Banka Botërore: 1.1 miliardë dollarë mbështetje Shqipërisë në 5 vite

Sipas mediave, 25 shkurt 2015

0,,15672654_303,00Banka Botërore i paraqiti Komisionit të Ekonomisë programin 5-vjeçar të bashkëpunimit me Shqipërinë, në të cilin angazhohet të ruajë nivelet rekord financimi.

“Po shikojme nje program me angazhime te reja financiare prej mbi 200 milione dollare ne vit. Pra ne total behet fjale per 1.1 miliarde dollare per pesë vitet e ardhshme. Do te financojme mesatarisht 3 projekte te reja ne vit, te cilat perfshijne mbeshtetje buxhetore per sektorin makroenomik dhe ate financiar si dhe ne projektet e klimes se biznesit”, thotë Tahseen Sayed, shefe e Bankës Botërore në Tiranë.

1257Sipas Bankës do të jenë rreth 15 projekte që do të financohen deri në vitin 2019, të përqëndruara në sektorë të ndryshëm për të mbështetur rritjen ekonomike.

“Mbështeja do të adresohet në 5 drejtime, që synojnë përmirësimin e situatës ekonomike”, deklaroi Sayed. Sipas Sayed, Banka Botërore do të vazhdojë të jetë e angazhuar për t’i dhënë Shqipërisë mbështetje të vazhdueshme teknike dhe financiare, në përputhje me strategjinë e saj të zhvillimit. Sayed tha se Banka Botërore mbështet reformën në sektorin energjitik.

Drejtuesja e Bankës ju përgjigj një liste të gjatë me pyetje nga deputetët për programin e ri. Por çështja më e nxehtë ishte ajo e financimit të reformës në sektorin energjetik e ngritur nga deputeti demokrat Sherefedin Shehu. Zoti Shehu mendon se reforma që banka po financon në sektorin energjetik po del kundër qëllimit të saj, pasi është duke thelluar varfërinë

“Ne mbeshtesim plotësisht reformën që Qeveria po zbaton në fushën e energjisë për të rimëkëmbur sektorin, i cili është në një krizë të thellë shumëplanëshe. Sa i perket efektit tek të varfërit, ka nje skeme mbrojtese qe jep rreth 640 leke per te perballuar rritjen e çmimit. Pra mekanizmat jane. Pyetja kyç per Shqiperine, mendoj une eshte a mundur vjedhja e energjise te vazhdoje pafundesisht. A mundet gjysma e njerëzve te konsumoje dhe te mos paguaje?” tha Tahseen Sayed.

Drafti i kuadrit të partneritetit të ri 5 vjeçar mes Bankës Botërore dhe Shqipërisë do t’I nënshtrohet diskutimeve gjatë muajit mars ndërsa prezantimi për Bordin e Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore është planifikuar të bëhet në fund të muajit Prill.

Banka Botërore është donatori më i madh në Shqipëri, me një total disbursimesh prej mbi 1.4 miliardë dollarë.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi