Reforma në fushën e pronësisë 2012 – 2020
Reforma në drejtësi është në fokus të veprimtarisë së Ministrisë së Drejtësisë në materializim të politikës së Qeverisë Shqiptare, për mbrojtjen e vendosur të lirive e të drejtave themelore të njeriut, rikthimin e besimit të qytetarëve tek drejtësia, rritjen e transparencës, si dhe luftën pa kompromis kundër korrupsionit. Pjesë e kësaj reforme, në përputhje me kuadrin ligjor dhe me programin qeveritar, është edhe mbrojtja e të drejtës së pronësisë, si një prej të drejtave themelore të individit në një demokraci ku sundon ligji.