CDI dhe Shtetiweb prezantojnë “Observatori i Integrimit Rajonal” (ORI)

6 mars 2015

134315_950052018339264_8397880033815318988_oInstituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe ShtetiWeb prezantuan sot portalin “Observatori i Integrimit Rajonal” (ORI). Kjo inisiativë mbështetet nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile dhe Fondacioni Friedrich Ebert dhe ka për qëllim të informojë të interesuarit mbi statusin e integrimit rajonal të Shqipërisë, ecurinë dhe sektorët e bashkëpunimit, donatorët, si dhe kush janë institucionet dhe organizatat shqiptare që bashkëpunojnë në programet dhe projektet konkrete të këtij procesi.

Observatori i Integrimeve Rajonale (ORI) synon ngritjen e një platforme për vrojtimin, mbledhjen e të dhënave empirike, analizën dhe promovimin e flukseve përbërëse të integrimit rajonal, në kuadrin e integrimeve ndërkufitare, trans-nacionale dhe inter-rajonale të Shqipërisë.

Tek ORI do të gjeni një databazë me 443 projekte rajonale dhe ndërkufitare ku marrin pjesë institucionet dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.

 

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi