. Kremlini nuk ka besim te elitat vendëse por, siç e tha një koleg nga Moska, “Kremlini nuk ka besim te besimi”, para së gjithash, duke parapëlqyer paratë dhe detyrimin. Në një Ballkan të mbushur me kriza, përplot me klientelizëm dhe me kapje shteti, janë paratë ata që luajnë më së shumti rol.

Për më tepër, fondet e dhëna në Europën Juglindore e gjejnë rrugën të kthehen te estabilishmenti i Kremlinit i cili njëkohësisht sundon dhe e ka nën pronësi Rusinë.

3 Duke filluar nga fundi i viteve 1990, kompanitë energjetike të Rusisë si Lukoil dhe Gazprom kanë ecur përpara në Bullgari, Rumani, Serbi dhe Bosnjë Hercegovinë. Me kalimin e kohës, Kremlini ka shfrytëzuar ndërvarësinë ekonomike. Megjithatë, një rol udhëheqës në sektorin e naftës dhe një monopol në sektorin e gazit nuk sjell gjithmonë levë politike. Mali i Zi, ku një e treta e të gjitha kompanive të regjistruara janë të lidhura me Rusinë, përfshirë sektorë të tillë si bankat, pronat e paluajtëshme, turizmi, janë të pakta në krahasim me ato të BE-së. Gjithashtu, gazi luan një rol të vogël në konsumin energjetik të rajonit, kështu që varësia nga Rusia nuk duhet të mbivlerësohet. Gjithsesi, elitat e Ballkanit patën varur shpresat te Rryma e Jugut, një mundësi e madhe tregtare dhe politike e pësoi një goditje kur projekti u anulua.

4 Megjithëse pak rusë qenë në gjendje në vitet 1990 të dallonin një serb nga një kroat, Putini e ka kthyer Kosovën në një pjesë kyçe të narrativës së poshtërimit të Rusisë nga Perëndimi. Kthimi i tij pas në periudhën 1999 – 2008 është një “e gërvishtur që ai ka zgjedhur ta kthejë në një plagë”. Ballkani është pjesë qëndrore e narrativës së Kremlinit që argumenton se rendi i post-luftës së Frohtë është thyer, narrativë që ai e ka përdorur si brenda ashtu edhe jashtë Rusisë në përpjekje për ligjshmëri të regjimit të tij. Çdo arritje diplomatike apo politike në Ballkan merr duartrokitje brenda vendit si masë kompensuese për humbjen e hapësirës post-sovjetike.

5 Russia dhe Putini personalisht e shijojnë popullaritetin në Serbi dhe në vende të tjera të Ballkanit për shkak të pakënaqësive që kanë ndaj Perëndimit mbi shpërbërjen e Jugosllavisë në vitet 1990. Politika e jashtme muskuloze tingëllon mirë me këndvështrimin e rrënjosur thellë se “fuqia është e drejtë”, vetëm se këtë herë Perëndimi është në anën tjetër. Por, kur e cytura bëhet e shtyrë, elitat dhe nënshtetasit e rajonit parapëlqejnë BE-në dhe Perëndimin – një fakt që është kuptuar thellë nga politikëbërësit rusë.

6 Russia ka ndikim kulturor në Ballkan (soft poëer) por kjo është e parëndësishme. Ndoshta me përjashtim të Bullgarisë, rusishtja nuk është gjerësisht e lexuar apo folur në rajon. Megjithatë, retorika e lidhjeve vëllazërore është kombinuar me një ndjesi të përbashkët të të qenit viktimë gjë që ndihmon lëvizjet dhe iniciativat e Rusisë.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi